1940 – Një nëndetëse italiane siluroi dhe fundosi kryqëzuesin grek Elli në portin e Tinosit gjatë kohës së paqes, duke shënuar provokimin më serioz italian përpara shpërthimit të Luftës Italo – Greke në Tetor. 10 oficerë dhe marinarë të saj u vranë dhe 24 u plagosën. Pas luftës, Italia, dëmshpërlbleu Greqinë, për këtë akt.
1954 – Alfredo Stroessner fillon diktaturën e tij në Paraguai. Ai u ngjit në pozicionin e Presidentit pasi udhëhoqi një grusht shteti të ushtrisë në 1954. Sundimi i tij 35-vjeçar, i shënuar nga një periudhë e pandërprerë shtypjeje në vendin e tij, është më e gjata në historinë moderne të kontinentit të Amerikës së Jugut.
1962 – James Joseph Dresnok arratiset në Korenë e Veriut pasi vrapoi nëpër Zonën e Demilitarizuar Koreane. Pas arratisjes, Dresnok punoi si aktor në filma propagandistik, disa të drejtuar nga Kim Jong-il, dhe si mësues anglishteje në Pyongyang. Ai do të ishte ndër të rrallët amerikanë në vëndin komunist. James Joseph Dresnok, vdiq në vitin 2016.
1982 – Vdes në moshën 79 vjeçare Hugo Theorell. Theorell, ishte një shkencëtar suedez dhe laureat i Çmimit Nobel në mjekësi. Theorell, i cili i përkushtoi tërë karrierën e tij hulumtimit të enzimës, mori Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi në 1955, për zbulimin e enzimave të oksidoreduktazës dhe efektet e tyre, në fluorin e natriumit.
1990 – Lind në Kentucky, Jennifer Lawrence. Lawrence, është një aktore amerikane. Filmat në të cilat ajo ka aktruar kanë grumbulluar mbi 6 miliard dollarë në të gjithë botën, dhe ajo ishte aktorja më e paguar në botë në 2015 dhe 2016. Lawrence u shfaq në 100 njerëzit më me ndikim në listën botërore në 2013 dhe në listën e Forbes Celebrity 100 në 2014 dhe 2016.
1997– Ndërron jetë Çesk Zadeja, ishte kompozitor shqiptar. Pas çlirimit të vendit, në vitet 1946–1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e atëhershme deri në vitin 1951. Në vitet 1949-1951 kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin Pjetër Iljiç Çajkovskij të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore. Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të lirë. Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep kompozicion dhe muzikologji. Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.
2005 – Marrëveshja e Helsinkit midis Lëvizjes Aceh, dhe Qeverisë së Indonezisë u nënshkrua, duke përfunduar gati tre dekada luftimesh. Kryengritja në Aceh, e caktuar zyrtarisht shqetësimin e Aceh-ut, ishte një konflikt i luftuar nga Lëvizja Aceh midis 1976 dhe 2005, me qëllimin për ta bërë krahinën e Aceh-së të pavarur nga Indonesia.
2012 – Ndërron jetë Arbën Xhaferi, Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë. Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie.PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një strategji krejtësisht te re. Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë. Në atë periudhë të zymtë parazgjedhore, analistë të ndryshëm patën vlerësuar se shqiptarët do të përfshihen në një konflikt të paevitueshëm brenda tyre. Në opozitë, Xhaferi që në fillim dha sinjale se qeveria e re, po devijon nga përcaktimet e marrëveshjes së Ohrit. Madje ai i drejtoi publikisht një letër kryetarit të shtetit Boris Trajkovski, duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedime me të.