• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari 20 Shkurt 2026

Kalendari 01 Shkurt 2026

1879 – Lindi Luigj Gurakuqi veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me të Gurakuqi e kujton: Luigj Gurakuqi ka qenë një nga deputetët më aktivë në parlamentin shqiptar në fillimin e viteve ’20. Në këtë periudhë,Shqipëria sapo kishte dalë nga Lufta dhe diskutohej gjerësisht mënyrë e zhvillimit ekonomik. Opsionet për Shqipërinë në këtë periudhë ishin vetëm dy: ajo e marrjes së një huaje nga jashtë, dhe ajo e dhënies së koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Në këtë këtë mënyrë mund të siguroheshin të ardhurat për të mundësuar ndezjen e motorit ekonomik të vendit. Gurakuqi mori pjesë në Komitetin revolucionar që çoi drejt Lëvizjes së qershorit, dhe iu caktua armatosja e kaçakëve të Nikaj-Mërturit. Në qeverinë Noli të dalur pas Lëvizjes së qershorit, u emërua ministër i Financave. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924.

1909 – Publikimi Manifestit Futurist në revistën franceze Le Figaro. Ky është një manifest i shkruar nga poeti italian Filippo Tommaso Marinetti dhe botuar në vitin 1909. Marinetti shpreh një filozofi artistike të quajtur Futurizëm që ishte një refuzim i së kaluarës dhe një festim i shpejtësisë, makinerisë, rinisë, dhe industrisë. Ai gjithashtu mbrojti modernizimin dhe rinovimin kulturor të Italisë.

 

1935 – Caroline Mikkelsen bëhet gruaja e parë që shkel në Antarktidë. Më 20 shkurt 1935, ekspedita bëri rënie në tokë diku në raftin kontinental të Antarktikut. Mikkelsen u largua nga anija dhe mori pjesë në ngritjen e flamurit të Norvegjisë dhe në ndërtimin e një pllake përkujtimore. Sot, vendi ku ajo zbriti në kontinentin e akullt, (i cili është territor norvegjez) për nder mban emrin e saj.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 19 Shkurt 2026

Kalendari 18 Shkurt 2026

 

At Anton Harapi1946 – Pushkatohet Anton Harapi, frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Emërohet drejtor i kolegjit françeskan më 1923. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, P. Antoni është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen.Nuk dihet vendi ku iu varros trupi. Me marrjen e pushtetit nga partizanët dhe pushkatimin e tij, vepra e një personi që mbante etiketën e kuislingut nuk pau dritën e botimit në Shqipëri gjatë kohëzgjatjes së atij regjimi. Komiteti “Shqipëria e Lirë” thërret si përgjegjës për kulturën P. Daniel Gjeçajn dhe i jep detyrë të botojë publicistikën e P. Antonit, gjë që arrihet më 1959 me vëllimin nën titullin “Andrra e Prêtashit” në Romë më 1959, më tej u ribotua edhe publicistika që rrëfente e përshkruante udhëtimin për në Grudë me titullin “Valë mbi valë” më 1994.

1991 – Në kryeqytetin shqiptar Tirana, statuja gjigante e diktatorit komunist, Enver Hoxha, rrëzohet nga turmat e studentëve dhe protestuesve të zemëruar. Me mijëra persona, do të merrnin pjesë në këtë akt, të cilët do të arrinin deri në përleshje me policinë. Rrëzimi i shtatores së diktatorit komunist, do të mbyllte de facto kapitullin 47 vjeçar të sundimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.

 

1993 – Vdes në Perugia, në moshën 76 vjeçare, Ferrucio Lamborghini. Lamborghini, ishte një industrialist italian. Në vitin 1963, ai krijoi Automobili Lamborghini, një prodhues i makinave sportive të nivelit të lartë në Sant’Agata Bolognese. Në 1959, ai hapi një fabrikë të ngrohjes së naftës, Lamborghini Bruciatori, e cila më vonë hyri në biznesin e prodhimit të pajisjeve të kondicionimit.

 

2005 – Spanja bëhet vendi i parë që votoi në një referendum për ratifikimin e Kushtetutës së propozuar të Bashkimit Evropian, duke e kaluar atë me një diferencë të konsiderueshme, por me një pjesëmarrje të ulët. Referendumi konsultativ për ratifikimin e Kushtetutës së propozuar për Bashkimin Evropian u miratua me 81 përqind të votave të vlefshme, megjithëse pjesëmarrja ishte vetëm 41 përqind.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

SPAÇ 1973

Next Post

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por...”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 18 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 17 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 16 Shkurt 2026

February 15, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Shkurt 2026

February 14, 2026
Next Post
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por...”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme