1903 – Maurice Garin fiton turneun e parë Tour de France. Tour de France i vitit 1903 ishte gara e parë e çiklizmit, e vendosur dhe sponsorizuar nga gazeta L’Auto, paraardhësi i të përditshmes aktuale, L’Équipe. Ai u zhvillua nga 1 deri më 19 korrik në gjashtë etapa mbi 2,428 km. Çiklistët që garonin në të, ishin të detyruar për të kaluar 6 faza.
1946 – Lind në Bukuresht, Ilie Nastase. Nastase, është një ish-tenist profesionist numër një i Rumanisë, dhe një nga lojtarët më të mirë në botë të viteve 1970. Ai u rendit në botë numër 1 nga 23 gusht 1973 deri më 2 qershor 1974. Nastase është një nga dhjetë lojtarët në histori që ka fituar më shumë se 100 tituj profesionistë të ATP.
1961 – Tunizia vendos një bllokadë në bazën detare franceze në Bizerte, ndërsa francezët do të kapnin tërë qytetin katër ditë më vonë. Kriza arriti kulmin në një betejë tre-ditore midis forcave franceze dhe tuniziane që la rreth 630 rebelë tunizianë ,dhe 24 ushtarë, francezë të vdekur. Kjo njihet si një ndër përplasjet më të rënda në Afrikën e Veriut.
1963 – Joe Walker fluturon me një avion X-15 të Amerikës së Veriut në një lartësi rekord prej 106,010 metrash, në Fluturimin X-15 90. Duke tejkaluar një lartësi prej 100 km, në vijën e quajtur Karman, ky fluturim kualifikohet si një fluturim hapësinor njerëzor i pari në llojin e vet, nën konventën ndërkombëtare.
1977 – Sinjali i parë në botë i Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) u transmetua nga Navigation Technology Satellite 2, dhe u mor në Rockwell Collins në Cedar Rapids, në 12:41 me orën Lindore. Ky ishte një nga sistemet satelitore globale të navigimit (GNSS) që siguron informacionin e gjeokokimit dhe kohës për një marrës GPS kudo në ose afër Tokës.
1981 – Në një takim privat me Presidentin e SHBA Ronald Reagan, Presidenti Francez François Mitterrand zbulon ekzistencën e Farewell Dossier, një koleksion dokumentesh që tregojnë se Bashkimi Sovjetik, kishte vjedhur kërkimin dhe zhvillimin teknologjik amerikan. Këto dosje iu dhanë shërbimit sekret francez, nga koloneli i KGB, Vladimir Vetrov.
1992 – Vdes në moshën 52 vjeçare si pasojë e një atentati, Paolo Borsellino. Ishte gjyqtar italian dhe magjistratë për ndjekje penale. Nga zyra e tij në Pallatin e Drejtësisë në Palermo, ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale duke u përpjekur të rrëzonte fuqinë e mafies siciliane. Ai u vra nga një makinë-bombë afër shtëpisë së tij.
1997 – Ushtria e Përkohshme Republikane Irlandeze rinis një armëpushim për t’i dhënë fund fushatës së tyre paramilitare 25-vjeçare, për t’i dhënë fund sundimit britanik në Irlandën Veriore. Gjatë luftës 25 vjeçare të IRA-s, për pavarësi nga Britania e Madhe, përllogariten me qindra, të vrarë midis të dy palëve ndërluftuese.