1918 – Kongresi amerikan themeloi zona kohore dhe miraton kohën e kursimit të ditës. Koha e kursimit të ditës, është praktikë e avancimit të orëve gjatë muajve të ngrohtë në mënyrë që errësira të bie më vonë çdo ditë sipas orës. Vetë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka 6 zona kohore me nga një orë diferencë nga njëra-tjetra. Ky proçes, aplikohet edhe sot e kësaj në të gjitha vendet e botës.
1921 – Gjatë, Luftës Irlandeze të Pavarësisë, ndodh një nga ngjarjet më të mëdha të saj që zhvillohet në Crossbarry, të County Cork. Rreth 100 vullnetarë të Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) shpëtojnë nga një përpjekje e mbi 1.300 forcave britanike për t’i rrethuar ato. Gjatë këtij rrethimi, irlandezët patën 3 të vdekur, ndërsa britanikët, 10 të vdekur, dhe disa të plagosur.
1930 – Vdes në moshën 81 vjeçare, Arthur Balfour. Balfour, ishte një burrë konservator britanik që shërbeu si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga 1902 deri në 1905. Si sekretar i Jashtëm në ministrinë Lloyd George, ai bëri Deklaratën e Balfour në 1917 në emër të kabinetit. Kjo deklaratë kishte të bënte me të drejtën që Perandoria Britanike, iu jepte hebrenjve, për të ndërtuar shtetin e tyre.
1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler lëshon “Dekretin” e tij duke urdhëruar që të shkatërrohen të gjitha industritë, instalimet ushtarake, dyqanet, objektet e transportit dhe objektet e komunikimit në Gjermani. Ky urdhër kontribuoi për goditjen e rëndë të ekonomisë gjermane. Dekreti në fjalë, u quajt “Dekreti Neron” për nder të perandorit romak i cili u shquajt për shkatërrimin e vetë Romës.
1949 – Vdiq ne Durres Vinçens Prennushi ka qenë folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe martir shqiptar. Prennushi – ashtu si sivëllezërit e tij, të pushkatuar nga regjimi komunist – u lumnua më 5 nëntor 2016 në një celebrim të drejtuar nga Kardinali Angelo Amato. Më 1924 botoi broshurën me 16 fletë Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë, ku ka shfaqur mendime për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit perëndimor. Më 19 Mars 1936 Selia e Shenjtë e emëroi peshkop të Sapës, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1940, kur u emërua kryepeshkop metropolitan i Dioqezës së Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Më 19 maj 1947 Imzot Prennushi u arrestua dhe filloi t’i nënshtrohej një kalvari vuajtjesh fizike e psikologjike, të krijuar nga regjimi komunist shqiptar. Prennushi deklaroi se lufta e tij ishte kundër komunistëve e Partisë Komuniste që të mos ekzistonin, kur të formohej pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve. Më 19 mars 1949, i sëmurë me zemër, vdiq nga tortura çnjerëzore në burgun e Durrësit. U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.
1955 – Lind në Idar-Oberstein, Bruce Willis. Willis, është një aktor, producent, dhe regjisor amerikan. Karriera e tij filloi në skenën Off-Broadway në vitet 1970. Ai më vonë e arriti famën me rolin e tij kryesor në serialin televiziv Moonlighting. Willis është shfaqur në mbi 70 filma dhe vlerësohet gjerësisht si një “hero i veprimit”, për shkak të portretizimit të tij të John McClane në ekskluzivitetin Die Hard, dhe role të tjera të tilla.
1962 – Përfundon zyrtarisht Lufta për Pavarësinë e Algjerisë. Kjo luftë, zgjati nga 1954 deri në 1962, gjë që çoi në fitoren pavarësinë e saj nga Franca. Ky ishte një konflikt kompleks i karakterizuar nga lufta guerile, luftimet asimetrikë dhe përdorimi i torturave. Konflikti gjithashtu u bë një luftë civile midis bashkësive të ndryshme dhe brenda komuniteteve. Lufta u zhvillua kryesisht në territorin e Algjerisë, me pasoja në metropolitanë Francë.
1989 – Flamuri egjiptian është ngritur në Taba, duke shënuar përfundimin e okupimit izraelit që nga Lufta Gjashtë Ditore në vitin 1967, dhe Traktatin e Paqes Egjipt-Izrael në vitin 1979. Ky qytet kishte shërbyer si mollë sherri midis Egjiptit, dhe Izraelit për shumë vite. Këto dy shtete, rifilluan bisedimet që përfunduan në shkurt 1989. Si rezultat, Taba u nda dhe shumica e saj iu dha Egjiptit. Izraeli mbajti një shtrirje prej 250 metrash të gjatë të plazhit.
1990 – Përplasjet etnike të Targu Mures të Rumanisë, fillojnë katër ditë pas përvjetorit të Revolucioneve të 1848 në Perandorinë Austriake. Këto përplasje, i referohen incidenteve të pranishme, midis grupeve etnike Rumune dhe Hungareze në Transilvani, të Rumanisë në Mars 1990. Përplasjet ishin incidentet më të përgjakshme ndëretnike të epokës post-komuniste në Transilvani.