1903 – U nënshkrua Traktati i Hay-Bunau-Varilla midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Panama-së, duke i dhënë Shteteve të Bashkuara të drejta ekskluzive mbi Zonën e Kanalit të Panamasë. Ajo u nënshkrua nga dy negociatorët kryesorë të saj, Philippe-Jean Bunau-Varilla, përfaqësuesi diplomatik francez i Panamasë dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara John Hay. Ky traktat, përfshinte 24 nene. Kanali i panamasë përfundoi së ndërtuari në vitin 1914.
1918 – Letonia, shpall Pavarësinë e saj nga Rusia. Më 18 nëntor 1918, në Rigë, Këshilli Popullor i Letonisë shpalli pavarësinë e vendit të ri, me të cilën Karlis Ulmanis u bë kreu i qeverisë provizore. Përfaqësuesi i Përgjithshëm i Gjermanisë August Winnig zyrtarisht ia dorëzoi pushtetin politik Qeveria e Përkohshme Letoneze më 26 nëntor. Lufta e pavarësisë që pasoi ishte pjesë e një periudhe të përgjithshme kaotike të luftërave kufitare civile në Evropën Lindore.
1940 – Diktarori gjerman Adolf Hitler dhe Ministri i Jashtëm Italian Galeazzo Ciano takohen për të diskutuar pushtimin italian të Greqisë të urdhëruar nga Benito Mussolini. E njohur ndryshe dhe si Lufta Italo-Greke (ku pjesa dërrmuese e së cilës u zhvillua në Shqipërinë e Jugut), ky pushtim do të përfundonte në mënyrë katastrofale për ushtrinë italiane. Greqia do të pushtohej vetëm pas ndërhyrjes së ushtrisë gjermane gjatë muajve në vazhdim. Gjatë këtij konflikti mbetën të vrarë 14 mijë ushtarë italianë dhe po aq grekë.
1962 – Vdes në moshën 77 vjeçare Niels Bohr. Bohr, ishte një fizikan danez që dha kontribute themelore për të kuptuar strukturën atomike dhe teorinë kuantike, për të cilën mori çmimin Nobel në Fizikë në 1922. Bohr ishte gjithashtu një filozof dhe nxitës i kërkimit shkencor. Bohr zhvilloi modelin Bohr të atomit, në të cilin ai propozoi që nivelet e energjisë së elektroneve të jenë diskrete dhe që elektronet të rrotullohen në orbita të qëndrueshme rreth bërthamës atomike, por mund të hidhen nga një nivel energjie (ose orbitë) në tjetrin.
1963 – Lind në Gladsaxe, Peter Schmeichel. Schmeichel, është një ish futbollist danez profesionist, i cili luajti si një portier, dhe u votua Portieri më i mirë i IFFHS World në 1992 dhe 1993. Ai mbahet mend më së miri për vitet e tij më të suksesshme në klubin anglez të Manchester United, të cilin fitoi, UEFA Champions League në 1999. Gjithashtu ai, fitoi UEFA Euro 1992 me Danimarkën. I vlerësuar si një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, IFFHS e renditi Schmeichel në mesin e dhjetë portierëve më të mirë të shekullit XX në 2000.
1988 – Presidenti i SHBA-së Ronald Reagan nënshkruan një projekt-ligj që lejon dënimin me vdekje për trafikantët e drogës. Presidenca e Ronald Reagan-it pati një zgjerim në fokusin federal për të parandaluar abuzimin e drogës dhe për ndjekjen penale të shkelësve. Në mandatin e parë të presidencës Ronald Reagan nënshkroi Aktin e Kontrollit të Krimit të vitit 1984, i cili zgjeroi gjobat drejt posedimit të kanabisit, vendosi një sistem federal të dënimeve minimale të detyrueshme dhe vendosi procedura për humbjen e pasurive civile.
1991 – Pas një rrethimi 87 ditor, qyteti kroat i Vukovar-it kapitulloi para, Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe forcave paramilitare serbe. E njohur ndryshe dhe si Beteja e Vukovar-it, gjatë këtij rrethimi mbetën të vrarë 880 ushtarë kroatë, dhe afro 1300 ushtarë dhe paramilitarë serbë. Pas psuhtimit ser btë qytetit, forcat paramilitare të udhëhequra nga Arkani, nisën spastrimit etnik dhe genocidin mbi popullsinë vëndase. Vukovari u arrit të ri-merrej nga kroatët vetëm pas disa muajsh. Kjo do të njihet si një nga beteja më të ashpra n ëish-Jugosllavi.