1915 – Lindi në lagjen Skënderbeg të qytetit të Shkodrës, Zef Mala, publicist, themelues dhe kryetar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe i Partisë Komuniste Shqiptare. Në vitin 2002 u botua vëllimi “Vox Populi” nga të bijat, një përmbledhje e veprës së tij të shkruar. I cilësuar nga P. Zef Pllumi si njëri prej intelektualëve më ndikues të Shqipërisë së Re, është gjithashtu një ndër komunistët e orëve të para që ka shprehur pendim për kontributin për fitoren e kolerës së zezë që mbolli zi, lotë, gjak dhe helm në zemrën e një populli të shumëvuejtun. Më 1944 Enver Hoxha urdhëron pushkatimin e tij, por Mala arrin t’i shpëtojë vdekjes. I cilësuar si antimarksist konfuz nga Enveri.Në dhjetor 1944 u dërgua për mjekim të syrit në Bari të Italisë. Në prill 1945 erdhi në Shqipëri. U emërua shef seksioni në Bibliotekën Kombëtare dhe më vonë drejtor i saj. Më 1946 arrestohet, dënohet me 10 vjet burg. Motivi i dënimit: “Për qëndrimet politike kundër bashkëpunimit me partinë komuniste jugosllave”. Kryen 2 vjet dënim e lirohet me 19 janar të vitit 1949 përmes amnistisë nga ndryshimi i qëndrimit dhe bashkëpunimit me Jugosllavinë, si viktimë e Koçi Xoxes. Më 1977 u internua familjarisht për 5 vjet në Labovën e Zhapës, Gjirokastër. Më 15 korrik 1978, nga Labova e Zhapës shkruajti një Promemorie emblematike drejtuar kryeministrit Shehu, pasi ai vite me parë kishte ndërprerë çdo komunikim me Enver Hoxhën. Në zgjedhjet e vitit 1978 nuk pranoi të votojë. E arrestuan dhe e dërguan në Tiranë, ku u ri dënua me 10 vjet burg. E kaloi dënimin në burgun e Ballshit ku u verbua krejtësisht, ecte me shkop dhe bashkëvuajtësit e ndihmonin për çdo nevojë” – kujton gazetari Foto Proko. Më 26 dhjetor 1979, i sëmurë rëndë, i verbuar, ndërroi jetë në spitalin burg të Tiranës.
1925 – Lind në New York, Rod Steiger. Steiger, ishte një aktor amerikan, i shquar për portretizimin e tij të personazheve jo të mirë, shpesh të paqëndrueshëm dhe të çmendur. Cituar si “një nga yjet më karizmatikë dhe dinamikë të Hollivudit”. Disa nga filmat e tij janë, Charlie On the Waterfront, The Pawnbroker, Oklahoma, Heat of Night, Doctor Zhivago, Waterloo, Last Days of Mussolini, End of Days, etj.
1930 – Vdes në moshën 36 vjeçare, Vladimir Mayakovsky. Mayakovsky, ishte një poet, dramaturg, artist dhe aktor rus. Ai, kreu vetëvrasje në rrethana të pa-sqaruara. Edhe pas vdekjes marrëdhënia e tij me shtetin Sovjetik mbeti e paqëndrueshme. Megjithëse Mayakovsky më parë ishte kritikuar ashpër nga organet qeveritare sovjetike siç është Shoqata Ruse e Shkrimtarëve Proletarë (RAPP). Ai cilësohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të epokës së tij.
1942 – Malta merr Kryqin e George për rezistencën e saj ndaj pushtimit nazi-fashist. Kryqi George u dha nga vetë Mbreti George VI dhe tani është një emblemë në flamurin kombëtar Maltez. Kryqi i St George, është një ndër dekoratat më të larta të Perandorisë Britanike, që iu jepet personaliteteve ose shteteve të ndryshme. Shteti i vogël ishullor i Maltës, përballoi me sukses fushatën e bombardimeve italiane dhe gjermane.
1958 – Sateliti Sovjetik Sputnik 2 bie nga orbita pas një kohëzgjatjeje misioni prej 162 ditësh. Kjo ishte anija e parë kozmike, që mbante një kafshë të gjallë, një qen femër të quajtur Laika, e cila me shumë gjasë jetoi vetëm disa orë. Nisur nga BRSS, Sputnik 2 ishte një kapsulë kone e lartë 4 metra, me një diametër bazë prej 2 metrash, që peshonte rreth 500 kg. Sputnik u dizenjua nga Sergey Korolev.
1978 – Mijëra Gjeorgjianë demonstrojnë kundër përpjekjeve sovjetike për të ndryshuar statusin kushtetues të gjuhës gjeorgjiane. Një seri veprimesh, të protestës pasuan dhe nënkuptuan që do të kishte një përplasje midis disa mijëra demonstruesve dhe qeverisë Sovjetike. Por shefi i PK gjeorgjiane Eduard Shevardnadze negocioi me autoritetet qendrore në Moskë dhe arriti të marrë lejen për të ruajtur statusin e mëparshëm të gjuhës amtare.
1999 – Një breshëri e fortë godet Sidnein, Australi duke shkaktuar një dëm prej 2.3 miliardë dollarësh të siguruar. Kjo, konsiderohet, si katastrofa natyrore më e kushtueshme në historinë Australiane. Stuhia u zhvillua në jug të Sidneit pasditen e së Mërkurës, dhe goditi periferitë lindore të qytetit, duke përfshirë rajonin qendror të biznesit, më vonë atë mbrëmje.