1933 – Akti i mundësimit kaloi zyrtarsht, në Reichstag dhe Reichsrat. Akti i Mundësimit ishte një ndryshim i Kushtetutës së Weimar, që i dha Kabinetit Gjerman, në fuqi, Kancelarit, fuqinë për të miratuar ligje pa përfshirjen e Reichstag. Efekti i kombinuar i dy ligjeve ishte për të shndërruar qeverinë e Hitlerit në një diktaturë ligjore. Ky akt zyrtarizoi diktaturën e Adolph Hitlerit.
1944 – Ndodh Masakra e Ardeatine. Trupat naziste gjermane vrasin 335 civilë italianë të pafajshëm në Romë. Kjo masakër ishte një vrasje masive e kryer në Romë, nga trupat okupuese gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore si një hakmarrje për sulmin Via Rasella të kryer një ditë më parë në Romën qendrore kundër Regjimentit të Policisë SS Bozen. Kjo konsiderohet si një ndër masakrat më të mëdha të ndodhura, në Itali.
1965 – Imazhet nga sonda hënore Ranger 9 transmetohen drejtpërdrejt në televizionin e rrjetit. Ranger 9 ishte një mision hënor, i nisur në vitin 1965 nga NASA. Ajo u krijua për të arritur një trajektore hënore, dhe për të transmetuar fotografi me rezolucion të lartë të sipërfaqes hënore gjatë minutave të fluturimit. Këto imazhe u transmetuan drejtpërdrejt në televizion për miliona shikues në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
1969 – Lindi Çepan të Skraparit, Ilir Rexhep Meta, politikan shqiptar, ka qenë ministër, kryeministër, kryetar i partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, kryetar i Kuvendit dhe që me 24 korrik 2017 President i Republikës së Shqipërisë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002. Aktualisht, Ilir Meta është zgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, në përbërje të të cilit janë mjaft personalitete të njohur nga BE, rajoni dhe ShBA. Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.
1975 – Lindi në Prishtinë, Albin Kurti një politikan dhe aktivist shqiptar, i cili shërbeu si kryeministri i Kosovës prej 3 shkurtit 2020 deri në 25 mars 2020. Prej janarit 2018 është lideri i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilën e themeloi dhe e drejtoi në vitet 2005 deri më 2014. Albin Kurti në vitin 2021 është kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 21 shkurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmani. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviçit. Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendosë për vetveten, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.
1977 – Lind në Sacramento, Jessica Chastain. Chastain, është një aktore dhe producente amerikane. E njohur për rolet e saj në filma me tema feministe, akordet e saj përfshijnë një çmim Golden Globe dhe dy nominime për Award Academy. Koha e quajti atë një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2012. Disa nga filmat e saj janë, Zero Dark Thirty, Interstellar, Miss Sloane, Molly Game, etj.
1980 – Kryepeshkopi katolik i El Salvadorit, Oscar Romero vritet, ndërsa feston meshën në San Salvador. Ai foli kundër varfërisë, padrejtësisë, atentateve dhe torturave në mes të një lufte në rritje midis forcave të krahut të majtë dhe atyre të djathta. Megjithëse askush nuk u dënua kurrë për krimin, hetimet, arritën në përfundimin se politikani ekstrem i krahut të djathtë, udhëheqësi i skuadrës së vdekjes Roberto D’Aubuisson kishte dhënë urdhrin.
1999 – Gjatë Luftës së Kosovës, NATO, fillon fushatën 80 ditore të bombardimeve ajrore në Jugosllavi. Kjo fushatë, do të bëhej, për të ndalur, vrasjet dhe spastrimin etnik që po u bëhej, në një masë të madhe, shqiptarëve të Kosovës, nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Këto bombardime, që shkaktuan mijra të vdekur, do ta detyronin diktatorin serb Sllobodan Millosheviç, që të tërhiqte trupat e tij nga Kosova.
2008 – Bhutani bëhet zyrtarisht një demokraci parlamentare, me zgjedhjet e para të përgjithshme. Zgjedhjet për 47 vendet e Asamblesë Kombëtare ishin planifikuar të mbaheshin në dy raunde. Në raundin e parë, votuesit do të kishin votuar për një parti. Të dy partitë, do të gjenin kandidatë në 47 zonat zgjedhore. Sidoqoftë, pasi vetëm dy parti u regjistruan me sukses për zgjedhjet, zgjedhjet u mbajtën në një raund
2016 – Vdes në moshën 68 vjeçare, Johan Cruyff. Cruyff, ishte një lojtar dhe trajner profesionist holandez. Si lojtar, ai fitoi Ballon d’Or tri herë, në 1971, 1973 dhe 1974. Ai, ishte një eksponent i filozofisë së futbollit i njohur si Total Football i eksploruar nga Rinus Michels, dhe vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit.