• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Prill

Prill

1915 – Arrestimi i 250 intelektualëve armenë dhe udhëheqësve të këtij komuniteti në Stamboll shënon fillimin e gjenocidit armen. Gjenocidi armen,(i njohur dhe si Holokausti armen) ishte vrasja sistematike masive dhe dëbimi i 1.5 milion armenëve etnikë të kryera në Turqi dhe rajone fqinje nga qeveria osmane midis viteve 1914 dhe 1923. Një sërë vëndesh në botë e kanë njohur zyrtarisht këtë genocide edhe pse, Turqia, vazhdon ta mohojë atë.

 

1926 – Nënshkruhet Traktati i Berlinit, nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik. Secili zotohet për neutralitet në rast të një sulmi ndaj një tjetri nga një palë e tretë për pesë vitet e ardhshme. Traktati riafirmoi Marrëveshjen gjermano-sovjetike të Rapallo të nënshkruar në vitin 1922. Ratifikimet për traktatin u shkëmbyen në Berlin më 29 qershor 1926 dhe ai hyri në fuqi në të njëjtën ditë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 24 Mars 2026

Kalendari 23 Mars 2026

1957 – Gjatë Krizës së Suezit, kanali i Suezit, rihapet pas futjes së paqeruajtësve të UNEF në këtë rajon. Kriza e Suezit, ishte një pushtim i Egjiptit në fund të vitit 1956 nga Izraeli, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Qëllimet ishin të rimerrnin kontrollin perëndimor të Kanalit të Suezit dhe të hiqnin presidentin egjiptian Gamal Abdel Nasser, i cili sapo kishte nacionalizuar kanalin.

 

1960 – Vdes në moshën 80 vjeçare, Max Von Laue. Von Laue, ishte një fizikant gjerman që fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në 1914 për zbulimin e tij të difraksionit të rrezeve X nga kristalet. Përveç përpjekjeve të tij shkencore  në optikë, kristografografi, teori kuantike, dhe relativitet, ai drejtoi kërkimin dhe zhvillimin shkencor gjerman. Një kundërshtar i nazizmit, ai kontribuoi në rivendosjen e shkencës gjermane pas Luftës së Dytë Botërore.

 

1968 – Lind në Skënderaj, Hashim Thaçi. Thaçi, është një politikan kosovar që ka mbajtur postin e Presidentit të Kosovës që nga prilli i vitit 2016. Ai ishte Kryeministri i parë i Kosovës, Ministri i Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministër në kabinetin e ri të udhëhequr nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën në 12 dhjetor 2014. Gjithashtu ai, njihet si një ndër themeluesit dhe eksponentët kryesorë të UÇK-së.

 

1970 – Kina lëshon Hong Fang Hong I, duke u bërë vendi i pestë që vendos një objekt në orbitë duke përdorur përforcuesin e vet. Ai, ishte sateliti i parë hapësinor i Kinës që u nis si pjesë e programit satelitor hapësinor të Dongfanghong. Ky satelit, ishte më i rëndë se ato të vendeve të tjera. Sateliti mbante një transmetues radio që transmetonte himnin de-fakto kombëtar me të njëjtin emër. Transmetimi zgjati 20 ditë ndërsa ishte në orbitë.

 

1980 – Tetë ushtarakë amerikanë vdiqën në Operacionin Eagle Claw ndërsa përpiqeshin t’i jepnin fund krizës së pengjeve në Iran. Operacioni Eagle Claw, ishte një operacion i Forcave të Armatosura të SHBA, të urdhëruara nga Presidenti Jimmy Carter që përpiqej të përfundonte krizën e pengjeve në Iran duke shpëtuar pjestarët e ambasadës të mbajtur peng. Ky operacion ushtarak, dështoi pasi, iranianët, qëlluan helikopterët që në zbritjen e tyre.

 

1996 – Në Shtetet e Bashkuara, Akti i Antiterrorizmit dhe Dënimit me Vdekje i 1996 u miratua si ligj, në Kodin Penal. Projekt-ligji u prezantua nga Udhëheqësi i atëhershëm të Senatit Bob Dole dhe kaloi me mbështetje të gjerë nga Kongresi (91-8 në senati amerikan, 293-133 në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA pas bombardimeve të Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993 dhe bombardimeve të Qytetit Oklahoma të 1995. Ai u nënshkrua në ligj nga Presidenti Bill Klinton.

 

Share8TweetPinSendShareSend
Previous Post

Shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore serbe gjatë bombardimit dhe raketimit të NATO-s

Next Post

“Me rastin e zgjedhjeve, ofensiva kundër nesh do jetë e fortë, por forcat tona s’do ju lënë asnjë mundësi Muharrem Bajraktarit, Fiqri Dines, Gjon Mark Gjonit etj., të organizohen…”/ Fjala e Enverit në tetor ‘45

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Mars 2026

March 23, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 23 Mars 2026

March 22, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 22 Mars 2026

March 20, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 21 Mars 2026

March 20, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 20 Mars 2026

March 19, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 19 Mars 2026

March 9, 2026
Next Post
“Me rastin e zgjedhjeve, ofensiva kundër nesh do jetë e fortë, por forcat tona s’do ju lënë asnjë mundësi Muharrem Bajraktarit, Fiqri Dines, Gjon Mark Gjonit etj., të organizohen…”/ Fjala e Enverit në tetor ‘45

“Me rastin e zgjedhjeve, ofensiva kundër nesh do jetë e fortë, por forcat tona s’do ju lënë asnjë mundësi Muharrem Bajraktarit, Fiqri Dines, Gjon Mark Gjonit etj., të organizohen…”/ Fjala e Enverit në tetor ‘45

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme