1918 – Perandori i Austro-Hungarisë Karli i I-rë, abdikon nga pushteti. Pasi xhaxhai i tij Arqiduka Franz Ferdinand i Austrisë u vra në 1914, Karli u bë trashëgimtar i preferuar i perandorit Franz Joseph. Karli i I-rë mbretëroi nga 21 Nëntori 1916 deri në 11-12 Nëntor 1918, kur ai “hoqi dorë nga pjesëmarrja” në punët e shtetit. Pas abdikimit të tij nga froni, Perandoria Austro-Hungareze, pushoi së ekzistuari. Karli i I-rë u shpall shenjt nga Papa Gjon Pali në vitin 2004.
1940 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Marina Mbretërore britanike, lançon sulmin e parë të përgjithshëm ajror mbi anijet italiane. Gjatë këtyre luftimeve u vranë vetëm 2 pilotë anglezë, si dhe u plagosën 2 të tjerë. Ndërsa nga pala italiane u vranë dhe u plagosën, mbi 100 marinarë dhe ushtarë. Ndërsa dëmet material nga ky sulm ajror mbi luftanijet dhe kryqëzorët, ishin të konsiderueshme. Kjo do të ishte një nga sulmet më të rënda që Flota Italiane do të pësonte në territorin e saj.
1965 – Në Rodezinë e jugut, Kryeministri Ian Smith e deklaron në mënyrë të njëanshme koloninë e pavarur si shtet i panjohur i Rodezisë. Deklarata e njëanshme e Pavarësisë (UDI) ishte një deklaratë e miratuar nga Kabineti i Rodezisë më 11 nëntor 1965, duke njoftuar se Rodezia, një territor britanik në Afrikën Jugore që ishte vetë-qeverisur, që nga viti 1923, tani e konsideronte veten si një shtet i pavarur dhe Sovran. Përpos Ian Smith-it, një tjetër iniciator i kësaj lëvizjeje ishte, Clifford Dupont, një nga deputetët më të njohur të këtij vendi.
1966 – NASA lançon anijen e saj hapësinore Gemini 12. Gemini 12 ishte një program hapësinor që konsistonte në lëshimin e disa anijeve kozmike në hapësirë për të testuar sesi astronautët mund të qëndronin dhe punonin në atë atmosferë pa ndonjë problem. Anija Gemini 12, u komandua nga veterani i Gemini 8, James A. Lovell, dhe fluturimi përmbante tre periudha të aktivitetit ekstravehikular (EVA) me në bord, Edwin “Buzz” Aldrin, duke zgjatur gjithsej 5 orë e 30 minuta.
1974 – Lind në Los Angeles, aktori i famshëm hollivudian Leonardo Dicaprio. Dicaprio, është një aktor, producent dhe ambientalist amerikan. Ai është tërhequr në pjesën e interpretimeve biopike dhe filmave të periudhës, dhe duke luajtur role jo konvencionale. Që nga viti 2019, filmat e tij kanë fituar 7.2 miliardë dollarë në të gjithë botën, dhe ai është vendosur tetë herë në renditjen vjetore të aktorëve më të paguar në botë. Çmimet e tij përfshijnë një çmim Oscar dhe tre çmime Golden Globe.
2000 – Në tunelin e Kaprun-it, ndodh një tragjedi njerëzore. Katastrofa filloi kur një zjarr shpërtheu në një tren në ngjitje në tunelin e Gletscherbahn Kaprun 2 në Kaprun, të Austrisë në 11 nëntor 2000. Gjatë kësaj fatkeqësie, mbetën të vdekur 155 njerëz (150 në trenin ngjitës, 2 në trenin zbritës dhe 3 në stacionin malor ). Kishte 12 të mbijetuar (10 gjermanë dhe dy austriakë) nga treni me flakë që po ngjitej. Shumica e viktimave ishin skiatorë që shkonin gjatë rrugës për në Glacier Kitzsteinhorn.
2004 – Shuhet në moshën 75 vjeçare lideri historik i Palestinës, Yasser Arafat. Arafat, ishte një udhëheqës politik palestinez. Ai ishte Kryetar i Organizatës së Çlirimit të Palestinës (PLO) nga viti 1969 deri në vdekjen e tij. Gjithashtu Arafat, mbajti edhe postin e Presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) nga 1994 deri në 2004. Ideologjikisht një nacionalist arab, ai ishte një anëtar themelues i partisë politike Fatah, të cilën ai drejtoi nga 1959 deri në 2004. Në vitin 1994 ai së bashku me izralitët Yitzhak Rabin dhe Shimon Perez, fituan çmimin Nobel për Paqjen.