1934 – Në Gresford të Wales-it do të ndodhte një nga tragjeditë më të rënda në historinë e industrisë së minierave në Britaninë e Madhe. Pikërisht në këtë minierë qymyrguri, nga një shpërthim i fuqishëm gazi do të humbnin jetën 266 minatorë. Me qindra do të ishin të plagosurit. Ky aksident sipas dëshmive do të ndodhte për shkak të moszbatimit të rregullave dhe kushteve tejet të rënda të minatorëve, që punonin këtu. Vetëm 11 trupa u arrit të zbuloheshin nga nën-toka.
1939 – Në Brest Litovsk të Polonisë (sot Biellorusi) do të mbahej parade e përbashkët ushtarake sovjeto-gjermane. Kjo paradë ushtarake, do të zhvillohej për nder të pushtimit të Polonisë nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik. Ky parakalim do të ishte i pari dhe i fundit në llojin e vet pasi për më pak se dy vjet këto dy shtete do të luftonin kundra njëri tjetrit , në një nga skenat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Atë të frontit lindor, ku do të humbnin jetën miliona vetë.
1948 – Piloti amerikan Gail Halvorsen, nëpërmjet avionit të tij Douglas C-54 Skymaster, filloi parashutimin e ndihmave për banorët e Berlinit. I koduar edhe si Operacioni Little Vittles, ky aksion i ndërmarrë nga Flota Ajrore amerikane, kishte si qëllim dërgimin e ushqimeve për banorët e bllokuar të Berlinit lindor. Me dhjetëra ton ushqime, veshmbathje, dhe medikamente u parashutuan nga amerikanët për berlinezët në atë që do të quhet edhe si Bllokada Ajrore e Berlinit.
1957 – Në Haiti, zgjidhet President Francois Duvalier. I mbiquajtur edhe si Papa Doc, Duvalier do ta udhëhiqte me dorë të hekurt shtetit më të varfër të Hemisferës Perëndimore për 15 vjet. Gjatë periudhës sundimit të tij, si të mos mjaftonte edhe varfëria e skajshme që u trashëgua nga pushtimi kolonial francez, u përhapën edhe dukuri si korrupsioni, kriminaliteti, dhe represioni shtetëror. Pas tij pushtetin do ta merrte i biri, Jean Claude i cili do të rrëzohej nga revoltat popullore në 1986.
1958 – Lind në Lajatico të Toskanës, kantautori dhe tenori i famshëm italian Andrea Bocelli. Bocelli, do ta niste karrierën e tij në vitin 1992. Ai do të përcaktohej nga kritikët e muzikës si një nga tenorët me zërin më melodioz në botë. Andrea Bocelli ndër vite do të nderohej me mjaft çmime prestigjioze si Eorld Music Awards, Latin Grammy Awards, Golden Globe Awards, etj. Ndërsa disa nga kryeveprat e tij të interpretuara janë, Amore and Vivere, Romeo et Juliette, Verdi and Cieli di Toscana, etj.
1980– Fillon lufta e përgjakshme 8 vjeçare Iran-Irak. Pas pushtimit të disa zonave kufitare iranian nga ana e ushtrisë irakene, Ayatollah Khomeini, do të urdhëronte kundër-ofensivën e përgjithshme ndaj pozicioneve të armatës së Saddam Hussein-it.. Ky konflikt do të karakterizohej nga tërheqje dhe kundër-sulme të vazhdueshme nga ana e të dy ushtrive, pa fituar ndonjë territor respektiv. Në vitin 1988 lufta do të përfundonte me afro 1 milion të vdekur.
1989 – Vdes në New York në moshën 101 vjeçare, kompozitori dhe liriçisti i famshëm amerikan me origjinë hebreje Irving Berlin. Gjatë karrierës së tij 60 vjeçare ai do të bëhej tepër i njohur në botë me afro 1500 këngë të kompozuara ndër të cilat, 20 në show-un e Broadway-it. 15 të tjera do të përdoreshin si kolona zanore në filmat e Hollywood-it. Ai do të bashkëpunonte me shumë nga këngëtarët e mëdhenj si Leonard Cohen, Fred Astaire, Frank Sinatra, Louis Armstrong, etj.