• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, January 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Maj 2024

Kalendari Historik 01 Maj 2024

1937 – Një stacion sovjetik, Poli i Veriut-1, bëhet zgjidhja e parë e kërkimit shkencor që vepron në akullin e rrjedhshëm të Oqeanit Arktik. Anëtarëtve të ekspeditës, hidrobiologut Pyotr Shirshov, gjeofizikantit Yevgeny Fyodorov, radiomarrësit Ernst Krenkel dhe komandanti Ivan Papanin, pas kthimit në atdhe, iu dha titulli i lartë Heronj të Bashkimit Sovjetik. Kjo ishte një nga ekspeditat e famshme ruse që eksploruan Polin e Veriut.

 

1966 – Forca Vullnetare e Ulsterit shpallin luftë kundër ushtrisë republikane irlandeze në Irlandën Veriore. Forca Vullnetare Ulster është një grup paramilitar besnik i Ulster. Ai u shfaq në vitin 1966. Udhëheqësi i parë i saj ishte Gusty Spence, një ish ushtar britanik. Grupi ndërmori një fushatë të armatosur pothuajse tridhjetë vjet gjatë Troubles. Ajo shpalli armëpushim në 1994.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 7 Janar 2026

Kalendari 6 Janar 2026

1973– Në orën 5:30 të mëngjesit nisi Revolta burgut të Spaçit, kjo ishte një kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë të burgut të Spaçit, Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht. Një prej gjesteve simbolike dhe domethënëse që shënoi kulmin e revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin komunist, mbi tarracën e njërës prej fjetoreve, i cili ishte improvizuar me mjete rrethanore nga të burgosurit. U mor beze e kuqe në qendrën e kulturës të kampit dhe Mersin Vlashi pikturoi shqiponjën në flamur, e cila u vendos në tarracën e pallatit burgut. Për herë të parë pas 29 viteve, flamuri shqiptar valëvitej pa yllin e kuq të komunistëve. Revolta e Spaçit u shtyp dhunshëm nga regjimi, duke dënuar kryengritësit, me dënime që varionin nga 25 vite shtesë në dënimin fillestar me burgim, deri në pushkatim. U arrestuan menjëherë 68 të dënuar. 12 prej tyre u gjykuan dhe u dënuan qysh në datën 24 maj nga Kolegji i Gjykatës së Lartë. Motivacion për dënimet e dhëna nga autoritetet ishte “djegia e tabelave të emulacionit socialist, ngritja të flamurit pa yll, shkruarja e parullave armiqësore dhe afishimi i tyre, si edhe parulla të hedhura me gojë më mënyrë demonstrative me përmbajtje thellësisht armiqësore”

1986 – Lind në Slavnski Brod, Mario Mandzukiç. Mandzukiç, është një futbollist profesionist kroat që luan si sulmues për klubin e Katar Stars League Al-Duhail. Disa nga klubet ku ai ka debutuar janë, Bayern Munich, Atletico Madrid, dhe Juventus. Në nivelin ndërkombëtar, Mandzukiç u dha debutimin e tij për Kroacinë në nëntor 2007 nën menaxherin Slaven Biliç. Ai, është golshënuesi i dytë më i mirë pas Suker në kombëtaren kroate.

 

1991 – Vdes në moshën 46 vjeçare Rajiv Gandhi. Gandhi, ishte një politikane indiane që shërbeu si Kryeministri i 6-të i Indisë nga 1984 në 1989. Ai mori detyrën pas vrasjes së vitit 1984 të nënës së tij, Kryeministrit Indira Gandhi, për t’u bërë Kryeministri më i ri Indian në moshën 40 vjeçare. Por edhe ai do të pësonte të njëjtin fat tragjik ashtu si dhe mamaja e tij. Rajiv do të vritej nga shpërthimi i një bombe.

 

1996 – Trageti MV Bukoba mbytet në ujërat e liqenit Victoria, në Tanzani duke vrarë afro 1000 pasagjerë. Presidenti Benjamin Mkapa shpalli tre ditë zi kombëtare. Akuza penale u ngritën kundër 10 zyrtarëve të Korporatës Hekurudhore në Tanzani, përfshirë kapitenin e Bukobas dhe menaxherin e Divizionit Detar të TRC. Kjo katastrofë është padyshim më tragjikja në tërë kontinentin afrikan.

 

2006 – Republika e Malit të Zi mban një referendum duke propozuar pavarësinë nga Unioni Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi. 60 përqind e malazezëve votojnë për pavarësinë. Asambleja e Republikës së Malit të Zi bëri një Deklaratë zyrtare të Pavarësisë të Shtunën 3 Qershor. SHBA, Kina, Rusia, dhe institucionet e Bashkimit Evropian shprehën synimet e tyre për të respektuar rezultatet e këtij referendumi.

 

2012 – Tragjedia e Himarës, ndodhi një aksident i rënd automobilistik rreth orës 16:30 kur një Autobus i mbushur me student, ra në një humnër, duke humbur jetën 13 student dhe u plagosen 22. Autobusi ishte me 45 Student të cilët ishin nga Universiteti Aleksandër Xhuvani nga Elbasani të cilët ishin në një ekspeditë. Qeveria e Shqipërisë në ndër te 13 viktimave te kësaj tragjedie shpalli 22 Maj-in ditë zi-e Kombëtare. Autobusi u gjet një humnerë në Qafë e Vishës afër Himarës, humnera ishte 80 metra nën tokë shkaku zyrtar i aksidentit ishte shpejtësia e tejkaluar.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas arratisjes së vëllait, i cili shkoi në Gjermani e, më pas në Luftën e Vietnamit, nënën e lanë në Savër, kurse mua dhe motrën, dy vajza të reja, na çuan në Belsh, ku...”/ Dëshmia e trishtë e vajzës së ish-kolonelit të Zogut

Next Post

“Në kampin e internimit në Gjazë, i bënë demaskim Neshat Talos, nga Devolli dhe sekretaria e partisë, Rita Vogli, i tha; fol armik, prano, se ne të kemi incizuar e, të kemi filmuar...”/ Historitë e trishta me “armiqtë e popullit”!

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 7 Janar 2026

January 5, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 6 Janar 2026

January 5, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 5 Janar 2026

January 5, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 4 Janar 2026

January 3, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 3 Janar 2026

December 11, 2025
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 2 Janar 2026

December 11, 2025
Next Post
“Kryetari i Degës së Brendshme dhe Punëtori Operativ, më mbajtën pesë orë në një dhomë te Hotel ‘Myzeqeja’, në Lushnje, ku më…”/ Dëshmia e dhimbshme e Simon Mirakaj

“Në kampin e internimit në Gjazë, i bënë demaskim Neshat Talos, nga Devolli dhe sekretaria e partisë, Rita Vogli, i tha; fol armik, prano, se ne të kemi incizuar e, të kemi filmuar...”/ Historitë e trishta me “armiqtë e popullit”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme