1885 – Lindi, Bedri Pejani, ka qenë figurë politike shqiptare, nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, publicist dhe kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, me nxitjen e kryeministrit Mitrovica dhe ministrit të Brendshëm Deva, ndërmjetësoi me autoritetet ushtarake gjermane për krijimin e divizionit SS Skanderbeg. Studjues e çmojnë të besueshëm pohimin e tij për nxitjen e krijimit të divizionit që shqiptarët të armatoseshin dhe të mos i zinte keq fundi i luftës. Më 14 tetor 1912, anëtar i komitetit, nënshkroi një memorandum për Fuqitë e Mëdha. U zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, delegat në Kuvendin e Vlorës, ku nënshkroi Shpalljen e Pavarësisë me siglën Bedri Pejani. Ka qenë anëtar themelues i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, pas themelimit të të cilit u emërua sekretar dhe i hartoi programin. Përktheu në gjuhën frënge memorandumet dhe protestat e përpiluar nga Hoxha Kadri në emër të Komitetit, dërguar Konferencës së Paqes në Paris. Më 1920 bëhet redaktor i gazetës Populli me qendër në Shkodër. U zgjodh deputet në zgjedhjet 1921, më 1922 u zgjodh kryetar i Partisë Popullore. Po atë vit përjetoi një shok cerebral, arsye për të cilën u dërgua për kura në Napoli, ku më pas u përmirësua. Mbështeti Lëvizjen e qershorit, dhe për këtë arsye u arratis dhjetorin e 1924, emigracioni i tij politik zgjati deri më 1930, kur u amnistua. Më 1925 si përfaqësues i Komitetit për Çlirimin e Kosovës u bë anëtar i Konare-s. U kthye dhe qëndroi në Shqipëri deri më 1935, ndërsa emri i tij doli në një raport si pjesë e Grupit Komunist të Tiranës si dhe në kryengritjen e Fierit, por pa pasojë për dënim. Më pas shkoi në Francë deri më 1940. U kthye sërish në Shqipëri dhe regjimi i ri e burgosi në Porto Palermo deri më 13 shtator 1943. Më 16 shtator 1943 ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe u bë figurë qendrore e lëvizjes. U zgjodh anëtar i grupit të Komitetit Kombëtar, si dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm (KEP) i ngarkuar me Arsimin. Më 1943-1944 qe deputet në Asamblenë Kombëtare, dhe nga janari deri në qershorin e 1944 ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit me inkurajimin e kryeministrit Mitrovica dhe ministrit të Mbrendshëm Deva; u mor gjithashtu me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për krijimin e Divizionit SS Skanderbeg.
1947– Lindi Sheh Ibrahim Haki Karbunara, ka qenë shejh i tarikatit Halvetii, myfti i Lushnjes, veprimtar i çështjes kombëtare, përkrahës i Ismail Qemal bej Vlorës në Shpalljen e Pavarësisë, nismëtar i Kongresit të Lushnjës dhe përkrahës i Lëvizjes së Qershorit. Përgjatë Luftës së Dytë Botërore përkrahu Lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe me mbarimin e luftës u zgjodh deputet i Lushnjes. U dënua nga regjimi komunist me Grupin e parë të deputetëve nga gjyqi me varje së bashku me të birin, Hysenin, që e pushkatoi Josif Pashko.
1963 – Vdes në Grasse, në moshën 47 vjeçare këngëtarja dhe kantautorja e famshme franceze Edith Piaf. Gjatë karrierës së saj 28 vjeçare Piaf, do të linte gjurmë në botën muzikore franceze me këngët, La Vie en Rose, Milord, La Foule, dhe Padam Padam. Gjithashtu ajo do të spikaste edhe si aktore duke luajtur në 10 filma. Sipas kritikëve ajo, mund të konsiderohet si një ndër këngëtaret më të famshme franceze të shek XX. Ndërsa për të janë zhvilluar me dhjetëra dokumentarë.
1964 – Ceremonia hapëse e Lojrave Olimpike në Tokio të Japonisë, do të ishin të parat që do të transmetoheshin live nëpërmjet satelitëve. Në këto lojëra, do të merrnin pjesë 93 shtete dhe afro 5200 atletë. Dy nga sistemet satelitore që e transmetuan direkt para syve të mbarë botës këtë event ishin, ai i SHBA-së Syncon 3 dhe i Europës Relay 1. Këto lojëra do të fitoheshin nga ekipi i SHBA-së, i pasuar nga ai i BRSS-së, dhe në vënd të tretë vëndi mikpritës, Japonia.
1970 – Në Kanada, në të ashtuquajturën Kriza e Tetorit ndodh rrëmbimi i zv-Presidentit të Quebeq-ut. Pierre Laporte, nr 2 i rjonit frëngjisht-folës të Kanadasë, u rrëmbye dhe u ekzekutua nga organziata terroriste e Frontit për Çlirimin e Quebeq-ut. Një tjetër diplomat britanik do të rëmbehej nga po kjo organizatë, duke çuar kështu në gjëndjen e shtet-rrethimit të këtij rajoni nga trupat policore dhe ato ushtarake. Me ndërhyrjen e Kryeministrit kanadez Pierre Trudeau dhe Presidentit të rajonit Robert Bourassa, diplomati u lirua.
1973 – Zv Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Spiro Agnew (me origjinë greke) jep dorëheqjen si pasojë e akuzave ndaj tij për evazion fiskal. Ai do të shërbente si zv i shefit të Shtëpisë së Bardhë, Richard Nixon në vitet 1969-1973. Ky hetim do të nsiej nga Prokurori i shtetit të Maryland-it, George Beall. Një vit më vonë edhe vetë Presidenti Nixon, do të jepte dorëheqjen si pasojë e Skandalit të Watergate-it.
1986 – Në San Salvador të Amerikës Qëndrore, bie një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Mercalli. Ky tërmet, do të shkaktonte dëme të shumta në njerzë dhe material. Numri i të vdekurve do të ishte mbi 1500 vetë ndërsa të plagosurit afro 20.000. Të pastrehët llogariteshin mbi 200.000 vetë. Këto lëkundje të forta do të ndiheshin edhe në shtetet fqinje të Salvadorit, si në Guatemala, dhe Honduras.
1991 – Lind në Gjilan të Kosovës, futbollisti i famshëm zvicerian me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri. Shaqiri do të debutonte në karrierën e tij të pasur sportive, me ekipet e Basel, Bayern-it, Inter, Stoke City, dhe së fundi Liverpool. Ai gjithashtu do të jetë një ndër lojtarët kryesorë të komëtares zviceriane, që do të bëjë një paraqijte dinjitoze në dekadën e fundit. Ai ka fitur 15 trofe të ndryshëm ndërkombëtarë dhe personalë.
2015 – Dy shpërthime të fuqishme bomash do të trondisnin kryequtetin turk Ankara. Si pasojë e këtyre sulmeve terroriste, 102 persona të pafajshëm do të humbnin jetën dhe afro 500 të tjerë do të plagoseshin. Këto sulme do të mereshin përsipër nga organizata ISIS e cila, kishte depërtuar thellë në territorin turk nëpërmjet celulave të fshehta. Këto do të ishin disa nga aktet më të mëdha të terrorit në këtë vënd që prej dekadash.