1910 – Baleti i Igor Stravinsky, The Firebird, shfaqet si premierë në Paris, duke e klasifikuar Stravinsky si një ndër kompozitorët më të mëdhenj në botë. Baleti ka domethënie historike jo vetëm si pjesë e vlerave muzikore të Stravinsky, por edhe si fillimi i bashkëpunimit midis dy kompozitorëve, Diaghilev dhe Stravinsky.
1936 – U lind në Vuthaj, Rexhep Qosja, është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës. Është autor i disa romaneve të njohura. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970. Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera. Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike si derivat gjenealogjik i nomenklaturës komuniste. Dhjetëvjeçarin para Luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar. Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB). Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999. Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryetarësia e LDB-së pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit të atij viti
1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fillon Beteja e Tali-Ihantala, beteja më e madhe që është luftuar ndonjëherë në vendet Nordike. Beteja u zhvillua midis forcave finlandeze duke përdorur materialin e luftës të siguruar nga Gjermania nga njëra anë, dhe forcave sovjetike, nga ana tjetër. Në këtë betejë, pësuan humbje të rënda të dyja palët.
1950 – Gjatë Luftës së Ftohtë dy kriptografë që punojnë për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara u nisën për pushime në Meksikë, dhe prej atje dezertuan në Bashkimin Sovjetik. Dezertimi i William Martin dhe Bernon Mitchell, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në radhët e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare.
1956 – Lind në Strumica, Boris Trajkovski. Trajkovski, ishte presidenti dhe Komandanti Suprem i Republikës së Maqedonisë nga 1999 deri në 2004, ku vdiq në një aksident ajror në malet e Bosnjes. Në 2002, atij u dha Çmimi Botëror për Paqen Metodiste nga Këshilli Metodist Botëror për rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit politik.
1975 – Kryeministrja Indira Gandhi shpalli një gjendje emergjence të brendshme në Indi. Lëshuar zyrtarisht nga Presidenti Fakhruddin Ali Ahmed sipas nenit 352 të Kushtetutës për shkak të “trazimit të brendshëm” mbizotërues, Urgjenca ishte në fuqi nga 25 qershor 1975 deri në tërheqjen e saj më 21 mars 1977. Në këtë kohë u raportuan shkelje të të drejtave të njeriut.
1997 – Një anije kozmike e pa pilotuar përplaset me stacionin hapësinor rus Mir. Mir ishte një stacion hapësinor që funksiononte në orbitë të ulët të Tokës nga 1986 deri në 2001, i operuar nga Bashkimi Sovjetik dhe më vonë nga Rusia. Mir ishte stacioni i parë hapësinor modular dhe u mblodh në orbitë nga 1986 deri në 1996.
2009 – Vdes në moshën 50 vjeçare, Michael Jackson. Jackson, ishte një këngëtar dhe kantautor amerikan. I quajtur “Mbreti i Pop”, ai vlerësohet si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të shekullit të 20-të dhe një nga argëtuesit më të mëdhenj në historinë e muzikës. Tingulli dhe stili i tij kanë ndikuar në artistë të zhanreve të ndryshme.