1916 – Perandori i fundit i Kinës, Yuan Shikai, abdikon nga fronin mbretëror dhe, më pas rivendoset, Republika e Kinës. Yuan Shikai, ishte një ushtarak dhe zyrtar kinez i qeverisë që u ngrit në pushtet gjatë dinastisë Qing. Ai u përpoq të shpëtonte dinastinë me një numër projektesh modernizimi, përfshi, reformat burokratike, fiskale, gjyqësore, arsimore dhe të tjera, pavarësisht se luajti një rol kryesor në dështimin e tyre.
1935 – Vdes Aleksandër Moisiu, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare. Moisiu lindi në Trieste, Itali. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermano-folëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
1937 – Lind në Sarbrucken, Armin Hary. Hary, është një sprinter gjerman që fitoi garën në 100 metra, në Lojërat Olimpike të Romës në 1960. Ai ishte i pari jo-Amerikan që fitoi garën pasi Percy Williams i Kanadasë mori medaljen e artë në vitin 1928, njeriu i parë që vrapoi 100 metra në 10.0 sekonda dhe njeriu i fundit i bardhë që vendosi rekordin botëror në garën e 100 metrave.
1939 – Gjermania merr territorin e Memelit nga Lituania. Gjermanët kërkuan që Lituania të hiqte dorë nga rajoni i Memelit i cili ishte shkëputur nga Gjermania pas Luftës së Parë Botërore, ose Wehrmachti do të pushtonte Lituaninë. Kjo ishte, blerja e fundit territoriale për Gjermaninë para Luftës së Dytë Botërore, duke prodhuar një rënie të ekonomisë së Lituanisë dhe përshkallëzimin e tensioneve të para luftës për Evropën në tërësi.
1945 – Themelohet zyrtarisht, Liga Arabe, kur karta e saj, miratohet në Kajro, të Egjiptit. Liga Arabe, është një organizatë rajonale në botën arabe, e cila është e vendosur në Afrikë dhe Azinë Perëndimore. Lidhja Arabe u formua, fillimisht me gjashtë anëtarë, Egjipti, Iraku, Jordania, Libani, Arabia Saudite dhe Siria. Jemeni u bashkua si anëtar në 5 maj. Aktualisht, Lidhja ka 22 anëtarë, por pjesëmarrja e Sirisë është pezulluar.
1960 – Arthur Leonard Schawlow dhe Charles Hard Townes marrin patentën e parë për shpikjen e lazerit. Një lazer është një pajisje që lëshon dritë përmes një procesi të amplifikimit optik bazuar në emetimin e stimuluar të rrezatimit elektromagnetik. Termi “lazer” lindi si një akronim për “amplifikimin e dritës nga emetimi i stimuluar i rrezatimit”. Lazeri i parë u krijua në laboratorin Hughes, pikërisht nga Schawlow dhe Townes.
1995 – Kozmonauti Valeri Polyakov kthehet në tokë pasi vendosi një rekord prej 438 ditësh në hapësirë. Ai është mbajtësi i rekordit për qëndrimin më të gjatë në hapësirë në historinë njerëzore, duke qëndruar mbi stacionin hapësinor Mir për më shumë se 14 muaj (437 ditë 18 orë) gjatë një udhëtimi. Përvoja e tij e kombinuar në hapësirë rezulton në një afat kohorë, në më shumë se 22 muaj.
2010 – Vdes në moshën 85 vjeçare, James Black. Black, ishte një mjek dhe farmakolog skocez. Black themeloi një departament të Fiziologjisë Veterinare në Universitetin e Glasgow, ku u interesua për efektet e adrenalinës në zemrën e njeriut, si dhe ulcerën e stomakut. Ai, fitoi Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1988 për punën që çoi në zhvillimin e ilaçeve të propranololit dhe cimetidinës.
2016 – Në aeroportin e Brukselit, dhe në stacionin e metrosë në Maelbeck, ndodhin dy sulme terroriste. Tridhjetë e dy civilë dhe tre terroristë u vranë, dhe më shumë se 300 njerëz u plagosën. Një bombë tjetër u gjet gjatë një kontrolli në aeroport. Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS) morën përgjegjësinë për sulmet. Këto konsiderohen si sulmet më të rënda terroriste në këtë vend.