1917 – Themelohet, klubi norvegjez i futbollit Rosenborg BK. Klubi ka fituar një rekord të 26 titujve të ligave, 12 tituj të Kupës së Futbollit Norvegjez dhe ka luajtur më shumë ndeshje UEFA sesa çdo skuadër tjetër futbolli norvegjeze. Ata, gjithashtu morën pjesë në fazën grupore të Champions League 11 herë, duke arritur deri në çerekfinale në vitet 1996–97. Disa lojtarë të saj luajnë edhe për kombëtaren e këtij vëndi.
1934 – Zveno dhe segmente të Ushtrisë Bullgare zhvilluan një grusht shteti dhe instalojnë Kimon Georgiev si Kryeministrin e ri të Bullgarisë. Grushti shteti nuk u prit mirë nga partitë e tjera politike, por ata nuk ishin në gjendje ta kundërshtonin atë. Qeveria e re shfuqizoi përkohësisht Kushtetutën e Tarnovo, shpërndau Asamblenë Kombëtare dhe ndaloi partitë politike, organizatat revolucionare dhe sindikatat.
1946 – Lind në Ascoli, Michele Placido. Placido, është një aktor dhe regjisor i kinematografisë italiane. Ai njihet më shumë për rolin e Corrado Cattani në serialin televiziv La Piovra. Në vitin 2008, në një përmbysje të roleve, ai portretizoi shefin e mafies Bernardo Provenzano në filmin L’Ultimo Padrino. Një rol i dallueshëm për audiencën amerikane është ai i një biznesmeni italian në komedinë e vitit 1988 Big Business.
1961 – Gjatë Programit Venera, Venera 1 bëhet objekti i parë i krijuar nga njeriu që fluturoi nga një planet tjetër duke kaluar Venusin (sonda kishte humbur kontaktin me Tokën një muaj më parë dhe nuk dërgoi asnjë të dhënë). Venera 1 ishte një sondë 643.5 kilogramëshe, e përbërë nga një trup cilindrik 1.05 metra me diametër të mbërthyer nga një kube, në lartësi totale prej 2.035 metrash.
1964 – Ndëron jetë Abdurrahman Haxhiu, njohur si Roza Haxhiu është një ish futbollist profesionist dhe trajner shqiptar, emrin e të cilit mban dhe stadiumi i Lushnjes. Haxhiu nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 1947 te ekipi i të rinjëve të Lushnjes, në atë kohë i quajtur “Traktori Lushnje”, pasi ra në sy të trajnerit Dilaver Toptani. Ai qëndroi te Lushnja deri në vitin 1949 para se të kalonte për një periudhë të shkurtër te Besa. Në vitin 1951, ai u transferua te Partizani ku do të kalonte një periudhë të suksesshme, duke fituar kampionatin tre herë rresht si dhe kupën dy herë.[2] Ai qëndroi te Partizani për shumicën e karrierës së tij, nga viti 1951 deri në vitin 1958 kur fitoi dhe medaljen e argjendtë në Laipzig. Pas Partizanit, ai u transferua dhe qendroi te Dinamo për 1 vit ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist. Në vitin 1960, Haxhiu punoi si trajner i Lushnjes duke i dhënë asaj një ngjitje historike në vendin e parë atë kampionat. Pak më vonë do të punonte për pak kohë si trajner i Pogradecit që do të ishte dhe përmbyllja e karrierës së tij si trajner.
1986 – Akti për mbrojtjen e pronarëve të armëve të zjarrit nënshkruhet në ligj nga Presidenti amerikan Ronald Reagan. Ky akt, adresoi abuzimet e shënuara në raportin e Nënkomitetit të Gjykatës së Senatit 1982. Ndër reformat që synojnë të lehtësojnë kufizimet në shitjet e armëve ishin rihapja e shitjeve ndërshtetërore të armëve, mbi një bazë të kufizuar, legalizimi i dërgesave të municioneve përmes Shërbimit Postar të SHBA.
1994 – Vdes në moshën 64 vjeçare Jacqueline Kennedy Onassis. Jacqueline Kennedy, ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara gjatë presidencës së John F. Kennedy dhe vlerësohej si një ikonë ndërkombëtare e stilit dhe kulturës. Në vitin 1968, ajo u martua me magnatin grek të transportit, Aristotle Onassis. Pas vdekjes së Onassis në 1975, ajo pati një karrierë si redaktore e librave në New York.
2007 – Presidenti i Rumanisë Traian Basescu i mbijeton një referendumi të fajësimit dhe kthehet në detyrë nga pezullimi. Ndërsa Gjykata Kushtetuese e Rumanisë pranoi votimin e Parlamentit të nesërmen, Basescu mbeti i pezulluar nga pozita e presidentit derisa referendumi të sqaronte situatën. Megjithëse nuk është fajësuar, ai është presidenti i parë në historinë e Rumanisë që është pezulluar zyrtarisht.