1931 – Në Mançuri të Kinës veri-lindore, ndodh ajo që në historiografinë e konflikteve botërore do të quhet edhe si Incidenti i Mukden-it. Pikërisht në këtë rajon kufitar me Korenë, trupat ushtarake japoneze do të inskenonin një sabotim. Një shpërthim i kontrolluar në linjën hekurudhore që përdorej për transportin e ushtarëve japonezë nga Koreja drejt Kinës, do të shërbente si pretekst për pushtimin e kësaj të fundit nga Japonia. Pushtim që do të merrte fund në 1945.
1944 – Nëndetësja britanike HMS Tradewind siluron dhe mbyt anijen transportuese japoneze Junyo Maru, në brigjet e Sumatrës, në arkipelagun Indonezia. Në bordin e anies japoneze gjendeshin afro 6000 vetë, shumica e të cilëve të burgosur indonezianë, britanikë, holandezë, dhe amerikanë të cilët torturoheshin brenda ambienteve të kësaj anijeje nga japonezët. Si pasojë e mbytjes do të humbnin jetën 5500 vetë ndërsa 500 të tjerë do të përfundonin në det të hapur për tu transportuar më pas drejt Birmanisë.
1961 – Vdes në moshën 56 vjeçare Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Dag Hammarskjold. Hammarskjold do të aksidentohej së bashku me 15 persona të tjerë të cilët, gjendeshin në bordin e avionit transportues DC-6. Ky avion do të fluturonte mbi territorin e Zambia-s, për të shkuar në Kongo ku, vetë Hammarskjold do të negocionte një armë-pushim të mundshëm për palët luftuese atje. Shkaqet e rënies së avionit mbeten ende të paqarta.
1968 – Lind në Split të Kroacisë (asokohe Jugosllavi) basketbollisti me famë botërore Toni Kukoç. Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare Kukoç, do të debutonte me një sërë ekipesh të njohura në këtë sport si Jugoplastika, Benetton Treviso, dhe sidomos te Chicago Bulls ku dhe do të merrte famën më të madhe krahas Michael Jordan-it. Ndërsa në Lojrat Olimpike Seoul 1988, Eurobasket 1989 dhe 1991 ai do të shpallej kampion me kombëtaren e Jugosllavisë. Pas saj ai do të shpallej sërish kampion me kombëtaren kroate në Barcelonë 1992, FIBA 1994 dhe Euro-basket 1995.
1973 – Shtetet e Bahamas-it, Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, do të pranoheshin në antarësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për shkak të tensionit dhe një klime paksa negative në marrdhëniet politike, dhe ekonomike ndërmjet Berlinit dhe Bonn-it, OKB-ja vendosi ti pranojë pa kushte këto dy shtete brënda të njëjtit komb, duke shmangur kështu një konfrontim të mundshëm ushtarak midis tyre në vitet në vazhdim. Pranimi i dy Gjermanive brënda kësaj organizate, do të garantonte edhe bashkimin e sigurtë dhe paqësor 17 vite më vonë.
1974 – Në Honduras të Amerikës Qëndrore, Uragani Fifi, shkatërron afro gjysmën e vëndit, duke shkaktuar kështu të paktën vdekjen e 10.000 personave. Rreth 20.000 të tjerë do të mbeteshin të plagosur, dhe me mijëra të pastrehë. Era do të frynte me një shpejtësi prej 175 km në orë. Ndërsa dëmet ekonomike do të kapnin shifrën e 2 miliardë dollarëve. Uragani Fifi do të cilësohej nga meterologët si një nga më shkatërrimtarët në rajonin e Karaibeve.
2001 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një javë pas sulmeve të 11 Shtatorit, një tjetër vazhdë sulmesh terroriste do të alarmonte superfuqinë botërore. Pikërisht ajo që do të klasifikohej edhe si sulmet me bakterin e antrax-it. Me dhjetra zarfa anonime do të shpërndaheshin në mbarë SHBA-në ku brënda tyre gjatë hapjes, shpërthente pluhuri me bakterin vdekje-prurës të antrax-it. Si pasojë e kësaj 5 persona do të humbnin jetën dhe 17 do të plagoseshin rëndë. Askush nuk do ti merrte përsipër përgjegjësinë për këto sulme.
2014 – Referendumi popullor në Skoci, për shpalljen e pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar, dështon, duke e lënë përfundimisht këtë shtet brënda kufijve britanikë. Me një pjesëmarrje prej 3.6 milionë personash, afro 2 milionë prej tyre do të votonin kundër ndarjes nga kurora britanike dhe vetëm 1.6 milionë do të votonin pro. Ky referendum do të cilësohej nga analistët anglezë, si një shenjë e triumfit të Londrës zyrtare mbi lëvizjet e mundshme separatist në Skoci dhe Irlandë.