1879 – Lindi Luigj Gurakuqi veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me të Gurakuqi e kujton: Luigj Gurakuqi ka qenë një nga deputetët më aktivë në parlamentin shqiptar në fillimin e viteve ’20. Në këtë periudhë,Shqipëria sapo kishte dalë nga Lufta dhe diskutohej gjerësisht mënyrë e zhvillimit ekonomik. Opsionet për Shqipërinë në këtë periudhë ishin vetëm dy: ajo e marrjes së një huaje nga jashtë, dhe ajo e dhënies së koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Në këtë këtë mënyrë mund të siguroheshin të ardhurat për të mundësuar ndezjen e motorit ekonomik të vendit. Gurakuqi mori pjesë në Komitetin revolucionar që çoi drejt Lëvizjes së qershorit, dhe iu caktua armatosja e kaçakëve të Nikaj-Mërturit. Në qeverinë Noli të dalur pas Lëvizjes së qershorit, u emërua ministër i Financave. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924.
1909 – Publikimi Manifestit Futurist në revistën franceze Le Figaro. Ky është një manifest i shkruar nga poeti italian Filippo Tommaso Marinetti dhe botuar në vitin 1909. Marinetti shpreh një filozofi artistike të quajtur Futurizëm që ishte një refuzim i së kaluarës dhe një festim i shpejtësisë, makinerisë, rinisë, dhe industrisë. Ai gjithashtu mbrojti modernizimin dhe rinovimin kulturor të Italisë.
1935 – Caroline Mikkelsen bëhet gruaja e parë që shkel në Antarktidë. Më 20 shkurt 1935, ekspedita bëri rënie në tokë diku në raftin kontinental të Antarktikut. Mikkelsen u largua nga anija dhe mori pjesë në ngritjen e flamurit të Norvegjisë dhe në ndërtimin e një pllake përkujtimore. Sot, vendi ku ajo zbriti në kontinentin e akullt, (i cili është territor norvegjez) për nder mban emrin e saj.
1946 – Pushkatohet Anton Harapi, frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Emërohet drejtor i kolegjit françeskan më 1923. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, P. Antoni është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen.Nuk dihet vendi ku iu varros trupi. Me marrjen e pushtetit nga partizanët dhe pushkatimin e tij, vepra e një personi që mbante etiketën e kuislingut nuk pau dritën e botimit në Shqipëri gjatë kohëzgjatjes së atij regjimi. Komiteti “Shqipëria e Lirë” thërret si përgjegjës për kulturën P. Daniel Gjeçajn dhe i jep detyrë të botojë publicistikën e P. Antonit, gjë që arrihet më 1959 me vëllimin nën titullin “Andrra e Prêtashit” në Romë më 1959, më tej u ribotua edhe publicistika që rrëfente e përshkruante udhëtimin për në Grudë me titullin “Valë mbi valë” më 1994.
1965 – Ranger 8 përplaset në Hënë pas një misioni të suksesshëm të fotografimit të vendeve të mundshme të uljes për astronautët e programit Apollo. Ranger 8 ishte një sondë hënore në programin Ranger, një seri robotike anijesh që filloi nga NASA në fillim të mesit të viteve 1960 për të marrë imazhet e para të afërta të sipërfaqes së Hënës.Kjo sondë hapësinore, do të ishte pjesë e programit Apollo.
1991 – Në kryeqytetin shqiptar Tirana, statuja gjigante e diktatorit komunist, Enver Hoxha, rrëzohet nga turmat e studentëve dhe protestuesve të zemëruar. Me mijëra persona, do të merrnin pjesë në këtë akt, të cilët do të arrinin deri në përleshje me policinë. Rrëzimi i shtatores së diktatorit komunist, do të mbyllte de facto kapitullin 47 vjeçar të sundimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
1993 – Vdes në Perugia, në moshën 76 vjeçare, Ferrucio Lamborghini. Lamborghini, ishte një industrialist italian. Në vitin 1963, ai krijoi Automobili Lamborghini, një prodhues i makinave sportive të nivelit të lartë në Sant’Agata Bolognese. Në 1959, ai hapi një fabrikë të ngrohjes së naftës, Lamborghini Bruciatori, e cila më vonë hyri në biznesin e prodhimit të pajisjeve të kondicionimit.
2005 – Spanja bëhet vendi i parë që votoi në një referendum për ratifikimin e Kushtetutës së propozuar të Bashkimit Evropian, duke e kaluar atë me një diferencë të konsiderueshme, por me një pjesëmarrje të ulët. Referendumi konsultativ për ratifikimin e Kushtetutës së propozuar për Bashkimin Evropian u miratua me 81 përqind të votave të vlefshme, megjithëse pjesëmarrja ishte vetëm 41 përqind.