• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Janar 2023

Kalendari Historik 5 Janar 2023

1928 – Lindi në Mamati, Eduard Shevardnadze. Shevardnadze, ishte një politikan dhe diplomat i Gjeorgjisë. Ai shërbeu si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste Gjeorgjiane, udhëheqësi de fakto i Gjeorgjisë Sovjetike nga 1972 deri në 1985 dhe si Ministër i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik nga 1985 deri në 1991. Shevardnadze ishte përgjegjës për vendimet kryesore që u ndërmorën në politikën e jashtme sovjetike.

 

1935 – Lindi Skënder Sallaku një nga aktorët tanë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1947 – Vdes në Palm Island, në moshën 48 vjeçare, Al Capone. Al Capone, nganjëherë i njohur me nofkën “Scarface”, ishte një gangster amerikan dhe biznesmen që arriti famën gjatë epokës së Prohibicionit si bashkëthemelues dhe shefi i Mafias në Chikago. Mbretërimi i tij shtatë vjeçar si shefi i krimit përfundoi kur ai u burgos në moshën 33 vjeçare. Pas vdekjes ai, do të bëhej i njohur, edhe nëpërmjet filmave.

 

1949 – Prezantohen për herë të parë çmimet Emmy. Ndërsa vendi i organizimit të eventit ishtë Hollywood Athletic Club. Çmimet Emmy, janë një festival amerikan që vlerëson përsosmërinë në industrinë e televizionit. Dy ceremonitë që marrin më shumë mbulim mediatik janë çmimet Primetime Emmy dhe Daytime Emmy Awards. Emmy janë një nga katër evenimentet të SHBA, së bashku me Tony, Oscar, dhe Grammy.

 

1961 – Në Uashington, Presidenti John F. Kennedy jep konferencën e parë të drejtpërdrejtë të lajmeve televizive presidenciale. Duke filluar që nga viti 1961, moda e të bërit lajm në konferencat për shtyp, në radhët e Presidentëve amerikanë,  u përhap në mënyrë të shpejtë. Në këto konferenca, zakonisht Presidenti flet, dhe më pas iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

 

1969 – Kapiteni i ushtrisë braziliane Carlos Lamarca dezerton në mënyrë që të luftojë kundër diktaturës ushtarake, duke marrë me vete armë, dhe një sasi të konsiderueshme municionesh. Ai ishte një pjesë e Frontit Popullor Revolucionar dhe u bë, së bashku me Carlos Marighellan, një nga drejtuesit e luftës së armatosur kundër diktaturës ushtarake në Brazil. Lamarca u vra dy vjet më pas nga ushtria braziliane në Pintada.

 

1971 – Idi Amin drejton një grusht shteti që rrëzon Milton Oboten, dhe më pas bëhet Presidenti i Ugandës. Amin, ishte një oficer ushtarak Ugandan, që shërbeu si President i Ugandës nga 1971 deri në 1979. E njohur gjerësisht si “Kasapi i Ugandës”, ai konsiderohet një nga despotët më të egër në historinë e Afrikës. Obote, do të rikthehej në pushtet vetëm pas tetë vitesh, mërgimi politik.

 

1998 – Gjatë një vizite historike në Kubë, Papa Gjon Pali II kërkon reforma politike dhe lirimin e të burgosurve politikë ndërsa dënon përpjekjet e SHBA, për të izoluar vendin. Vizita e Papa Gjon Palit të II në ishullin komunist, dha një shenjë të madhe që Havana zyrtare, kishte filluar që të liberalizonte ndjeshëm, karakterin e regjimit të saj. Kjo do të ishte vizita më e rëndësishme e Papës në Kubë.

 

2011 – Vala e parë e revolucionit egjiptian fillon në të gjithë vendin, e shënuar nga demonstratat në rrugë, mitingjet, akte të mosbindjes civile, trazirat, greva pune dhe përplasje të dhunshme. Revoltat, për rrëzimin e qeverisë së Hosni Mubarak-ut, zgjatën 18 ditë dhe netë. Gjatë këtyre protestave, humbën jetën afro 1000 civilë, si dhe me mijëra të tjerë u plagosën. Si rezultat i revoltave, Mubarak dha dorëheqjen.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi sekretari partisë, i quajti ‘imoralë të degjeneruar, që Partia i dënon si armiqtë e popullit’, ai nxorri revolen dhe qëlloi në kokë mësuesen e...”/ Ngjarja tragjike në Tepelenë, që alarmoi Enver Hoxhën

Next Post

“Në ‘66’-ën, më urdhëruan nga Tirana që të sillja fshehurazi me anije nga Gdanaski në Shqipëri, kreun e Partisë Komuniste polake, por ai...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit politik

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Si e shoqërova për 12 vite krye-komunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyesit

“Në ‘66’-ën, më urdhëruan nga Tirana që të sillja fshehurazi me anije nga Gdanaski në Shqipëri, kreun e Partisë Komuniste polake, por ai...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!