• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 04 Shkurt 2023

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

1944 – Ndodhi Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944. Në zonën e Tiranës së re, më 3 shkurt, guerilët komunistë në befasi i bëjnë atentat makinës së autoriteteve të regjimit,  ku mbeti i plagosur a pa jetë shoqëruesi i afërt i Kadri Cakranit. Pasditen e vonë të 3 shkurtit, guerilë të qarkorit komunist i bëjnë një goditje të befasishme të armatosur makinës së ministrit Xhafer Deva, plagoset dhe vdes në spital i nipi, adoleshenti Fahri Ibrahimi. Trakti i PKSH-së për atë masakër përcillte numrin e 86 të vrarëve, por me emra identifikohen vetëm 24 të vrarë. Sipas kërkimit të studiueses Gilmana Bushati, procesverbalet e prokurorisë (5 e 6 shkurt) me të vrarët më 3-4 shkurt, viktimat janë 14. Në procesverbalin e 6 shkurtit janë nëntë të identifikuar, dy të paidentifikuar, dy me identitete italiane, kurse një (Ali Ferra) i vrarë nuk është i listuar në “Pavdekësia”. Si përfundim, katër janë të vrarë në pasditen e 3 shkurtit, shtatë të vrarë natën e 4 shkurtit (bashkë me dy italianë). Sekretari privat i ministrit Xhafer Deva, Isuf Deva (i pushkatuar) në dëshminë e tij në janar ’47 në hetuesinë e regjimit komunist pohonte se “Xh. Deva pohoi se ishin vrarë jo më shumë se 7-8 njerëz dhe nuk pranoi 80 të vrarë”. Dëshmi kjo e përafërt me të dhënat nga procesverbalet, tek të cilat figurojnë

 

1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbahet Konferenca e Jaltës midis tre të mëdhenjve, Churchill, Roosevelt, dhe Stalin. Kjo konferencë u mbajt në Pallatin Livadia të Krimesë. Konferenca e Jaltës, u zhvillua me qëllimin e ndarjes së kufijve të Europës së pas Luftës së Dytë Botërore, midis anglo-amerikanëve dhe rusëve. Një nga vendimet që u morën ne këtë konferencë ishte dhe lënia brenda bllokut lindor të Shqipërisë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 25 Prill 2026

Kalendari 24 Prill 2026

1969 – Yasser Arafat, zgjidhet si Kryetar i Organizatës për Çlirim e Palestinës. Kjo është një organizatë e themeluar në vitin 1964 me qëllim që përmes luftës së armatosur, me pjesën më të madhe të saj, synonte të godiste civilët izraelitë. Ajo njihet si “përfaqësuesi legjitim i popullit palestinez” nga mbi 100 shtete me të cilat mban marrëdhënie diplomatike, dhe gëzon statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara që nga viti 1974.

 

1975 – Lind në Sydney, Natalie Imbruglia. Imbruglia, është një kantautorë, modele dhe aktore australo-britanike. Në fillim të viteve 1990, ajo luajti Beth Brennan në soap-operën australiane Neighbors. Tre vjet pasi u largua nga programi, ajo filloi një karrierë në fushën e muzikës me kopertinën e saj në top charting të këngës së Ednaswap “Torn”. Albumi i saj pasues, Left of the Middle (1997), shiti 7 milion kopje në të gjithë botën.

 

1976 – Në Guatemala dhe Honduras një tërmet me magnitudë 7.5 ballë vret më shumë se 22 mijë vetë. Qytetet në të gjithë vendin pësuan dëme dhe shumica e shtëpive të tipit adobe në zonat përreth të kryeqyteteve të Guatemalës dhe Hondurasit, u shkatërruan. Tërmeti goditi gjatë orëve të para të mëngjesit (në 3:01, me kohën lokale) kur shumica e njerëzve ishin në gjumë.Ky do të ishte një nga tërmetet më të rënda në këtë rajon.

 

1992 – Një grusht shteti drejtohet nga Hugo Chavez kundër Presidentit Venezuelas Carlos Andres Pérez. Përpjekjet për grusht shteti në Venezuelë të 1992 ishin disa tentativa për të kapur kontrollin e qeverisë së Caracas-it nga Lëvizja Bolivariane Revolucionare e udhëhequr nga Hugo Chavez. Gjatë këtij grushti shteti, humbën jetën afro 300 vetë, si dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Chavez, do të merrte pushtetin, disa vite më vonë.

 

2004 – Facebook, një nga sitet më të mëdha të rrjeteve sociale, themelohet nga Mark Zuckerberg. Bashkë-themelues të Facebook-ut ishin, dhe studentët dhe shokët e tjerë të Kolegjit Harvard si, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz, dhe Chris Hughes. Sot, Facebook, renditet si site nr 2 në botë pas Instagramit, me rreth 3 miliardë përdorues, në mbi 100 shtete të botës.

 

2019 – Vdes në moshën 55 vjeçare, në Lappeenranta, Matti Nykanen. Nykanen, ishte një skiator finlandez që garoi nga viti 1981 deri në 1991. Ai, konsiderohet si skiatori më i mirë i të gjitha kohërave. Nykanen fitoi pesë medalje Olimpike Dimërore (katër ari), nëntë medalje të Kampionatit Botëror (pesë ari), dhe 22 Medalje të Kampionatit Finlandez (14 ari).Matti, është dekoruar si sporsti më i famshëm i Finlandës.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Ftohen familjet, far e fis, ose shokët dhe çdo qytetar, që di emrat e martirëve të 4 shkurtit 1944, t'i njoftojë ata ...”/ Çfarë shkruante gazeta “Bashkimi”, më 3 shkurt ’45?

Next Post

“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti "Kosova" dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit...”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 25 Prill 2026

April 24, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Prill 2026

April 24, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 23 Prill 2026

April 19, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 22 Prill 2026

April 21, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 21 Prill 2026

April 20, 2026
Kalendari 01 Prill 2026
Kalendari historik

Kalendari 20 Prill 2026

April 19, 2026
Next Post
“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti “Kosova” dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit…”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva

“Në 4 shkurt ’44, kishim në dispozicion 200 deri 300 vetë të armatosur, nga Regjimenti "Kosova" dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit...”/ Dëshmia e panjohur e sekretarit të ministrit Deva

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme