• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 15 Shtator 2022

Kalendari Historik 31 Gusht 2022

1916 – Tanket, përdoren për herë të parë në Betejën e Sommes, në Francën veriore. Kjo betejë, do të ishte një nga më të ashprat në Luftën e Parë Botërore. Ajo do të zgjaste plot 140 ditë dhe netë, dhe në të do të përfshiheshin nga njëra anë trupat franko-britanike, dhe nga ana tjetër ato austro-gjermane.

 

 

1935 – Ligjet e Nurembergut, do të privonin nga marrja e shtetësisë gjermane, qytetarët me origjinë hebre. Ligjet e Nurembergut, do të sanksionin me ligj, fillimin de jure të persekutimit të hebrenjve në Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit. Ky persekutim do të kulmonte në vitet 40-të në atë që do të quhej edhe si Holokausti.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 28 Mars 2026

Kalendari 27 Mars 2026

 

 

1944 – Presidenti amerikan Franklin Roosevelt, dhe Kryeministri britanik Winston Churchill, takohen zyrtarisht në Quebec të Kanadasë, për të diskutuar fatin final të Luftës së Dytë Botërore. Ky takim ishte pjesë e të ashtuquajturit Konferenca Octagon, ose sic njihet ndryshe dhe si Takimi i Dytë i Quebec-ut.

 

 

1968 – Anija hapësinore sovjetike Zond 5, bëhet i pari objekt kozmik, që fluturon përreth atmosferës së Hënës, dhe më pas rikthehet në Tokë. Zond 5 ishte pjesë e vazhdës së misioneve hapësinore Zond. Ajo qëndroi në hapësirë (duke përfshirë udhëtimin në Hënë) në harkun kohor të 6 ditëve, 18 orë, e 24 minuta.

 

 

1971 – Anija e parë e Greenpeace-it, proteston në ishullin e Amchitkas, kundër provave bërthamore që  do të zhvilloheshin atje. Amchitka ishte një ishull i vogël, në zonën e Aleutianeve në Paqësorin verior, që u kthyen në një poligon testimi për armët nukleare amerikane. Protestat e organizatës ambientaliste Greenpeace, do të vijonin.

 

 

1984 – Lind në Sussex, princ Harry. Harry, është një nga trashëgimtarët e familjes mbretërore britanike. Ai është djali i vogël i princit Charles dhe i princeshës Diana. Në vitin 2018, Harry u martua në një ceremoni zyrtare me aktoren amerikane Meghan Markle. Ai gjithashtu ka shërbyer në radhët e ushtrisë britanike në Afganistan.

 

 

 

2006 – Vdes në moshën 77 vjeçare, Oriana Fallaci. Fallaci, ishte një gazetare, politologe, dhe intervistuese e famshme italiane. Disa nga personazhet e famshëm që ajo intervistoi ndër vite janë, Henry Kissinger, Golda Meir, Yasser Arafat, Willy Brandt, Ayatollah Khomeini, Muammar Gaddafi, etj.

 

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Vlorës, banonte në një nga vilat e ‘Ujit të ftohtë’ dhe ata që hynin aty, tregonin se...”/ Dëshmia e Vasil Qezarit nga Franca

Next Post

“Skoda’ ra nga 40 m. në lumin Kir, ku vdiqën 28 veta dhe 36 të tjerë janë në spital...”/ Historia e panjohur e aksidentit tragjik, 10 gusht 1985, te kthesa që “hëngri” 47 koka njerëzish

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 28 Mars 2026

March 27, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 27 Mars 2026

March 26, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 26 Mars 2026

March 25, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 25 Mars 2026

March 24, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Mars 2026

March 23, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 23 Mars 2026

March 22, 2026
Next Post
Memorie.al

“Skoda’ ra nga 40 m. në lumin Kir, ku vdiqën 28 veta dhe 36 të tjerë janë në spital...”/ Historia e panjohur e aksidentit tragjik, 10 gusht 1985, te kthesa që “hëngri” 47 koka njerëzish

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme