1933 – Lëshohet në det, USS Ranger. Kjo ishte anija e parë e marinës amerikane që është projektuar që nga fillimi i ndërtimit si një transportues avionësh ushtarakë. E konsideruar shumë e ngadaltë për t’u përdorur me forcat e transportit të flotës së Paqësorit kundër Japonisë, anija e kaloi pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore në Oqeanin Atlantik ku flota gjermane, ishte një kundërshtar më i dobët.
1948 – Gjatë Luftës së Ftohtë, Partia Komuniste merr kontrollin e qeverisë në Çekosllovaki dhe periudha e Republikës së Tretë zyrtarisht përfundon. Fitorja e komunistëve në këtë vënd, alarmoi vendet perëndimore dhe ndihmoi në nxitjen e shpejtë të Planit Marshall, krijimin e një shteti në Gjermaninë Perëndimore, masa të rrepta për të mbajtur komunistët jashtë pushtetit në Francë, Greqi dhe Itali.
1951 – Lojërat e para Pan Amerikane u hapën zyrtarisht në Buenos Aires, të Argjentinës nga Presidenti Juan Peron. Origjina e Lojërave Pan Amerikane ishte në Lojërat e Olimpiadës X në Los Angeles, Shtetet e Bashkuara, ku zyrtarë që përfaqësonin Komitetet Kombëtare Olimpike të Amerikës diskutuan për organizimin e një konkursi rajonal atletik të stilit olimpik për sportistët e Amerikës.
1953 – Lind në Madrid, Jose Maria Aznar. Aznar, është një politikan spanjoll që shërbeu si Kryeministër i Spanjës nga 1996 deri në 2004. Ai drejtoi Partinë Popullore, partinë mbizotëruese të së djathtës së qendrës në vend në atë kohë. Aznar mbetet aktiv në sektorin privat, dhe ai ndonjëherë jep pikëpamjet e tij për politikën e Spanjës. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit të Shtetit nga 2005 në 2006.
1956 – Gjatë Kongresit të XX të Partisë Komuniste të BRSS-së, në fjalimin e tij Për Kultin e Personalitetit dhe Pasojat e tij, Nikita Hrushovi, drejtuesi i Bashkimit Sovjetik denoncon kultin e personalitetit dhe krimet e Stalinit. Hrushovi akuzoi Stalinin që kishte nxitur spastrime në rradhët e partisë dhe shtetit në vitet 30-40. Fjalimi u shpërnda në perëndim nga Mossadi izraelit, i cili e mori atë nga gazetari polak Viktor Grievsky.
1986 – Gjatë, Revolucionit të Fuqisë Popullore, Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos arratiset nga vëndi pas 20 vitesh të sundimit të tij. Corazon Aquino bëhet presidentja e parë grua në Filipine. Ky revolucion, u pa gjerësisht si një fitore e popullit kundër dy dekadave të sundimit presidencial nga Presidenti Marcos, dhe bëri titujt e lajmeve si “revolucioni që befasoi botën”.
1992 – Rreth 613 civilë vriten nga forcat e armatosura armene gjatë konfliktit në rajonin e Karabagut të Azerbajxhanit. E njohur ndryshe dhe si masakra e Khojaly-t, ky krim, u bë në vazhdën e fushatës së spastrimeve etnike që Armenia, dhe Azerbajxhani, kishin ndërmarrë mbi popullatat respective të kësaj krahine. Pak muaj më parë një masakër të tillë por me përmsasa më të vogla e kishin kryer forcat azere mbi popullsinë armene.
2017 – Vdes në Los Angeles, në moshën 61 vjeçare, Bill Paxton. Paxton, ishte një aktor dhe regjisor amerikan. Ai u shfaq në filma të tillë si The Terminator, Commando, Weird Science, Aliens, Near Dark, Predator 2, Tombstone, True Lies, Apollo 13, Twister, Titanic, Mighty Joe Young, U-571, etj. Paraqitja e tij e fundit ishte në filmin The Circle, i lëshuar dy muaj pas vdekjes së tij.