• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 11 Janar 2024

Kalendari Historik 2 Janar 2024

1908 – Krijohet në SHBA, Monumenti Kombëtar i Grand Canyon-it, në Arizona. Parku Kombëtar Grand Canyon, i vendosur në veriperëndim të Arizonës, është vendi i 15-të në Shtetet e Bashkuara që është emëruar një park kombëtar. Tipari qendror i parkut është Grand Canyon, një grykëderdhje e lumit Kolorado, e cila shpesh konsiderohet një nga mrekullitë e botës.

 

1923 – Gjatë, pushtimit të Ruhrit, trupat ushtarake franceze, dhe belge, pushtojnë zonën e Ruhrit për të detyruar Gjermaninë që të bëjë pagesat e reparacioneve të Luftës së Parë Botërore. Pushtimi ushtarak i krahinës së Ruhrit në Gjermani, zgjati nga 11 Janari i vitit 1923, deri në 25 Gusht të vitit 1925. Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, ky rajon u aneksua nga Gjermania.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

 

1944 – Ekzekutohet në moshën 40 vjeçare në Verona, Galeazzo Ciano. Ciano, ishte një diplomat dhe politikan italian që shërbeu si Ministër i Jashtëm në qeverinë e vjehrrit të tij, Benito Mussolini, nga 1936 deri në 1943. Ai u arrestua nga forcat fashiste të Republikës së Salos, dhe pas një gjyqi të montuar, u pushkatua së bashku me disa disidentë të tjerë, të cilët kundërshtuan Duçen.

 

1946 – Enver Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Shqipërisë, shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. Njëkohësisht ai, u shpall de jure dhe de facto si udhëheqësi i padiskutueshëm i Shqipërisë komuniste. Shpallja e Republikës Popullore të Shqipërisë, u bë në një seancë të posaçme parlamentare e cila u propozua nga deputetët e Vlorës me në krye Hysni Kapon.

 

1962 – Një ortek i madh, i rënë në Huascaran të Perusë shkakton rreth 4000 të vdekur. Orteku masiv i shkëmbinjve, i shoqëruar me një rrëshqitje akulli, varrosën një fshat të tërë malor dhe disa vendbanime në veri-perëndim të Perusë. Huarascan-i, është një nga zonat më vullkanike të Perusë. Kjo tragjedi, do të klasifikohet si një ndër më të rëndat në historinë e këtij vendi.

 

1972 – Pakistani Lindor riemërtohet zyrtarisht si Bangladeshi. Shteti i Bangladeshit, ndodhet në zonë e Azisë Jugore, dhe është e 8 në botë për nga popullsia (165 milionë banorë) dhe 92 për kilometër katrorë,(148.000). Kryeqyteti i tij, u shpall Dhaka. Bangladeshi, u krijua si shtet pas një konflikti të gjatë të armatosur, midis popullsisë myslimane dhe asaj Hindu në Pakistan.

 

1984 – Lind në Houston, Matt Mullenweg. Mullenweg, është një sipërmarrës amerikan dhe zhvillues i uebit që jeton në Houston. Ai është i njohur për zhvillimin e softuerit të lirë dhe të hapur me burim të  WordPress, i menaxhuar tani nga The WordPress Foundation. Pasi u largua nga Universiteti i Houston, ai punoi në CNET Networks nga 2004 deri në 2006 derisa u largua dhe themeloi Automatik.

 

1990 – U vra në Prishtinë Enver Maloku. Një gazetari kryesor i kulturës në Televizionin e Prishtinës, para se ky të mbyllej nga pushtuesi serb më 1990. Fillimisht ka punuar si gazetar/redaktor, ndërsa nga vitit 1993 ka qenë udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, e cila, nga themelimi më 1991, kreu punën e agjencisë kombëtare të lajmeve. Në pasditen e 11 janarit 1999, pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës. Në komentet e kohës kur u vra, u tha me të drejtë se vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishin për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe, si edhe procesin për realizimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës. Më 4 prill 2016, Presidebtja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhërin “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësine e Kosovës. Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e tij në shtetndërtimin e Kosovës, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhërin “Medalja e Artë e Pavarësisë”.

2003 – Guvernatori i Illinois George Ryan firmos, anulimin e dënimit me vdekje të 167 të burgosurve. Ky dënim iu kthye në burgim të përjetshëm, në gjyqin e famshëm të Illinois-it bazuar në skandalin e Jon Burge. Burge ishte shef i Departamentit së Policisë së Çikagos i cili u akuzua për torturimin e më shumë se 200 të dyshuarve midis 1972 dhe 1991 me qëllim të detyrimit të rrëfimeve.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’82-in në Spaç, më kërkuan të shkoja te zyra Operativit dhe u befasova, se bashkë me të, ishte dhe shoku im i fëmijërisë, Kujtimi nga Durrësi, i cili...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-oficerit të Marinës

Next Post

“Kur prokurori Ali Shukriu, i tha se; Fan Noli, ka lavdëruar regjimin e sotshëm në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, e pandehura Marie Shllaku, ju përgjigj...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Kur prokurori Ali Shukriu, i tha se; Fan Noli, ka lavdëruar regjimin e sotshëm në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, e pandehura Marie Shllaku, ju përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Kur prokurori Ali Shukriu, i tha se; Fan Noli, ka lavdëruar regjimin e sotshëm në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, e pandehura Marie Shllaku, ju përgjigj...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!