1468 – Vdiq Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë, dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj myslimanë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre, trashëgim e të cilit është e dukshme në të gjithë trevat shqiptare. Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën. Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira shqiptare. Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonima, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur. Skënderbeu dëshmoi edhe tolerancë fetare. Skënderbeu dëshmoi aftësitë e tij si burrë shteti edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. I vetëdijshëm se për t’i bërë ballë fuqisë osmane kërkohej bashkim, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Skënderbeu ishte udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe dhe aftësi goditëse të lartë. Ai dallonte shumë nga princërit dhe mbretërit e kohës, veprimtaria ushtarake e të cilëve bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare
1920 – Ndalimi i alkoolit fillon në Shtetet e Bashkuara ndërsa Akti i Volstead hyn në fuqi. Prohibicioni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një ndalim kushtetues mbarëkombëtar i prodhimit, importit, transportit dhe shitjes së pijeve alkoolike nga 1920 deri në 1933. Gjatë kësaj periudhe në SHBA, lulëzoi njëkohësisht edhe krimi i organizuar.
1942 – Lind në Louisville, Muhammad Ali (Cassius Clay). Ali, ishte një boksier profesionist, aktivist dhe filantropist amerikan. Me nofkën “The Greatest”, ai vlerësohet gjerësisht si një nga figurat sportive më domethënëse dhe më të famshëm të shekullit të 20-të dhe si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1945 – Diplomati suedez Raoul Wallenberg arrestohet nga sovjetikët ndërsa ishte në Hungari. Wallenberg, mbahet mend për shpëtimin e dhjetëra mijëra hebrenjve në Hungarinë e okupuar naziste gjatë Holokaustit, nga nazistët gjermanë dhe fashistët hungarezë gjatë fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore. Ai nuk u pa më kurrë publikisht përsëri.
1961 – Vdes në moshën 35 vjeçare, në Elisabetgville, Patrice Lumumba, ishte një politikan dhe udhëheqës i pavarësisë në Kongo, i cili shërbeu si Kryeministri i parë i Republikës Demokratike të pavarur të Kongos (atëherë Republika e Kongos) nga qershori deri në shtator 1960. Ai luajti një rol të rëndësishëm në transformimin e Kongos nga një koloni e Belgjika në një republikë të pavarur.
1966 – Gjatë incidentit të Palomares, një bombardues B-52 përplaset me një avion çisternë KC-135 mbi Spanjë, duke vrarë shtatë pilotë, dhe duke hedhur tre bomba bërthamore 70-kilotonësh afër qytetit të Palomares dhe një tjetër në det. Gjithashtu tre pilotë të tjerë, të bombarduesit B-52 mbetën të vdekur. Ky do të jetë një nga incidentet ajrore ushtarake më të rënda në Spanjë.
1977 – Dënimi kapital në Shtetet e Bashkuara rifillon pas një ndërprerje dhjetë vjeçare, pasi vrasësi i dënuar Gary Gilmore është ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit në Utah. Dënimi kapital është një ndëshkim ligjor në Shtetet e Bashkuara, i përdorur aktualisht nga 30 shtete, qeveria federale dhe ushtria. Shtetet e Bashkuara janë i vetmi komb i zhvilluar perëndimor që zbaton rregullisht dënimin me vdekje
1995 – Një tërmet i madh, 7 ballë i shkallës Mercalli, trondit rajonin e Hanshinit në Japoni. Nga ky tërmet mbetën të vdekur mbi 6500 vetë, dhe u plagosën 300 mijë të tjerë. Si pasojë e lëkundjeve sizmike, u shkatërrua pjesërisht qyteti i Kobe-s. Ky llogaritet si një nga tërmetet më të fuqishëm të të gjitha kohërave, që kanë goditur këtë vënd.
1996 – Republika Çeke aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Praga zyrtare, u antarësua në gjirin e Bashkimit Europian, në 1 Maj të vitit 2004, së bashku me një sërë shtetesh të Europës Qëndrore dhe Lindore. Sot Republika Çeke, është një nga vëndet me ekonominë më stabël, dhe me sistemin e qeverisjes më progresivë, në raport me pjesën tjetër të Europës Qëndroe dhe Lindore.