1844 – Lindi në Vlorë, Ismail Qemal bej Vlora nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe rishpalljes së Kushtetutës më 21 korrik, Qemali u kthye nga mërgimi. Më 17 dhjetor të po atij viti parlamenti u hap dhe Ismail Qemali u zgjodh si deputet i Beratit, pavarësisht sa kishin luftuar xhonturqit që të mos zgjidhej. Me 26 deputetët shqiptarë, rreshtohet me partinë opozitare “Hyrrjet ve ltilaf” (“Marrëveshje e Liri”) për decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare. Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte “autonomi administrative” për shqiptarët në kushtet e brutalitetit të xhonturqve. Pas një kuvendi në Gërçe, nënshkruan një memorandum me nxitjen e tij, i cili përmbante 12 pika me kërkesa kombëtare, duke shprehur edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë. Më 17 nëntor u kthye në Vienë, disa nga planet ndryshuan dhe nuk e kishte më të mundur që të shkonte në Romë. Së bashku me Gurakuqin mori trenin ekspres për në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit. Nga ora dy rreth 15 shqiptarë i hypën avullores Brünn të linjës Lloyd dhe në det kaloi në një vapor tjetër të linjës, Graf Wurmbrand diku pranë Kepit të Rodonit. Avullorja Wurmbrand mbërriti në Durrës mëngjesin e datës 21 nëntor. Pasi kushëriri i tij i dytë, mytesarifi i Vlorës Xhemil beu dhe i biri si kapiten i milicisë vendase, Et’hem beu, kishin përgatitur terrenin dhe organizimin e kuvendit duke lajmëruar delegatët. Të gjithë delegatët që kishte me vete u vendosën në selamllëkun e sarajeve të Vlorajve, ku dhe u mbajt Kuvendi që u shpall mëvetësia më 28 nëntor, të cilin e çeli Ismail Qemali me një fjalim dhe më pas firmosi me siglën Ismaïl Kemal në rezolutën e përpiluar nga sekretarët e mbledhjes, shqip nga Gurakuqi e osmanisht nga Shefqet Dajiu. Kryetar i qeverisë së përtashme u zgjodh Ismaili, ndërsa Kaçorri nënkryetar. Anëtarët e qeverisë u lanë për t’u zgjedhur më 4 dhjetor pasi të vinin edhe delegatët e viseve të tjera, dhe kryetari proklamoi mëvetësinë duke valvitur flamurin në njërën prej dritareve qendrore të selamllëkut të Vlorajve pak pa perënduar
1909 – Ekspedita e Ernest Shackletonit, gjen Polin magnetik të Jugut. Ekspedita Nimrod e vitit 1907-09, e njohur ndryshe si Ekspedita Britanike e Antarktikut, ishte e para nga tre ekspeditat në Antarktidë të udhëhequr nga Ernest Shackleton. Synimi kryesor i saj, midis një varg objektivash gjeografike dhe shkencore, ishte të ishte i pari në Polin e Jugut.
1962 – Vdes në moshën 78 vjeçare, Ivan Mestroviç. Mestroviç, ishte një skulptor, arkitekt dhe shkrimtar i njohur, kroat i shekullit XX. Ai ishte skulptori më i shquar i artit modern kroate dhe një personalitet kryesor i jetës artistike në Zagreb. Mestroviç studioi në Punishten e Gurit të Pavle Biliniqit në Split dhe në Akademinë e Arteve të Bukura Vjenë, ku u formua nën ndikimin e Ndarjes.
1969 – Studenti çek Jan Palach kreu vetëvrasje duke u vetë-djegur në Pragë, të Çekosllovakisë, në protestë kundër pushtimit sovjetik të vëndit të tij, disa muaj, më parë. Palach, ishte një student çek i historisë dhe ekonomisë politike në Universitetin Charles të Pragës. Trupat e Traktatit të Varshavës, do të tërhiqeshin disa vjet më vonë nga Çekosllovakia.
1974 – Lind në Croydon, Kate Moss. Moss, është një modele dhe biznesmene angleze. Ajo u rekrutua si modele në 1988 në moshën 14 vjeç nga Sarah Doukas, themeluese e Storm Model Management. Bashkëpunimet e saj me Calvin Klein e sollën atë në statusin e ikonës së modës. Moss, mori një çmim në Awards 2013 British Fashion për të pranuar kontributin e saj në modë mbi 25 vjet.
1979 – Shahu i fundit iranian, Reza Pahlavi, ikën nga Irani së bashku, me familjen e tij, dhe zhvendoset në Egjipt. Duke u përballur me një ekzekutim të mundshëm nëse ai do të kthehej në Iran, Pavlavi, vdiq në mërgim në Egjipt, presidenti i të cilit, Anwar Sadat, i kishte dhënë azil të gjithë familjes mbretërore. Shahu Reza Pahlavi, u rrëzua nga demostratat të udhëhequra na kleriku Ayatollah Khomeini.
1991 – Forcat e Koalicionit, i shapllin luftë Irakut të Saddam Hussein-it, duke filluar kështu zyrtarisht Luftën e Gjirit Persik. Kjo luftë ishte një konflikt i zhvilluar nga forcat e koalicionit të 35 kombeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut në përgjigje të pushtimit të Irakut dhe aneksimit të Kuvajtit që vinte nga çmimet e naftës dhe mosmarrëveshjet e prodhimit.
1992 – Zyrtarët dhe udhëheqësit e rebelëve të El Salvadorit nënshkruajnë Marrëveshjen e Paqes Chapultepec në Mexico City. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i dha fund Luftës Civile 12-vjeçare në Salvador që mori të paktën 75 mijë jetë njerëzish. Traktati u negociua nga përfaqësuesit e qeverisë Salvadorane, lëvizjen rebele FMLN, dhe partitë politike, me ndërmjetësimin e Kishës Katolike dhe OKB-së.