1932 – Forcat ushtarake japoneze, sulmojnë qytetin e Shangait në Kinë. I njohur ndryshe dhe si incidenti i 28 Janarit, kjo fushatë ushtarake, do të shkaktonte një grusht shteti në Japoni, ku forcat nacionaliste do të ekzekutonin, Kryeministrin Inukai Tsuyoshi. Sulmi japonez mbi Shangai ndodhi, pasi turmat e revoltuara të kinezëve vranë, një prift budist japonez në këtë qytet. Shangai do të pushtohej plotësisht në 1937.
1936 – Lindi Ismail Kadare, në lagjen Palorto të Gjirokastrës, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor. dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve, çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të huaj në gjuhët amtare gjegjëse si Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix në frëngjisht, Piet de Moor në hollandisht, Peter Morgan në anglisht, Bernardo Joffily në portugalisht, Jose Carlos Rodrigo Breto në spanjisht, dhe Ece Dillioğlu në turqisht.
1954 – Lind në Paris, Nicholas Sarkozy. Sarkozy, është një politikan francez në pension, i cili shërbeu si President i Francës dhe si zyrtari më i lartë i Andorrës, nga 16 maj 2007 deri më 15 maj 2012. Gjatë mandatit të tij, ai u përball me krizën financiare të viteve 2000 (duke shkaktuar një recesion, krizën e borxhit sovran evropian), Luftën Ruso-Gjeorgjiane, dhe Pranverën Arabe.
1964 – – Një avion ushtarak amerikan, T-39 Sabreliner, qëllohet mbi Erfurt, të Gjermanisë Lindore, nga një MiG-19 Sovjetik. Drejtuesit e avionit ishin, nënkoloneli Gerald K. Hannaford, kapiteni Donald Grant Millard dhe kapiteni John F. Lorrene. Të tre vdiqën, duke u bërë kështu, disa nga viktimat e konfirmuara të SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë në Evropë. Ky do të ishte një nga incidentet ajrore më të rënda midis dy superfuqive.
1977 – Dita e parë e ngrirjes së Liqeneve të Mëdha të vitit 1977, bie 4 metra dëborë në një ditë në Upstate të New Yorkut. Ngrirja massive e liqeneve në New York dhe Ontarion, do të zgjaste për afro një javë, ku do të shkaktonte një kaos të vërtetë, sidomos në qarkullimin rrugor. Gjatë këtyre stuhive të borës, do të humbnin jetën 23 persona, si dhe do të pësonin dëmtime me dhjetra të tjerë.
1982 – Gjenerali i ushtrisë amerikane James L. Dozier shpëtohet nga forcat speciale të policicsë italiane, i cili ishte marrë peng nga Brigadat e Kuqe. Brigadat e Kuqe, në një prononcim për shtyp, deklaruan se arsyeja e rrëmbimit, ishte se qeveritë amerikane dhe italiane kishin marrëdhënie të shkëlqyera, dhe se Dozier ishte një ushtarak i ftuar për të punuar në Itali, gjë që justifikonte rrëmbimin e tij.
1988 – Vdes në Berlin, në moshën 76 vjeçare, Klaus Fuchs. Fuchs, ishte një fizikan gjerman dhe spiun atomik që furnizonte informacione nga Projekti Manhattan i aleatëve, për Bashkimin Sovjetik gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa ishte në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, Fuchs ishte përgjegjës për llogaritje të rëndësishme që lidhen me armët e bërthamore dhe, më vonë, me bombën e hidrogjenit.
2006 – Çatia, e njërës prej ndërtesave të Panairit Ndërkombëtar në Katowice të Poloni shembet për shkak të peshës së borës, duke vrarë 65 vetë si dhe duke plagosur më shumë se 170 të tjerë. Shumica e viktimave ishin me kombësi polake, ndërsa pjesa tjetër vinte nga Gjermania, Çekia, Sllovakia, etj. Ky do të konsiderohej si aksidenti më i rëndë i ndodhur ndonjëherë në Poloni, gjatë një Panairi Ndërkomëtar.