• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, January 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 11 Shkurt

shkurt

1926 – Lind në Regina, Leslie Nielsen. Nielsen, ishte një aktor kanadez, komedian dhe producent. Ai u shfaq në më shumë se 100 filma dhe 150 programe televizive, duke portretizuar më shumë se 220 personazhe. Disa nga filmat e tij më të spikatur janë, The Naked Gun, Dracula, Dead and Love It, Wrongfully Accused, 2001, A Space Travesty, Spy Hard, Mr Magodo etj. Nielsen, cilësohet si një ndër komedianët më të mëdhenj të shek XX.

 

1929 – Mbretëria e Italisë dhe Vatikani nënshkruajnë Traktatin Lateran. Traktati dhe paktet e shoqëruara emërtohen me emrin Pallati Lateran, ku u nënshkruan në 11 shkurt 1929. Parlamenti italian i ratifikoi ato më 7 qershor 1929. Traktati Lateran njohu Qyteti i Vatikanit si një shtet i pavarur nën sovranitetin e Selisë së Shenjtë. Ky traktat është në fuqi edhe sot e kësaj dite.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 17 Janar 2026

Kalendari 16 Janar 2026

1959 – Federata e Emirateve Arabe të Jugut, e cila më vonë do të bëhet Jemeni i Jugut, krijohet si një protektorat i Mbretërisë së Bashkuar. Federata e gjashtë shteteve u përurua në Koloninë Britanike të Adenit më 11 shkurt 1959. Kjo federatë dhe Britania nënshkruan një “Traktat të Miqësisë dhe Mbrojtjes”, i cili detajoi planet për ndihmën financiare dhe ushtarake britanike.

 

1971 – Gjatë Luftës së Ftohtë, 87 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Sovjetik, nënshkruajnë Traktatin e Kontrollit të Armëve të Detit, që ndalon përdorimin e armëve bërthamore në tabanin e oqeanit në ujërat ndërkombëtare. Megjithatë, arritja e marrëveshjes për shtratin e detit përfshinte probleme që nuk plotësoheshin në krijimin e dy marrëveshjeve të tjera.

 

1990 – Nelson Mandela lirohet nga burgu Victor Vorster jashtë Cape Town, në Afrikën e Jugut pas 27 vjetësh si i burgosur politik. Lirimi i tij nga burgu, ishte një shenjë e pajtimit ndër-rracor në këtë vënd, pas 45 vitesh të regjimit rracist të Apartheid-it. 4 vjet pas lirimit, Mandela u zgjodh si President i Afrikës së Jugut.

 

 

1997 – Space Shuttle Discovery, niset në një mision hapësinor, për ti shërbyer teleskopit Hubble. Teleskopi Hapësinor Hubble shpesh i referuar si HST ose Hubble është një teleskop, që u nis në orbitën e ulët të Tokës që në vitin 1990 dhe mbetet ende në veprim. Ai mban emrin e astronomit Edwin Hubble, dhe konsiderohet si një ndër strukturat më gjigande dhe më modern të NASA-s.

 

2001 – Një programues holandez lançon virusin Anna Kournikova duke infektuar miliona emaile përmes një fotografie false të yllit të tenisit. Ajo ishte krijuar për të mashtruar përdoruesit e postës elektronike në hapjen e një mesazhi postar që supozohej se përmbante një foto të tenistes Anna Kournikova, ndërsa në të vërtetë fshihej një program me qëllim hakerimin e kompjuterave.

 

2012 – Vdes në California, në moshën 48 vjeçare, Whitney Houston. Houston, ishte një këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo u citua si artistja femra më e çmuar e të gjitha kohërave nga Guinness World Records dhe mbetet një nga artistet më të shitura të muzikës së të gjitha kohërave me 200 milion rekorde të shitura në të gjithë botën. Ajo u gjet e vdekur në vaskën e saj, si pasojë e mbidozës së drogës.

Share4TweetPinSendShareSend
Previous Post

Ditari sekret i Enverit, 10 shkurt ‘61: “Delegati korean, më tha se Ivanovi që ka qenë ambasador në Tiranë, atje kishte organizuar kundërrevolucion, …”/ Ngjarjet pas konfliktit me Moskën dhe fotot e rralla

Next Post

Dokumenti sekret: “Llambi Peçini ngrinte rolin e Mehmet Shehut dhe fuste në zyrë femra të dyshimta…”/ Raport-informacioni për Enverin në vitin 1982

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 17 Janar 2026

January 15, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 16 Janar 2026

January 15, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 15 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 13 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 12 Janar 2026

January 12, 2026
Next Post
Letra për Enverin: “Në Drejtorinë e Sigurimit të Udhëheqjes, është ish-oficeri i shoqërimit të Mehmetit, që disa herë ka shkuar në shtëpinë e tij me…”/ Raporti ‘Tepër sekret’

Dokumenti sekret: “Llambi Peçini ngrinte rolin e Mehmet Shehut dhe fuste në zyrë femra të dyshimta…”/ Raport-informacioni për Enverin në vitin 1982

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme