1864 – Lindi në Boletin, Isa bej Boletini, figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet. Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore. U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës, mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke pasur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit. Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.
1919 – Ekzekutohen në moshën 47 vjeçare, Karl Liebkneht dhe Rosa Luxemburg. Liebknecht, ishte një socialist gjerman, fillimisht në Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) dhe më vonë bashkëthemeluese me Rosa Luxemburg të Lidhjes Spartakiste dhe Partinë Komuniste të Gjermanisë që u nda nga SPD. Luxemburg ishte gjithashtu, një filozofe, dhe teoriciene marksiste. Ata u pushkatuan nga Frekorps-et, besnike të Kaizerit.
1943 – Përfundon së ndërtuari, godina më e madhe, qeveritare në botë, e quajtur Pentagon. Pentagoni, është godina e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ndërtesë, u projektua nga arkitektët George Bergstrom, dhe David J, Witmer. Në 11 Shtator të 2001, Pentagoni, u bë një nga katër shënjestrat e sulmeve të famshme terroriste të kryera mbi SHBA-në.
1962 – Papirusi Derveni, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar i Evropës që daton në 340 para Krishtit, është gjetur në Greqinë veriore. Ky papirus, është një material filozofik që është një koment alegorik mbi një poezi Orfike, një teogoni në lidhje me lindjen e perëndive, prodhuar në rrethin e filozofit Anaxagoras. Ndërsa përshkrimi i këtij papirusi, u publikua për herë të parë në 2006.
1970 – Muammar Gaddafi, shpallet Kryeministër i Libisë. Gaddafi, do ta sundonte këtë vënd me dorë të hekurt deri në vitin 2011, kur do të kapej dhe do të ekzekutohej nga rebelët kryengritës. Gjatë regjimit të tij, Libia do të përballej me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, dhe do të akuzohej botërisht si një shtet që përkrahte, terrorizmin ndërkombëtar.
1975 – Nënshkruhet marrëveshja e Alvor, duke përfunduar Luftën e Pavarësisë së Angolës dhe duke i dhënë pavarësinë vëndit afrikan nga Portugalia. Marrëveshja u nënshkrua nga qeveria Portugeze, Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës, Fronti Nacionalçlirimtar i Angolës, dhe nga Bashkimi Kombëtar për Pavarësinë e Angolës. Qeveria e parë, u formua nga përfaqësues të këtyre katër spektreve politikë.
1981 – Lind në Miami, Armando Christian Perez, i njohur si Pitbull. Pitbull, është një reper amerikan, ambasador i markës, sipërmarrës, aktor dhe filantrop. Ai e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, duke regjistruar reggaeton, hip hop hop dhe muzikë të copëtuar nën një etiketë. Disa nga albumet e tij janë, M.I.A.M.I, El Mariel, The Boatlift, Rebelution, etj.
1991 – Elizabeth II, në cilësinë e saj si Mbretëresha e Australisë, nënshkruan një sërë dekretesh që lejojnë Australinë të bëhet mbretëria e parë e Commonwealth që krijon Victoria Cross në sistemin e saj të nderimeve. Victoria Cross për Australinë është çmimi më i lartë në Sistemin e Nderimeve, në këtë vënd, duke e trashëguar atë nga Britania e Madhe.
2001 – Wikipedia, një enciklopedi falas me përmbajtje wiki, që u lançohet për herë të parë në internet. Wikipedia, është një enciklopedi shumë-gjuhëshe në internet e krijuar si një projekt i hapur bashkëpunimi nga një komunitet i redaktuesve vullnetarë që përdorin një sistem redaktimi të bazuar në wiki. Ajo përmban ekskluzivisht përmbajtje falas dhe pa reklama tregtare.