• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 19 Tetor 2024

Kalendari Historik 1 Tetor 2024

1920 – Lindi në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës, Mark Krasniqi, profesor, akademik, politikan dhe shkrimtar shqiptar Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe. Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë “Posta e porositur”. autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmit e gjeografisë dhe etnografisë.

1921– Kryeministri portugez Antonio Granjo do të vritet së bashku me disa politikanë të tjerë në atë që do të quhet “Nata e Përgjakur”. Gjatë këtij grushti shteti, përpos eliminimit të Kryeministrit, do të vriteshin edhe një sërë politikanësh dhe deputetësh, nga disa oficerë dhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Portugalisë. Trupat e tyre u transportuan me një kamion dhe u hodhën në lumin Lisbona. Kjo do të jetë një nga operacionet ushtarake më të përgjakshme në historinë e këtij vendi, që nga themelimi i tij. Një grusht shteti me përpjesëtime më të vogla Portugalia e provoi pas 53 vitesh.

1935 – Liga e Kombeve të Bashkuara, vendos sanksione të ashpra ekonomike ndaj Italisë, për shkak se kjo e fundit sulmoi Etiopinë. Gjatë Luftës Italo-Abyssine, trupat fashiste të komanduara nga Emilio De Bono, shkelën hapur Konventën e Paqes së Gjenevës, duke sulmuar madje edhe me armë kimike Abisininë. Për këtë arsye një sërë shtetesh nga mbarë Bota vendosën sanksione të ashpra ekonomike ndaj qeverisë së Benito Mussolini-t. Por Italia fashiste, jo vetëm që e përballoi me sukses këtë gjë, por arriti deri aty sa ta pushtonte të tërë Etiopinë duke kryer masakra të mëdha mbi popullsinë e atij vendi. Ajo u furnizua ekonomikisht dhe ushtarakisht nga Gjermania naziste.

1937 – Vdes në Cambridge në moshën 66 vjeçare fizikanti britanik Ernest Rutherford. Rutherford, do të bëhej i njohur në mbarë botën në vitin 1908, për fitoren e Çmimit Nobel në Fizikë. Kontributi i tij në këtë fushë ishte se ai, zbuloi përfshirjen e elementëve kimikë në substancat radio-aktive. Për të gjitha zbulimet dhe shpikjet e tij, Rutherford-i, do të dekorohej nga qeveria britanike, duke u cilësuar si një na shkencëtarët më të mëdhenj të shek XX. Emrin e tij sot e mbajnë një sërë shkollash dhe kolegjesh në Britani dhe më gjerë.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 13 Shkurt 2026

Kalendari 12 Shkurt 2026

1950 – Gjatë Luftës së Koresë, trupat ushtarake të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, korrin një fitore të rëndësishme në Pyongyang. Pas një sërë kundër-ofensivash të vazhdueshme forcat amerikane dhe ato të aleatëve të tjerë nën flamurin e OKB-së, thyejnë trupat koreano-veriore brenda kufirit të tyre. Beteja e Pyongyang-ut do të cilësohej si një ndër më kryesoret në fushatën e luftimeve në gadishullin Korean. Luftimet do të zgjasnin katër ditë dhe do ti kushtonin të dy palëve, qindra viktima.

 

1954 – Lind në Dudley të Anglisë, futbollisti dhe trajneri i famshëm Sam Allardyce. Ai do të spikaste si mbrojtjes me ekipet e Bolton-it dhe Sunderland-it në vitet 70-80. Më pas karriera e tij do të kulmonte si trajner me skuadrat e Newcastle-it, West Ham-it, dhe Everton-it. Gjithashtu Allardyce do të drejtonte kombëtaren angleze në Europianin e Francë 2016. Ai sot konsiderohet si një prej trajnerëve më të paguar dhe më të suksesshëm në Kampionatin Anglez të Futbollit, Premier League.

 

1984 – Prifti Katolik polak Jerzy Popieluzsko, vritet me paramendim nga tre agjentë të Sluzba Bezpieczenstwa-s (shërbimi informativ polak). Vrasja e Popieluzsko-s u krye, pasi ky i fundit ishte angazhuar gjerësisht në lëvizjen anti-komuniste të Solidarnost-it. Ai u torturua për vdekje nga të tre agjentët e Sigurimit polak dhe trupi i tij u hodh në ujërat e ngrira të lumit Wistula, për tu gjetur pas disa ditësh. Në funeralin e tij morën pjesë me mijëra persona, të cilët e kthyen atë në një demonstratë të madhe kundër regjimit. Të tre agjentët u arrestuan dhe u dënuan për këtë krim, ndërsa Popieluzsko u shpall shenjt dhe martir i Kishës Katolike polake.

2000 -Ndërron jetë Mahir Domi, gjuhëtar, akademik shqiptar ishte filolog, pedagog dhe akademik shqiptar. Studimet e mesme i nisi në Normalen e Elbasanit dhe i vazhdoi e përfundoi në Liceun Kombëtar të Korçës më 1937. Ndoqi studimet e larta për filologji klasike dhe u diplomua në Universitetin e Grënoblës në Francë më 1941. Po atë vit filloi punën si mësues e më pas si drejtor në Normalen të Elbasani. Prof. M. Domi ka dhënë një kontribut të shquar në fushë të arsimit si drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe si drejtues e pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai punoi me përkushtim e dha ndihmesën e tij të çmuar si mësues e pedagog në hartimin e planeve dhe të programeve të reja të shkollës sonë si edhe me librat e gjuhës dhe të letërsisë që hartoi për nevoja të niveleve të ndryshme parauniversitare e universitare të shkollës. Veç punës së tij të gjerë në fushën e mësuesisë, prof. M. Domi dha një kontribut të shquar në shumë fusha të dijes albanologjike në të gjitha shkencat filologjike e letrare shqiptare, Ai nderohet e vlerësohet nga studiues të ballkanologjisë e të indoevropianishtes. Në shumë kongrese e konferenca ndërkombëtare e kombëtare ku ka marrë pjesë ka thënë fjalën e tij me peshë për problemet e shqipes, duke e përfaqësuar denjësisht shkencën shqiptare. Krahas veprës së tij të gjerë shkencore, ai ka lënë kujtimin e një shkencëtari të palodhur erudit, me horizont të gjerë, të njeriut të ndershëm e fisnik, i cili një pjesë të jetës së tij, me dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizonte, ia kushtoi përgatitjes së brezit të ri.

2003 – Nënë Tereza lumturohet nga Papa John Paul-i i II-të. Misionarja më e famshme në botë me origjinë shqiptare, fillon kështu procesin e lumturimit nga Vatikani pasi, nëpërmjet dëshmitarëve u vërtetuan plotësisht tre mrekullitë e saj. Ajo do të futet kështu përfundimisht në radhët e dhjetëra misionarëve të krishterë të cilët për veprat e tyre, janë shpallur shenjtorë nga Papa i Romës. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu do të jetë e para kolerike shqiptare që fillon procesin e shpalljes shenjtore në botën e krishterë.

 

2009 – Ndërroi jetë Dhimitër Xhuvani, shkrimtar shqiptar. Studioi letërsi në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë “Gorki” të Moskës. Dhimitri pas shkollës së mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit. Shkëputet nga mjekësia dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin “Gorki” të Moskës. Krahas punës së shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit. Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i “Çmimit të Republikës”, proza e tij është përkthyer në disa gjuhë si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, në gjuhën kineze dhe japoneze.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kam parë ish-pushtetarë të frikshëm, duke zbritur nga dera e auto-burgut, ndonëse kishin bërë ‘diellin dhe shiun’ e kishin zbrazur depozita vreri mbi elitën e kombit...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

“Sheh Kasemi, ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes, u varros në Tyrben e tyre dhe gjithë vendi, ishte një qendër e madhe për përpunimin e...”/ Historia e panjohur e familjes tiranase

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 13 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 11 Shkurt 2026

February 11, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 10 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 09 Shkurt 2026

February 7, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 08 Shkurt 2026

February 4, 2026
Next Post
“Sheh Kasemi, ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes, u varros në Tyrben e tyre dhe gjithë vendi, ishte një qendër e madhe për përpunimin e…”/ Historia e panjohur e familjes tiranase

“Sheh Kasemi, ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes, u varros në Tyrben e tyre dhe gjithë vendi, ishte një qendër e madhe për përpunimin e...”/ Historia e panjohur e familjes tiranase

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme