1898 – Konti Muravyov, Ministri i Jashtëm i Rusisë paraqet një përmbledhje që mblodhi Konferencën e Parë të Paqes në Hagë. Konventat e Hagës të 1899 dhe 1907 janë një seri traktatesh ndërkombëtare dhe deklarata të negociuara në dy konferenca ndërkombëtare të paqes. Së bashku me Konventat e Gjenevës, Konventat e Hagës ishin të parat deklarata kundër luftës.
1936 – Krijohet Territori Australian i Antarktikut. Territori Australian i Antarktikut (AAT) është një pjesë e Antarktidës Lindore e administruar nga Divizioni Australian i Antarktikut, një agjenci e Departamentit Federal të Mjedisit dhe Energjisë. Australia është një nga 12 shtetet që ushtrojnë të drejtën territorial mbi këtë kontinent.
1941 – Adolf Hitler urdhëron ndërprerjen e programit sistematik të eutanazisë T4 të Gjermanisë Naziste të të sëmurëve mendorë dhe të hendikepërve për shkak të protestave, megjithëse vrasjet vazhdojnë për pjesën e mbetur të luftës. Mbi 300.000 të pafajshëm do të humbnin jetën si pasojë e këtij program famëkeq të nazistëve.
1947 – Lind në Rio de Janeiro, Paulo Coelho. Coelho, është një lirik dhe romancier brazilian, më i njohur për romanin e tij Alkimisti. Në vitin 2014, ai ngarkoi letrat e tij personale në internet për të krijuar një fondacion virtual Paulo Coelho. Ai, njihet si një ndër shkrimtarët më të famshëm amerikano-latin në botë.
1954 – Getulio Vargas, presidenti i Brazilit, kryen vetëvrasje dhe pasohet nga Joao Cafe Filho. Shënimi i vetëvrasjes së Vargas u gjet dhe u lexua në radio dy orë pasi djali i tij zbuloi trupin. Familja Vargas refuzoi një funeral shtetëror, por pasardhësi i tij Filho deklaroi ditë zyrtare të zisë. Vargas ishte një nga udhëheqësit më në zë i Brazilit.
1989 – Tadeusz Mazowiecki është zgjedhur si kryeministri i parë jo-komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Mazowiecki, ishte një autor polak, gazetar, filantrop, dhe politikan, një nga drejtuesit e lëvizjes Solidariteti dhe kryeministri i parë jokomunist polak që nga viti 1945. Atij i njihet kontributi i madh për fillimin e liberalizimit të Polonisë.
1991 – Ukraina e shpall veten të pavarur nga Bashkimi Sovjetik. Polonia dhe Kanada ishin vendet e para që njohën pavarësinë e Ukrainës, të dyja, më 2 dhjetor 1991. Në të njëjtën ditë u raportua gjatë transmetimit të mbrëmjes të programit televiziv të lajmeve Vesti se Presidenti i SFSR-së Ruse, Boris Yeltsin, kishte njohur pavarësinë e Ukrainës.
2016 – Vdes në moshën 97 vjeçare Walter Scheel Scheel, ishte një politikan gjerman. Një anëtar i Partisë Demokratike të Lirë të Gjermanisë, ai shërbeu për herë të parë në qeveri si Ministër Federal i Ekonomisë dhe Zhvillimit nga viti 1961-66. Ai drejtoi FDP nga viti 1968-74. Gjatë kancelarisë së Willy Brandt, Scheel ishte Ministër i Punëve të Jashtme.