• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 19 Qershor 2024

Kalendari Historik 01 Qershor 2024

1867 – Maximilian I i Perandorisë së Dytë Meksikane ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi në Queretaro. Ai ishte, monarku i vetëm i Perandorisë së Dytë Meksikane dhe vëllai më i vogël i perandorit austriak Franz Joseph I. Perandoria u rrëzua pa ndihmën franceze, dhe ai u kap dhe u ekzekutua nga qeveria meksikane, e cila më pas rivendosi Republikën.

 

1953 – Gjatë Luftës së Ftohtë, Julius dhe Ethel Rosenberg janë ekzekutuar në burgun e Sing Sing, në New York. Çifti Rozenberg, u arrestua, pasi u dyshuan për shitjen e sekreteve të armës bërthamore, Bashkimit Sovjetik. Por me gjithë këtë akuzë të rëndë, ky fakt nuk u provua asnjëherë nga gjykata amerikane. Ekzekutimi i tyre, shkaktoi protesta masive.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 06 Shkurt 2026

Kalendari 05 Shkurt 2026

1965 – Nguyen Cao Ky bëhet Kryeministër i Vietnamit të Jugut në krye të një junte ushtarake, ndërsa Gjenerali Nguyen Van Thieu zgjidhet si shefi i figurave të shtetit. Por më pas Kryeministri Ky, tërhiqet nga posti i tij dhe caktohet si Zv President në një administratë civile të kryesuar po nga Van Thieu. Këto qeveri do të kishin përkrahjen e SHBA-së.

 

1975 – Vdes në moshën 67 vjeçare, Sam Giancana. Giancana, ishte një mafioz, dhe shefi i sindikatës kriminale të Chicagos në vitet 1957-1966. Emri i tij do të bëhej sinonimi i të gjitha aktiviteteve kriminale të paligjshme në SHBA-në, e viteve 50-60. Po ajo që do ta përfliste më shumë Giancanën, ishte fakti i përfshirjes së tij në vrasjen e Kennedy-t.

 

 

1978 – Lind në Wurzburg, Dirk Nowitzki. Nowitzki, është një basketbollist profesionist gjerman. Si student i klubit të basketbollit DJK Wurzburg, Nowitzki u zgjodh në draftin NBA të vitit 1998 nga Milwaukee Bucks dhe menjëherë u tregtua në Dallas Mavericks, ku ai luajti të gjithë karrierën e tij 22 vjeçare të Shoqatës së Basketbollit Kombëtar (NBA).

 

1988 – Ndërron jetë Marie Logoreci, aktore shqiptare e teatrit dhe filmit. Pioniere e kinematografisë shqiptare. Me interpretimin e saj në skenë e ekran, ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të Nënës shqiptare. Maria mbeti një aktore e madhe e skenës. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë. Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale të Maria. Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e larte Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit.

 

1990 – Ligji aktual ndërkombëtar që mbron popujt indigjenë, Konventa e Popujve Indigjenë dhe Fisnorë, 1989, është ratifikuar për herë të parë nga Norvegjia. Konventa e Popujve Indigjenë dhe Fisnorë, e vitit 1989 është një Konventë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e njohur gjithashtu si Konventa e ILO-s 169, ose C169.

 

 

2012 – Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kërkoi azil në ambasadën ekuadoriane të Londrës nga frika e ekstradimit në SHBA pas publikimit të dokumenteve të klasifikuara më pare. Assage, do të publikonte me mijëra kabllograme sekrete të pa-deklasifikuara të cilat kishin të bënin kryesisht me ndikimin e politikës amerikane në Lindjen e Mesme.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi torturonte ndonjë në hetuesi, Durim F., shkonte te kamarieria bionde e Hotel Turizmit dhe...”/ Historia e rrallë e hetuesit, që i çoi telegram ngushëllimi Enverit, për vdekjen e Mehmet Shehut

Next Post

“Kryehetuesi sadist Llambi Gegeni, xhahili Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, në Degën e Shkodrës, më çanë kokën, më qorruan njërin sy dhe...”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 06 Shkurt 2026

February 4, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 05 Shkurt 2026

February 2, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 04 Shkurt 2026

February 2, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 03 Shkurt 2026

February 2, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 02 Shkurt 2026

January 28, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 01 Shkurt 2026

January 29, 2026
Next Post
“Kryehetuesi sadist Llambi Gegeni, xhahili Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, në Degën e Shkodrës, më çanë kokën, më qorruan njërin sy dhe…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik

“Kryehetuesi sadist Llambi Gegeni, xhahili Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, në Degën e Shkodrës, më çanë kokën, më qorruan njërin sy dhe...”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme