1927 – Lind në New York, Samuel Huntington. Huntington, ishte një shkencëtar politik, këshilltar dhe akademik amerikan. Ai kaloi më shumë se gjysmë shekulli në Universitetin e Harvardit, ku ishte drejtor i Harvardit për Çështjet Ndërkombëtare dhe Profesori i Universitetit Albert J. Weatherhead III. Gjatë presidencës së Carter, Huntington ishte Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Planifikimin e Sigurisë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
1939 – Robert Menzies, i cili u bë kryeministri me shërbimin më të gjatë në Australi, zgjidhet si drejtuesi i Partisë së Bashkuar Australi pas vdekjes së kryeministrit Joseph Lyons. Stanley Bruce, ishte konsideruar gjithashtu një pretendent për udhëheqje, por për arsye të ndryshme (përfshirë pozicionin e tij si Komisioner i Lartë në Mbretërinë e Bashkuar) ai nuk u emërua kurrë. Menzies nuk u betua si Kryeministër deri në 26 Prill
1946 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mban mbledhjen e saj inauguruese në Hagë, të Hollandës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. GJND zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve dhe jep mendime këshilluese për çështje juridike ndërkombëtare të cilave u referohen nga KB Përmes mendimeve dhe vendimeve të tij, ai shërben si burim i së drejtës ndërkombëtare.
1955 – 30 kombe takohen në Bandung, të Indonezisë, për Konferencën e parë Aziatiko-Afrikane. Konferenca u organizua nga Indonezia, Burma (Myanmar), Pakistani, Ceylon (Sri Lanka) dhe India. Si dhe ajo, u koordinua nga Ruslan Abdulgani, sekretar i përgjithshëm i MPJ të Indonezisë. Qëllimet e deklaruara të konferencës ishin të promovonin bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor afro-aziatik dhe të kundërshtonin kolonializmin ose neokolonializmin nga çdo komb.
1983 – Një sulm, vetëvrasës në Liban shkatërron ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beirut, duke vrarë 63 persona. Viktimat ishin kryesisht pjesëtarë të ambasadës dhe stafit të CIA-s, por gjithashtu përfshinin disa ushtarë amerikanë dhe një roje të Sigurisë Detare. Ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj një misioni diplomatik amerikan deri në atë kohë, dhe konsiderohej fillimi i sulmeve islamiste mbi objektivat e SHBA.
1988 – Shtetet e Bashkuara filluan Operacionin Praying Mantis kundër forcave detare iraniane në betejën më të madhe detare që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas Bradley Peniston, sulmi nga SHBA ndihmoi në presionin e Iranit për të rënë dakord për armëpushim me Irakun më vonë atë verë, duke i dhënë fund konfliktit tetë vjeçar midis fqinjëve të Gjirit Persik. Nga ky sulm, mbetën të vrarë 57 vetë, nga të dyja palët.
2002 – Vdes në moshën 87 vjeçare, Thor Heyerdahl. Heyerdahl, ishte një aventurier Norvegjez dhe etnograf me prejardhje në zoologji, botanikë dhe gjeografi. Heyerdahl është i dukshëm për ekspeditën e tij Kon-Tiki në 1947, në të cilën ai lundroi 8,000 km (5.000 mi) përtej Oqeanit Paqësor në një trap të ndërtuar me dorë nga Amerika e Jugut në Ishujt Tuamotu. Ai u emërua si një nga eksploruesit më të mëdhenj norvegjesë të të gjitha kohrave së bashku me Amudsenin.