1930 – Lindi, Abdurrahman Haxhiu i njohur si Roza Haxhiu një ish futbollist profesionist dhe trajner shqiptar, emrin e të cilit mban dhe stadiumi i Lushnjes. Që në fëmijëri Roza ëndërronte të bëhej futbollist. Haxhiu nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 1947 te ekipi i të rinjëve të Lushnjes, në atë kohë i quajtur “Traktori Lushnje”. Ai qëndroi te Lushnja deri në vitin 1949 para se të kalonte për një periudhë të shkurtër te Besa. Në vitin 1951, ai u transferua te Partizani ku do të kalonte një periudhë të suksesshme, duke fituar kampionatin tre herë rresht si dhe kupën dy herë. Ai qendroi te Partizani për shumicën e karrierës së tij, nga viti 1951 deri në vitin 1958 kur fitoi dhe medaljen e argjendtë në Laipzig. Pas Partizanit, ai u transferua dhe qwndroi te Dinamo për 1 vit ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist. Pas vdekjes, më 1971 u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Bashkia e Lushnjes i dha titullin “Qytetar Nderi” në vitin 1994
1939 – Për herë të parë në historinë e televizioneve amerikane do të transmetohej live një ndeshje e futbollit amerikan. Pikërisht në ekranin e NBC News-it do të shikohej në sytë e miliona telespektatorëve ndeshja midis ekipeve të Waynesburg Yellow Jackets, dhe Fordham Rams. Ndeshja do të përfundonte me fitoren e thellë të këtyre të fundit. Ky eveniment i rëndësishëm sportiv amerikan, do të revolucionarizonte median vizive në këtë vënd.
1947 – Pas një periudhe të gjatë kohore nën sundimin britanik, shteti i Pakistanit antarësohet në OKB. E udhëhequr nga Liquat Ali Khan, Pakistani do të shpallte pavarësinë nga Perandoria Britanike dhe njëkohësisht do të fillonte një etapë konfliktesh me fqinjin e saj Indinë. Antarësimi i Pakistanit dhe më pas i Indisë në Organziatën e Kombeve të Bashkuara, do ti jepte këtij konflikti një ton ndërkombëtar. Ky konflikt për rajonin e Kashmirit do të jetë i pranishëm edhe në ditët tona pasi, Islamabadi dhe Dehli zyrtar nuk kanë arritur akoma një marrëveshje.
1955 – Vdes në moshën 24 vjeçare pas një aksidenti automobilistik, aktori i famshëm amerikan James Dean. Dean, edhe pse me një karrierë tepër të shkurtër, do të bëhej shumë shpejt i famshëm në Hollywood. Ai do të interpretonte në filmat, Sailor Beware, Trouble Along the Way, East of Eden, The Giant, etj. Gjithashtu ai do të aktronte në një sërë serialesh televizive në vitet 40-50. Ai do të aksidentohej gjatë eventi të garave me makina në Kaliforni.
1964 – Lind në Umbria, një ndër ikonat e kinematografisë botërore Monica Belluci. Belluci gjatë karrierës së saj 30 vjeçare do të spikaste për rolet e saj në filmat, Bram Stoker Dracula, Malena, Tears of the Sun, Spectre, etj. Ajo do të cilësohej si një ndër aktoret më të bukura që Hollywood-i kishte nxjerrë ndonjëherë. Monica Belluci do të nominohej me një sërë çmimesh kinematografike ku dhe do të fitonte tre prej tyre si aktorja protagonist më e mirë.
1965 – Në Indonezi, do të niste një nga fushatat më të egra në historinë e këtij vëndi, përsa i përket spastrimeve politike. Mbi 600.000 persona që i përkisnin kryesisht spektrit të majtë politik, do të arrestoheshin, gjykoheshin, dhe ekzekutoheshin me urdhër të liderit Suharto. Grushti i shtetit i 30 Shtatorit, do të nxiste ushtarakët e lartë me në krye Suharto-n, që të merrnin frenat e drejtimit të vëndit. Ai do të rrëzohej nga pushteti në fund të viteve 90.
1968 – Avioni civil më i madh në botë Boeing 747, u prezantua para publikut amerikan. Ai do të ishte 56 m i gjatë dhe 60 m i gjërë, ndërsa tonazhi i tij 520 ton. Diametri i këtij avioni ishte 20 m. Shpejtësia e tij maksimale përllogaritej në 1000 km në h. Gjithashtu ai mund të mbante deri në 600 pasagjerë. Boeing do të përcaktohej si një ndër mrekullitë e aviacionit civil ndërkombëtar, përsa i përket cilësisë së tij.
1993 – Një tërmet i rëndë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Mercalli do të godiste rajonin e Maharashtrës në Indi Si pasojë 10.000 vetë do të humbnin jetën, ndërsa mbi 30.000 vetë do të plagoseshin rëndë. Me mijëra të tjerë do të ngelnin të pastrehë edhe si pasojë e cilësisë tejet primitive të ndërtimit të banesave. Ky do të ishte një na tërmetet më të fuqishme të kësaj shkalle në mbarë botën.