1907 – Norvegjia u jep grave të drejtën e votës. Mbretëria norvegjeze, bëhet një nga vendet e para të botës e cila, lejon zyrtarisht gratë për të marrë pjesë në sistemin e saj të votimeve. Krahas saj një sërë shtetesh të rajonit të Skandinavisë, do të bënin të njëjtën gjë në vitet që do të pasonin. Norvegjia konsiderohet si shteti më demokratik në botë.
1919 – John Alcock dhe Arthur Whitten Brown nisen nga St. John’s, të Newfoundland në fluturimin e parë jo-ndalesor transatlantik nga Kanadaja në Irlandë. Sekretari i Shtetit për forcat ajrore, Winston Churchill, u dha atyre çmimin Daily Mail për kalimin e parë të Oqeanit Atlantik me aeroplan në më pak se 72 orë rresht, pa ndalesë.
1920 – Lindi në Shkodër Ramadan Sokoli, muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar. Çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin “Luigi Cherubini” në Firence për Flaut e Kompozicion. Gjatë periudhës së studimit në atë konservator, Ramadani kishte një shoqëri të madhe me Qemal Stafën, Kristaq Tutulanin dhe Qemal Draçinin. Gjatë gjithë këtyre viteve Ramadani u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.
1940 – Bashkimi Sovjetik paraqet një ultimatum për Lituaninë që rezulton në humbjen e pavarësisë së Lituanisë. Sovjetikët, duke përdorur një pretekst zyrtar, kërkuan të lejonin një numër të paspecifikuar të ushtarëve sovjetikë të hynin në territorin Lituanisht dhe të formonin një qeveri të re pro-sovjetike.
1946 – Lind në Queens, Donald Trump. Trump, është presidenti i 45-të dhe aktual i Shteteve të Bashkuara. Para se të hynte në politikë, ai ishte një biznesmen dhe personalitet televiziv. Ai u bë presidenti më i vjetër i SHBA, dhe i pari pa shërbimin paraprak ushtarak ose qeveritar. Zgjedhjet dhe politikat e tij kanë ngjallur protesta të shumta.
1966 – Vatikani shpall shfuqizimin e Index Librorum Prohibitorum (“indeksi i librave të ndaluar”), i cili u krijua fillimisht në 1557. Index Librorum Prohibitorum ishte një listë e botimeve që konsideroheshin heretike ose në kundërshtim me moralin nga Kongregacioni i Shenjtë i Indeksit, dhe Katolikëve u ishte ndaluar t’i lexonin ato pa leje.
1968 – Vdes në moshën 66 vjeçare, Salvatore Quasimodo. Quasimodo, ishte një romancier dhe poet siçilian. Më 1959 ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi “për poezinë e tij lirike, e cila shpreh përvojën tragjike të jetës në kohërat tona”. Së bashku me Giuseppe Ungaretti dhe Eugenio Montale, ai është një nga poetët kryesorë italianë të shekullit të 20-të.
1982 – Lufta e Falklands, forcat argjentinase në kryeqytet Stanley dorëzohen me kusht ndaj forcave britanike. Lufta e Falklands (Spanjisht: Guerra de las Malvinas) ishte një luftë 10-javore e padeklaruar midis Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në 1982 mbi dy territore të varura nga Britanikët në Atlantikun e Jugut.
2002 – Asteroidi 2002 MN, i afrohet Tokës me 75.000 milje (121,000 km), në rreth një e treta e distancës midis Tokës dhe Hënës. Masa dhe shpejtësia relative e saj ishin në të njëjtin varg të përgjithshëm si objekti që i atribuohej ngjarjes Tunguska të vitit 1908, e cila rrafshoi mbi 2.100 km2 (800 km mi) të pemëve në Siberi të Rusisë.