• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 17 Dhjetor 2024

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez

1903 – Vëllezërit Wright bëjnë fluturimin e parë të kontrolluar të mundshëm. Me një avion, më të rëndë se ajri, ato kryen disa fluturime në Kitty Hawk, të Karolinës Veriore. Avioni Wright Flyer, u hartua dhe u ndërtua nga vëllezërit Wright. Ata e fluturuan katër herë me të, afër Kill Devil Hills, rreth katër milje në jug të Kitty Hawk-ut. Kjo shënon zyrtarisht nisjen e epokës së fluturimeve.

 

1932 – Lindi ne Sarajevë Tinka Kurti, është një nga aktoret më të njohura shqiptare. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re. Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958. Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

1944 – Gjatë Betejës së Ardeneve, në Luftën e Dytë Botërore, ndodh Masakra e Malmedy-së. Masakra e Malmedy ishte një krim lufte i kryer nga anëtarët e Kampfgruppe SS Peiper, një njësi gjermane luftarake e drejtuar nga Joachim Peiper, në Malmedy, të Belgjikës. Si pasojë 85 robër lufte amerikanë u pushkatuan nga nazistët, dhe trupat e tyre u lanë në borë.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 04 Shkurt 2026

Kalendari 03 Shkurt 2026

 

1957 – Shtetet e Bashkuara lëshuan me sukses raketën e parë balistike ndërkontinentale Atlas në Cape Canaveral, të Floridas. Atlas SM-65 ishte raketa e parë operative interkontinentale balistike e zhvilluar nga SHBA-ja dhe e para e llojit Atlas. Ajo u ndërtua për Forcën Ajrore, nga Divizioni Convair i General Dynamics në një fabrikë montimi të vendosur në San Diego.

 

1967 – Harold Holt, Kryeministri i Australisë, zhduket befasisht, ndërsa ishte duke notuar në plazhin e Portsea-s. Trupi i tij nuk u gjet kurrë, dhe u shpall i vdekur në mungesë.  Zhdukja e tij shkaktoi një numër teorish konspirative. Holt ishte kryeministri i tretë australian që vdiq në detyrë, për tu  pasuar nga John McEwen, dhe më pas nga John Gorton.

 

1975 – Lind në Kiev të Ukrainës, Milla Jovovich. Jovovich, është një aktore, modele dhe muzikante amerikane. Rolet e saj në filma fantastiko shkencorë dhe në filmat aksion e konsideruan atë si,  “mbretëreshën e goditjes” në 2006. Në 2004, sipas revistës Forbes ajo ishte modelja më e paguar në botë. Nga 2002 deri në 2016, Jovovich portretizoi Alice në filmin horror “Resident Evil”.

 

2011 – Vdes në moshën 70 vjeçare në Pyongyang, Kim Jong Il. Ai, ishte udhëheqësi i dytë i Koresë së Veriut. Kim Jong Il, u ngjit në pushtet, pas vdekjes së babait të tij Kim Il-sung, udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut. Ai do të mbahet mënd gjithashtu edhe për metodat tejet diktatoriale të qeverisjes së vendit të varfër aziatik. Pas vdekjes së tij, pushteti u kalua në duart e të birit Kim Jong Un.

 

2014 – Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas ndërprerjes së tyre në vitin 1961. Përfaqësimi diplomatik i SHBA-së, në Kubë trajtohet nga ambasada në Havana, ndërsa, ekziston një ambasadë e Kubane në Washington. SHBA-ja, megjithatë, vazhdojnë të ruajë embargon e saj tregtare, ekonomike dhe financiare, duke e bërë atë të paligjshëm për korporatat amerikane për të bërë biznes me Kubën.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Akademik Gazmend Zajmi, është intelektuali i parë në trojet etnike, që përmendi nocionin ‘okupues’, për shtetin serb ndaj Kosovës dhe...”/ Historia e panjohur e profesorit të famshëm

Next Post

“Samiu, Naimi e Çajupi, kanë shkrue për Shqipninë me dashuni e pasion, por nuk i dojsha, se këta të çojshin kah komunizmi, kurse Migjenin, e kisha neveri...”/ Kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës  

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 04 Shkurt 2026

February 2, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 03 Shkurt 2026

February 2, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 02 Shkurt 2026

January 28, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 01 Shkurt 2026

January 29, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 31 Janar 2026

January 29, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 30 Janar 2026

January 29, 2026
Next Post
“Në vitin 1946, ai u dorëzua, por u dënua, fillimisht me vdekje, e më pas me burgim të përjetshëm, që e vuajti në Burrel, ku…”/ Historia e panjohur e ish-kryetarit të Parlamentit të parë shqiptar

“Samiu, Naimi e Çajupi, kanë shkrue për Shqipninë me dashuni e pasion, por nuk i dojsha, se këta të çojshin kah komunizmi, kurse Migjenin, e kisha neveri...”/ Kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme