1940 – Nënshkruhet në Berlin, Akti Tripalësh. Ky akt, u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm gjerman Joachim von Ribbentrop, nga homologu i tij italian Galeazzo Ciano, si dhe nga ambasadori japonez në Gjermani Saburo Kurusu. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, boshti Romë-Berlin-Tokio, do të fillonte edhe de jure planin, për pushtimin dhe ndarjen e botës sipas zonave të tyre të influencës. Por kjo aleancë nuk do të ishte frytdhënëse pasi Italia do të kapitullonte vetëm 3 vjet më pas. Ndërsa Gjermania dhe Japonia do të shkatërroheshin nga mësymja e forcave aleate.
1944 – Në Kassel të Gjermanisë do të ndodhte dhe ajo që do të njihej edhe si Beteja Ajrore më e madhe në këtë vënd. Afro 500 avionë ushtarakë amerikanë, midis të cilëve gjysma bombardues të rëndë, do të ndërmerrnin misionin për shkatërrimin e fabrikës së Henschel and Sohn. Kjo kompani prodhonte armatime të rënda për tanket gjermane në të dyja frontet. Aemrikanët humbën 32 avionë dhe 118 pilotë. 120 të tjerë u vranë gjatë parashutimit ose u zunë rob. Ndërsa gjermanët humbën 29 avionë dhe 18 pilotë, pa llogaritur këtu viktimat gjatë bombardimit të fabrikës.
1949 – Një ndër piktorët dhe dizenjuesit më të mirë të Kinës, Zeng Liasong, do të zgjidhej nga qeveria komniste, për të bërë flamurin e ri të këtij vëndi. Pas ardhjes në pushtet të trupave të Mao-s, flamuri i vjetër perandorak u hoq, për tu zëvëndësuar me atë të sotmin. Një sfond i kuq me pesë yje të verdhë, në të majtën e tij. Ky flamur i ri, do të simbolizonte, rilindjen e kombit kinez nën udhëheqjen e Pekinit. Liasong do të vdiste në vitin 1999 në moshën 81 vjeçare.
1975 – Në Spanjë do të ekzekutoheshin me pushkatim, pas një gjyqi të shpejtë, 5 militantë baskë të organizatës terroriste ETA. Ata do të akuzoheshin për vrasjen e disa policëve dhe pjestarëve të forcave të sigurisë. Vendimi i dënimit me vdekje të tyre, do të shkaktonte protesta jo vetëm në qytetet spanjolle, por në mbarë Europën. Me dhjetra godina të ambasadave spanjolle nëpër Europë, do të sulmoheshin nga qytetarë të revoltuar nga diktatura e Franco-s. Ky do të ishte edhe ekzekutimi i fundit në këtë vënd pasi, dënimi me vdekje u hoq ligjërisht 3 vjet më pas.
1988 – Themelohet në Myanmar (Birmani) Liga Kombëtare për Demokraci. Kjo organizatë politike, do të udhëhiqej nga nobelistja dhe disidentja e famshme Aung San Suu Kyi e cila, do të kundërshtonte diktaturën ushtarake të Than Shwe-së. Pas rënies së kësaj diktature në vitet 2000, Suu Kyi do të bëhej Presidentja e vëndit. Ajo, do të ndërmerrte nisjen e shumë reformave me karakter politik dhe ekonomik, gjë që do ta nxirrte disi nga kolapsi shtetin e varfër në Indokinë.
1993 – Me mijëra njerëz të pafajshëm do të humbnin jetën në atë që do të klasifikohet edhe si Masakra e Sukhumi-t, në Gjeorgji. Rajoni bregdetar i Sukhumi-t gjatë luftës civile në këtë vënd, ra shumë shpejt në duart e separatistëve pro-rusë. Si pasojë, ata do të ndërmerrnin një spastrim etnik mbi banorët gjeorgjianë, ku përveç të vdekurve, me qindra të tjerë do të zgjidhnin rrugën e arratisjes. Situata në këtë rajon do të qetësohej vetëm pas ndërhyrjes së ushtrisë gjeorgjiane, dhe smbrapsjes së separatistëve.
1996 – Vritet në moshën 50 vjeçare pas një linçimi publik, Presidenti i shtatë i Afganistanit Mohammad Najibullah. Najibullah, përpos postit të Presidentit do të mbahet mënd në historinë e Afganistanit si një ndër Ministrat e Brëndshëm më të hekurt. Gjatë periudhës së regjimit komunist në këtë vënd, në praninë e trupave ushtarake sovjetike, me mijëra afganë do të arrestoheshin nga policia sekrete, e udhëhequr nga Mohammad Najibullah. Pas tërheqjes së trupave ruse, ai do të arrestohej torturohej dhe ekzekutohej publikisht nga militantët talebanë si shenjë hakmarrjeje.