1913 – Akti i Rezervës Federale nënshkrohet nga Presidenti Woodrow Wilson, duke krijuar sistemin e Rezervës Federale. Akti i Rezervës Federale u miratua nga Kongresi i 63-të i Shteteve të Bashkuara dhe u nënshkrua në ligj nga Presidenti Woodrow Wilson më 23 dhjetor 1913. Ligji krijoi Sistemin e Rezervës Federale, sistemin bankar qendror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1944 – Lind në Chicago, Wesley Clark. Clark, është një ish gjeneral në i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ai u diplomua si valediktor i klasës së vitit 1966 në West Point dhe iu dha një Bursë Rhodes në Universitetin e Oksfordit, ku mori një diplomë në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi. Clark, luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e NATO-s në Kosovë.
1948 – Shtatë udhëheqës ushtarakë dhe politikë japonezë të dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Ushtarake për Lindjen e Largët u ekzekutuan me varje. Ekzekutimi u krye nga autoritetet Aleate të okupimit në burgun e Sugamo-s në Tokio, të Japonisë.Kjo ndodhi pas ekzekutimit të homologëve të tyre gjermanë, pas dënimit nga Gjyqi i Nurembergut, në vitin 1946.
1953 – Ekzekutohet në moshën 55 vjeçare, në Moskë, Lavrentiy Beria. Beria, ishte një politikan sovjetik, Marshalli i BRSS-së, administratori i Sigurimit të Shtetit, dhe shefi i aparatit të policisë sekrete(NKVD) nën Stalinin gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe pas saj. Pas vdekjes së Stalinit, Beria u arrestua me urdhër të Hrushov-it, dhe pas një gjyqi të shkurtër u dënua me vdekje.
1972 – 16 të mbijetuarit nga katastrofa e fluturimit në Ande shpëtohen pas 73 ditësh, pasi u raportua se kishin mbijetuar nga kanibalizmi. Midis 45 personave në bord, 28 mbijetuan nga përplasja. Përballë urisë dhe vdekjes, të mbijetuarit me ngurrim iu drejtuan kanibalizmit. Pas 72 ditësh në akullnajë, 16 të mbijetuarit, u shpëtuan.
1986 – Avioni, Voyager, i pilotuar nga Dick Rutan dhe Jeana Yeager, zbarkon në bazën ajrore të Edwardit në Kaliforni. Ai duke u bërë avioni i parë që fluturoi pa ndalesë në të gjithë botën pa pasur nevojë të furnizohej me karburantet ajrore ose tokësore. Ky rekord, do të mbetej i pathyer, deri në ditët tona, pasi asnjë avion tjetër, nuk do të fluturonte pa u furnizuar.
1990 – Në një referendum, 88.5% e elektoratit të përgjithshëm të Sllovenisë votojnë për pavarësinë nga Jugosllavia.Ky referendum më pas do të çonte në atë që do të quhej, Lufta Tetë Ditore midis sllovenëve dhe ish jugosllavëve. Ky konflikt i shkurtër do të përfundonte me fitoren e ushtrisë sllovene dhe njëkohësisht, zyrtarizimin e pavarësinë së plotë të vëndit.