1944 – Lindi në Elbasan Fatos Kongoli shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Ne vitin 2016 është shpallur “Shkrimtari me i mire i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Romani “Gënjeshtarë të vegjël” e shpalli atë Autor të vitit 2019 në dy panaire ndërkombëtarë libri, në Fier dhe në Prishtinë.
1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe sovjetike, fillon sulmin në Vistula-Oder. Sulmimi në Vistula-Oder ishte një operacion i suksesshëm i Ushtrisë së Kuqe në Frontin Lindor. Gjatë kësaj ofensive, u morën, qytetet e Krakowit Varshavës dhe Poznanit. Në këtë fushatë ushtarake, mbetën të vrarë, afro 300 mijë trupa sovjetike, dhe mbi 100 mijë gjermanë.
1949 – Lind në Kyoto, Haruki Murakami. Murakami, është një shkrimtar japonez. Librat dhe tregimet e tij kanë qenë bestsellerët në Japoni, si dhe ndërkombëtarisht. Veprat e tij janë përkthyer në 50 gjuhë, dhe duke shitur miliona kopje jashtë vendit të tij të lindjes. Ai, ka marrë çmime të shumta si, World Fantasy Award, Frank O’Connor International Short Story Award, Franz Kafka Prize, dhe Jerusalem Prize.
1964 – Rebelët në Zanzibar fillojnë një revoltë të njohur si Revolucioni i Zanzibarit, dhe shpallin Republikën në këtë vend. Revolucioni, ndodhi në 1964 dhe çoi në përmbysjen e Sulltanit të Zanzibarit dhe qeverisë së tij kryesisht arabe nga revolucionarët vendas afrikanë. Zanzibar ishte një shtet etnikisht i larmishëm, të cilit i ishte dhënë pavarësia nga Britania në 1963.
1971 – Të gjashtët e Harrisburg-ut, Philip Berrigan dhe pesë aktivistë të tjerë akuzohen për komplotin për të rrëmbyer Henry Kissingerin dhe tentativën, për të hedhur në erë tunelet e ngrohjes së ndërtesave federale në Washington, D.C. Grupi u procedua penalisht për komplote të pretenduara kriminale gjatë Luftës së Vietnamit. Të gjithë, ishin murgesha dhe priftërinj katolikë.
1976 – Vdes në moshën 85 vjeçare, Agatha Christie. Christie, ishte një shkrimtare angleze. Ajo është e njohur për 66 romanet e saj detektive dhe 14 koleksionet e tregimeve të shkurtra, veçanërisht ato që kanë si protagonist, detektivët e saj trillues Hercule Poirot dhe Miss Marple. Christie gjithashtu shkroi novelën më të gjatë në botë, një mister vrasjeje, The Mousetrap.
1990 – Një pogrom shtatë-ditor shpërthen kundër popullatës civile armene në Baku, të Azerbajxhanit. Gjatë këtij spastrimi etnik, së cilës armenët, u torturuan, u vranë ,dhe u dëbuan nga qyteti. Pogromi e armenëve në Baku, ishte një nga aktet e dhunës etnike në kontekstin e konfliktit të Nagorno-Karabag, i drejtuar kundër armenëve të Karabag-së për t’u shkëputur nga Azerbajxhani dhe për t’u bashkuar me Armeninë.
2010 – Një tërmet i magnidutës 7 ballë, i shkallës Mercalli, në Haiti vret mbi 100 mijë njerëz dhe shkatërron pjesën më të madhe të kryeqytetit Port-au-Prince.Të plagosurit dhe të pastrehët, do të ishin mbi 200 mijë. Ky tërmet, do të ishte një ndër më të fortët, dhe nga më shkatërrimtarët, jo vetëm në këtë vend, por në të gjithë hemisferën perëndimore. Dëmet ekonomike që shkaktoi ky tërmet ishin 8.5 miliardë dollarë.