1924 – Vdes në Washington, në moshën 67 vjeçare, Woodrow Wilson. Wilson, ishte një politikan, avokat dhe akademik amerikan që shërbeu si presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara nga 1913 deri në vitin 1921. Si president, ai mbikëqyri kalimin e politikave legjislative progresive të pashembullta deri në Marrëveshjen e Re në 1933. Ai përkrahu krijimin e shtetit shqiptar në Konferencën e Versailles.
1953 – Masakra e Batepa-s ndodhi në Sao Tome dhe Principe kur administrata koloniale dhe pronarët e tokave Portugeze nxitën një valë dhune kundër popullsisë vendase të njohura si forros. Banorët, besonin se qeveria kishte për qëllim t’i detyronte ata të punonin si punëtorë kontraktorë, për të cilët ata kundërshtuan. Si përgjigje, guvernatori, urdhëroi ushtrinë që ti sulmonte ata. Kjo, rezultoi në vdekjen e qindra forros.
1960 – Kryeministri britanik Harold Macmillan flet për “një erë ndryshimi”, duke sinjalizuar që Qeveria e tij ka të ngjarë të mbështesë de kolonializmin. Fjalimi “Era e Ndryshimit” ishte një fjalim i rëndësishëm i bërë nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Harold Macmillan në Parlamentin e Afrikës së Jugut, më 3 shkurt 1960 në Cape Town. Macmillan, ndërmori nisjen e proçesit, për njohjen e pavarësisë së kolonive.
1968 – Lind në Prijepolje, Vlade Divac. Divac, është një basketbollist profesionist serb, aktualisht shërben si menaxher i përgjithshëm i Sacramento Kings. Divac e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në NBA. I gjatë 2.16 cm ai luajti qendër dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kalimit. Divac ishte ndër grupi i parë i basketbollistëve evropianë që transferoi në NBA në vitet 80, dhe u emërua një nga lojtarët më të mëdhenj të Euro League.
1972 – Dita e parë e tre muajve të stuhisë së dëborës në Iran, e cila do të vriste të paktën 4,000 njerëz, duke e bërë atë stuhinë më vdekjeprurëse në histori. Stuhitë hodhën më shumë se 3 metra dëborë nëpër zonat rurale në Iranin veriperëndimor, qendror, dhe jugor. Një nga zonat më të goditura do të ishte pikërisht fshati Sheklab, afër kufirit me Turqinë në të cili, vdiqën 100 banorët e tij.
1984 – John Buster dhe ekipi hulumtues në Qendrën Mjekësore Harbour-UCLA njoftojnë transferimin e parë të historisë së embrionit, nga një grua në tjetrën që rezulton në lindje të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë (e cila shpesh përdoret në lidhje me fekondimin in vitro (IVF), mund të përdoret tek njerëzit ose te kafshët, në të cilat situata dhe qëllimet mund të ndryshojnë.
1989 – Një grusht shteti ushtarak rrëzon Alfredo Stroessner, diktatorin e Paraguait që nga viti 1954. Sundimi i tij 35-vjeçar, i shënuar nga një periudhë e pandërprerë shtypjeje në vendin e tij, është më e gjata në historinë moderne të Amerikës së Jugut. Stroessner renditet në vendin e 20-të më të gjatë në mesin e udhëheqësve kombëtarë që nga viti 1900 dhe e bëri atë një nga kryetarët e shteteve më gjatë në detyrë, të botës.
1995 – Astronautja Eileen Collins bëhet gruaja e parë që piloton anijen Space Shuttle ndërsa misioni STS-63 fillon nisjen, nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Collins ishte pilotja e parë femër dhe komandantja e parë femër e një anije hapësinore. Asaj iu dhanë disa medalje për punën e saj. Kolonelja Collins ka regjistruar plot, 38 ditë 8 orë dhe 20 minuta në hapësirën kozmike të jashtme.
2006 – Ndërron jetë Vath Koreshi, ka qenë shkrimtar, skenarist dhe politikan shqiptar. Më 1987 nisi punë si drejtor i Drejtorisë së Arteve në Komitetin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më 1991, kur pasoi Preç Zogajn në ofiqin e ministrit të Kulturës. Më 1992 deri më 1995 drejtoi revistën “Art” dhe më pas u bë drejtor i shtëpisë botuese “Onufri“. Ka shkruar mjaft libra, si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Parlamentit Shqiptar, si dhe ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992.
2017- Ndërron jetë Dritëro Agolli, ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.