1919 – Charlie Chaplin, Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe D. W. Griffith ndërmarrin nismën për krijimin e United Artists. Korporata e Artistëve të Bashkuar (United Artists), aktualisht bën biznes si United Artists Digital Studios. Ajo është një kompani amerikane e prodhimit dixhital të televizionit. Themelimi i kësaj kompanie, bëri që studiot u të lejojnë aktorët të kontrollojnë interesat e tyre, nga studiot komerciale.
1924 – Observatori Royal i Greenwich fillon transmetimin e sinjaleve të kohës për orë të njohura si Sinjali i Kohës së Greenwich. Sinjali i Kohës së Greenwich (GTS), i njohur gjerësisht si pips, është një seri prej gjashtë toneve të shkurtra të transmetuara në intervalet një sekondë nga shumë stacione Radio BBC. Shërbimi i tyre po zvogëlohet pasi transmetimi dixhital sjell vonesa në kohë.
1939 – Gjeneralismi Francisco Franco, bëhet si “Caudiljo” i 68 i Spanjës. Pas fitores ndaj forcave republikane, Franco i cili i përkiste rrymës nacionaliste, u zgjodh lideri absolut i këtij vëndi, duke e qeverisur atë me dorë të hekurt, deri në vdekjen e tij në 1975. Pas vdekjes së Francos, Mbreti Juan Carlos, inicioi një marrëveshje ku bëri të mundur pajtimin historik midis forcave të majta dhe atyre të djathta në Spanjë.
1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat aleate fillojnë betejën e Kerenit për të kapur pikërisht këtë qytet në Eritre. Gjatë kësaj beteje të përgjakshme, mbetën të vrarë 1 mijë forca britanike, dhe mbi 2 mijë forca italiane. Në fund kjo betejë u fitua nga britanikët të cilët, e kthyen Eritrenë, në një pikë kyçe strategjike, për lëvizjen e trupave të tyre në Afrikën Lindore.
1941 – Lindi në Peqin, Elbasan Ferdinant Deda. Pasi mbaroi liceun artistik në Tiranë në vitin 1960 studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t’i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali. Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën e shumë filmave. Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.. Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është vlerësuar me çmime, Ferdinant Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.
1971 – Astronautët zbarkojnë në Hënë në misionin Apollo 14. Komandanti Alan Shepard, Piloti i Modulit të Komandës Stuart Roosa dhe Piloti i Modulit Lunar Edgar Mitchell nisën në misionin e tyre 10 ditor të Dielën, 31 Janar 1971, në kohën zyrtare 4:03:02 pas mesnate, në Lindje. Liftoff u vonua dyzet minuta dhe dy sekonda, për shkak të fillimit të kufizimeve të motit. Vonesa e parë e tillë në programin Apollo.
1985 – Lind në Funchal, Christiano Ronaldo. Ronaldo, është një futbollist profesionist portugez që luan si sulmues për klubin e Juventusit dhe kapiten i kombëtares portugeze. Shpesh konsiderohet lojtari më i mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë të të gjitha kohërave. Ai ka debutuar për ekipet e Portos, Manchester United, Real Madridit, dhe Juventusit. Ronaldo ka fituar me dhjetra trofe ekipesh dhe individuale.
1994 – Ndodh, Masakra e Markales, ku më shumë se 60 njerëz u vranë dhe rreth 200 u plagosën kur ky treg bombardohet me murtaja dhe artileri në qëndër të Sarajevës.Kjo masakër, do të ishte një nga episodet më të shëmtuara të luftës civile në ish Jugosllavi, dhe veçanërisht të konfliktit në Bosnje. Përgjegjëse për këto sulme do të ishin forcat serbo-boshnjake, të cilat do të thyheshin nga aviacioni i NATO-s, disa muaj më pas.
1999 – Vdes në New York, në moshën 93 vjeçare Wassily Leontief. Leontief, ishte një ekonomist ruso-amerikan i njohur për hulumtimin e tij mbi analizën e input-prodhimit dhe sesi ndryshimet në një sektor ekonomik ndikojnë në sektorët e tjerë. Leontief fitoi Çmimin Nobel, në Shkencat Ekonomike në 1973, dhe katër prej studentëve të tij, fituan po këtë çmim(Paul Samuelson 1970, Robert Soloë 1987, Vernon L. Smith 2002, Thomas Schelling 2005).