1944 – Ndodhi Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944. Në zonën e Tiranës së re, më 3 shkurt, guerilët komunistë në befasi i bëjnë atentat makinës së autoriteteve të regjimit, ku mbeti i plagosur a pa jetë shoqëruesi i afërt i Kadri Cakranit. Pasditen e vonë të 3 shkurtit, guerilë të qarkorit komunist i bëjnë një goditje të befasishme të armatosur makinës së ministrit Xhafer Deva, plagoset dhe vdes në spital i nipi, adoleshenti Fahri Ibrahimi. Trakti i PKSH-së për atë masakër përcillte numrin e 86 të vrarëve, por me emra identifikohen vetëm 24 të vrarë. Sipas kërkimit të studiueses Gilmana Bushati, procesverbalet e prokurorisë (5 e 6 shkurt) me të vrarët më 3-4 shkurt, viktimat janë 14. Në procesverbalin e 6 shkurtit janë nëntë të identifikuar, dy të paidentifikuar, dy me identitete italiane, kurse një (Ali Ferra) i vrarë nuk është i listuar në “Pavdekësia”. Si përfundim, katër janë të vrarë në pasditen e 3 shkurtit, shtatë të vrarë natën e 4 shkurtit (bashkë me dy italianë). Sekretari privat i ministrit Xhafer Deva, Isuf Deva (i pushkatuar) në dëshminë e tij në janar ’47 në hetuesinë e regjimit komunist pohonte se “Xh. Deva pohoi se ishin vrarë jo më shumë se 7-8 njerëz dhe nuk pranoi 80 të vrarë”. Dëshmi kjo e përafërt me të dhënat nga procesverbalet, tek të cilat figurojnë
1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbahet Konferenca e Jaltës midis tre të mëdhenjve, Churchill, Roosevelt, dhe Stalin. Kjo konferencë u mbajt në Pallatin Livadia të Krimesë. Konferenca e Jaltës, u zhvillua me qëllimin e ndarjes së kufijve të Europës së pas Luftës së Dytë Botërore, midis anglo-amerikanëve dhe rusëve. Një nga vendimet që u morën ne këtë konferencë ishte dhe lënia brenda bllokut lindor të Shqipërisë.
1969 – Yasser Arafat, zgjidhet si Kryetar i Organizatës për Çlirim e Palestinës. Kjo është një organizatë e themeluar në vitin 1964 me qëllim që përmes luftës së armatosur, me pjesën më të madhe të saj, synonte të godiste civilët izraelitë. Ajo njihet si “përfaqësuesi legjitim i popullit palestinez” nga mbi 100 shtete me të cilat mban marrëdhënie diplomatike, dhe gëzon statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara që nga viti 1974.
1975 – Lind në Sydney, Natalie Imbruglia. Imbruglia, është një kantautorë, modele dhe aktore australo-britanike. Në fillim të viteve 1990, ajo luajti Beth Brennan në soap-operën australiane Neighbors. Tre vjet pasi u largua nga programi, ajo filloi një karrierë në fushën e muzikës me kopertinën e saj në top charting të këngës së Ednaswap “Torn”. Albumi i saj pasues, Left of the Middle (1997), shiti 7 milion kopje në të gjithë botën.
1976 – Në Guatemala dhe Honduras një tërmet me magnitudë 7.5 ballë vret më shumë se 22 mijë vetë. Qytetet në të gjithë vendin pësuan dëme dhe shumica e shtëpive të tipit adobe në zonat përreth të kryeqyteteve të Guatemalës dhe Hondurasit, u shkatërruan. Tërmeti goditi gjatë orëve të para të mëngjesit (në 3:01, me kohën lokale) kur shumica e njerëzve ishin në gjumë.Ky do të ishte një nga tërmetet më të rënda në këtë rajon.
1992 – Një grusht shteti drejtohet nga Hugo Chavez kundër Presidentit Venezuelas Carlos Andres Pérez. Përpjekjet për grusht shteti në Venezuelë të 1992 ishin disa tentativa për të kapur kontrollin e qeverisë së Caracas-it nga Lëvizja Bolivariane Revolucionare e udhëhequr nga Hugo Chavez. Gjatë këtij grushti shteti, humbën jetën afro 300 vetë, si dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Chavez, do të merrte pushtetin, disa vite më vonë.
2004 – Facebook, një nga sitet më të mëdha të rrjeteve sociale, themelohet nga Mark Zuckerberg. Bashkë-themelues të Facebook-ut ishin, dhe studentët dhe shokët e tjerë të Kolegjit Harvard si, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz, dhe Chris Hughes. Sot, Facebook, renditet si site nr 2 në botë pas Instagramit, me rreth 3 miliardë përdorues, në mbi 100 shtete të botës.
2014 – Ndërron jetë Ibrahim Madhi, një ndër figurat më të rëndësishme të muzikës dhe artit të interpretimit Shqiptar. I njohur për formimin dhe muzikalitetin e tij madhështor, muzikanti i shquar, ka dhënë një kontribut të çmuar në formatimin e shkollës kombëtare të interpretimit muzikor. Për meritat dhe kontributin e tij të veçantë, ai gëzoi titullin më të lartë të artit në Shqipëri: “Artist i Popullit”. Emri i tij lidhet jo vetëm me të qenurit një solist brilant, por në të njëjtën kohë edhe një drejtues i përkryer i grupeve të muzikës së dhomës dhe orkestrës së harqeve. Brohoritja për shkollën Shqiptare të interpretimit violinistik, nuk mund të kuptohet pa emrin e Ibrahim Madhit si një ndër figurat qendrore të kësaj shkolle. Fillimet e aktivitetit të tij pedagogjik i përkasin vitit 1962, më parë si mësues i klasës së violinës në Liceun Artistik “J. Misja” dhe më pas, në 1965, pranë I.L.Arteve. Për më shumë se 40-vjet karrierë pedagogjike, ai ka përgatiture breza të tërë violinistësh e muzikantësh të spikatur.
2019 – Vdes në moshën 55 vjeçare, në Lappeenranta, Matti Nykanen. Nykanen, ishte një skiator finlandez që garoi nga viti 1981 deri në 1991. Ai, konsiderohet si skiatori më i mirë i të gjitha kohërave. Nykanen fitoi pesë medalje Olimpike Dimërore (katër ari), nëntë medalje të Kampionatit Botëror (pesë ari), dhe 22 Medalje të Kampionatit Finlandez (14 ari).Matti, është dekoruar si sporsti më i famshëm i Finlandës.