1915 – Shtetet e Bashkuara fillojnë një okupim 20 vjeçar të Haitit. Pushtimi përfundoi më 1 gusht 1934, pasi Presidenti Franklin D. Roosevelt riafirmoi një marrëveshje të shkëputjes në gusht 1933. Kontingjenti i fundit i marinsave amerikanë u nis më 15 gusht 1934, pas një transferimi zyrtar të autoritetit në Garde d’Haiti.
1942 – Udhëheqësi Sovjetik Joseph Stalin lëshon Urdhrin Nr. 227. Në përgjigje të përparimeve alarmante të Gjermanisë, të gjithë ata që tërhiqen ose largohen nga pozicionet e tyre pa urdhra për ta bërë këtë, do të gjykohen në një gjykatë ushtarake, me ndëshkime që shkojnë nga detyra në një batalion shtrafbat, burgosje në një Gulag, ose ekzekutim.
1954 – Lind në Sabanet, Hugo Chavez. Chavez, ishte një politikan, që shërbeu si president i Venezuelës që nga 1999 deri në vdekjen e tij në 2013. Chavez ishte gjithashtu drejtues i partisë politike të Lëvizjes së Pestë Republikës nga themelimi i saj në 1997 deri në 2007, kur u bashkua me disa parti të tjera për të formuar PSUV.
1968 – Vdes në moshën 89 vjeçare Otto Hahn. Hahn, ishte një kimist gjerman dhe pionier në fushat e radioaktivitetit dhe radio kimisë. Ai përmendet si babai i kimisë bërthamore. Ai zbuloi izotopet radioaktive të radiumit, dhe uraniumit. Më 1938, Hahn dhe Fritz Strassmann zbuluan ndarje bërthamore, për të cilën Hahn mori çmimin Nobel në vitin 1944 për Kimi.
1976 – Një tërmeti me magnitudë midis 7.8 dhe 8.2 të shkallës Rikhter, bie në Tangshan në Republikën Popullore të Kinës, duke vrarë 242.769 njerëz si dhe duke plagosur 164.851 të tjerë. Ky tërmet llogaritet si një ndër më shkatërrimtarët, jo vetëm në historinë e Kinës, por edhe në mbarë botës, për shkak të forcës së tij të madhe.
1996 – Mbetjet e një njeriu parahistorik janë zbuluar afër Kennewick, Washington. Mbetje të tilla do të njihen si Njeriu Kennewick. Në qershor 2015, u tha se Kennewick Man kishte më shumë ngjashmëri gjenetike midis popujve të gjallë me amerikanët vendës, përfshirë ato në rajonin e lumit Columbia, ku u gjet skeleti në fjalë.
2011 – Ndërsa fluturonte nga Seuli, i Koresë e Jugut për në Shanghai, të Kinës, avioni i Asiana Airlines 991 përfshihet nga një zjarr në pjesën e ngarkesave. Transportuesi Boeing 747-400F përpiqet të kthehet në aeroportin e Jeju, përplaset në detin Jug-Perëndim të ishullit Jeju, duke vrarë të dy ekuipazhit në bordin e tyre.