• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, January 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 3 Mars 2023

Kalendari Historik 1 Mars 2023

1918 – Rusia nënshkruan Traktatin e Brest-Litovsk, duke rënë dakord të tërhiqet nga Lufta e Parë Botërore, dhe të pranojë kontrollin gjerman të Shteteve Balltike, Bjellorusisë dhe Ukrainës. Ajo gjithashtu pranoi kontrollin turk të Ardahanit, Karsit dhe Batmirit. Ai u nënshkrua nga Rusia sovjetike, Gjermania, Austro-Hungaria, Bullgaria, dhe Turqia. Ky traktat, konsiderohet si traktati i parë diplomatik i xhiruar ndonjëherë.

 

1923 – Publikohet zyrtarisht për herë të parë në SHBA, revista e njohur prestigjioze TIME. TIME, është një revistë javore amerikane me lajme dhe njoftime të botuara në New York City. Ajo u themelua në 1923 dhe për shumë vite kjo revistë u drejtua nga bashkë-themeluesi i saj me ndikim Henry Luce. TIME ka qarkullimin më të madh në botë për një revistë javore me lajme.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 7 Janar 2026

Kalendari 6 Janar 2026

1969 – Gjatë programit Apollo, NASA lëshon Apollo 9 për të provuar modulin hënor. Misioni u dërgua për të kualifikuar LM për operacionet e orbitës hënore në përgatitje për uljen e parë në Hënë duke demonstruar sistemet e saj të ngritjes dhe  ekuipazhi prej tre personash përbëhej nga  James McDivitt, David Scott, dhe, Rusty Schweickart.

 

 

1986 – Fillon Akti i Australisë 1986, duke bërë që Australia të bëhet plotësisht e pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Akti Australian 1986 është titulli i shkurtër i secilës palë legjislative të veçantë, por të ndërlidhura me ligjin: një akt i Parlamentit të Komonuelthit (d.m.th. federale) Parlamenti i Australisë, tjetri një Akt i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

 

1999 – Vdes në moshën 94 vjeçare, Gerhard Herzberg. Herzberg,  një fizikan dhe kimist pionier gjermano-kanadez, i cili fitoi Çmimin Nobel për Kimi në 1971, “për kontributet e tij në njohjen e strukturës elektronike dhe gjeometrinë e molekulave, veçanërisht radikalet e lira”. Puna kryesore e Herzberg-ut kishte të bënte me spektroskopinë atomike dhe molekulare.

 

2005 – Steve Fossett bëhet personi i parë në botë, që fluturoi në një aeroplan pa ndalesë, i vetëm në bord, dhe pa karburant. Ai theu tre nga shtatë rekordet botërore absolute për aeroplanët e krahut fiks të njohura nga Federation Aeronautique Internationale, të gjitha në Virgin Atlantic Global Flyer të tij. Fossett, vdes aksidentalisht po me avion në vitin 2007, në shkretëtirën e Nevadës.

 

2012 – Vdes Sotir Capo një piktor shqiptar me titullin “Artist i Merituar”. Në vitin 1953 mbaroi Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja”. Nga viti 1953 deri në vitin 1960 punoi si piktor në gazetat “Rinia” dhe “Pionieri”, si skenograf në Teatrin Popullor dhe më vonë në Pallatin e Kulturës në Berat. Në vitin 1961 filloj studimet e larta ne Institutin e Larte të Arteve në Tiranë dhe i përfundoi në vitin 1965. Pas studimeve ai punoi në Berat në Pallatin e Kulturës si skenograf si dhe mësues vizatimi në shkollat tetëvjeçare të Beratit. Në vitet 80 punoi si mësues i pikturës në Shkollën Artistike “Ajet Xhindole” deri në vitin 1989 ku doli edhe në pension. Që prej vitit 1996 ai jetoi me familjen e tij në Filadelfia, Pennsylvania, SHBA. Pikturat e tij janë vlerësuar nga kritikë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për 40 vjet ai udhëhoqi jetën e arteve pamore në Berat si dhe një nga më aktivët në rang kombëtar. Në vitin 1979 merr titullin e lartë ARTIST I MERITUAR. Vdiq më 3 Mars 2012 në Filadelfia.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Pamje nga parku i lojërave në Tiranë në vitin 1939 – 1941

Next Post

“Martën, të bijën e Gjon Markagjonit, vajzë e re dhe e bukur, drejtori i burgut të Beratit, Strati Papa e futi në zyrën e tij...”/ Dëshmia tronditëse e së bijës të Kapidanit të Mirditës

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 7 Janar 2026

January 5, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 6 Janar 2026

January 5, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 5 Janar 2026

January 5, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 4 Janar 2026

January 3, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 3 Janar 2026

December 11, 2025
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 2 Janar 2026

December 11, 2025
Next Post
“Maqedonasi Ljuba Sterovski, ish-major i UDB-së, kaloi kufirin në liqenin e Ohrit me të dashurën dhe më pas…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

“Martën, të bijën e Gjon Markagjonit, vajzë e re dhe e bukur, drejtori i burgut të Beratit, Strati Papa e futi në zyrën e tij...”/ Dëshmia tronditëse e së bijës të Kapidanit të Mirditës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme