1922 – Presidenti i Polonisë Gabriel Narutowicz vritet, nga Eligiusz Niewiadomski në Galerinë Zacheta në Varshavës. Gjatë zgjedhjeve në 1922, Narutoëicz u mbështet nga e majta e qendrës, dhe nga pakicat kombëtare, por fitoi kritika të ashpra nga demokratët e krahut të djathtë. Pas vetëm pesë ditësh në detyrë ai u vra nga Eligiusz Niewiadomski ndërsa shikonte pikturat në Galerinë e Arteve.
1937 – Theodore Cole dhe Ralph Roe përpiqen të arratisen nëpërmjet notit nga burgu federal Amerikan në ishullin Alcatraz në San Francisco. Megjithëse zyrtarët ishin të shpejtë për të konkluduar se ata u zhdukën në përpjekje, eshtrat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe fati i tyre mbetet i panjohur, duke e bërë incidentin të parin që shkatërroi reputacionin e Alcatraz si një burg i sigurisë së lartë.
1950 – Gjatë Luftës në Kore, Presidenti i SHBA Harry S. Truman shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, pasi trupat kineze hyjnë në luftë në mbështetje të aleatëve të tyre, komuniste. Lufta filloi më 25 qershor 1950 kur Koreja e Veriut pushtoi Korenë e Jugut, pas një seri përleshjesh përgjatë kufirit. Ushtria e SHBA-së ndërhyri, për të mbrojtur aleatin e saj koreano-jugor.
1971 – Mbretëria e Bashkuar njeh pavarësinë e Bahreinit, i cili përkujtohet çdo vit si Dita Kombëtare e këtij vendi. Sot Bahrain-i, është një nga shtetet, me nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe social, në Gadishullin Arabik. Kryeqyteti i tij u zgjodh Manama. Ndërsa forma e qeverisjes u la Sulltanati.
1985 – Paul Castellano dhe Thomas Bilotti ekzekutohen, me urdhër të John Gotti-t, i cili merr përsipër udhëheqjen e familjes së krimit Gambino të New York-ut. Të dy ata u qëlluan gjatë një prite, nga një skuadër vrasësish, të cilët u vëzhguan në distancë nga Gotti. Ekzekutimi i tyre ndodhi në ambientet e jashtme të një restoranti italian.
1989 – Vdes në Madrid, në moshën 59 vjeçare, Silvana Mangano. Mangano, ishte një aktore italiane. E rritur në varfëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mangano u trajnua si balerinë dhe punoi si modele para se të fitonte Miss Roma në 1946. Kjo çoi në nisjen e karrierës kinematografike. Ajo arriti sukses të dukshëm në Bitter Rice dhe vazhdoi të aktrojë për gati katër dekada të tjera.
1991 – Kazakistani shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Nursultan Nazarbayev, u zgjodh si Presidenti i parë i tij. Ai u karakterizua si një lider autoritar, dhe qeveria e tij u akuzua për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë shtypjen dhe censurimin e mediave. Ndërsa kryeqytet u zgjodh Astana.
1997 – Lind në Solna, Zara Larsson. Larsson, është një këngëtare dhe kantautorë suedeze. Në moshën 10 vjeç, ajo arriti famën kombëtare në Suedi për fitimin e sezonit 2008 të talent show Talang, versioni suedez i Got Britanik i TV Britanik. Në vitin 2016, ajo performoi në ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes për UEFA Euro në Francë.