1877– Lindi Bajram bej Haxhiu, patriot, atdhetar, nacionalist, veprimtar i çështjes kombëtare dhe Anëtarë në Komisionin Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjes. Bajram Haxhiu ishte një nga organizatorët në demostratën anti-osmane të 17 janarit 1909 në Lushnje. Bajram Haxhiu bashkëpunoi edhe me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë për Pavarësi. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundërshtarët e saj serbë dhe kuislingët e Esat Pashë Toptanit. Bajram bej Haxhiu ishte një nga pronarët më të mëdhenj të qytetit të Lushnjes dhe që nga Reforma Agrare u shpronësua krejtësisht. Më 25 maj 1951 Bajram Haxhiu ishte i dyti në Lushnje që u cilësua “Kulak”. Më 9 maj të vitit 1967 me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Qytetit të Lushnjes Bajram Haxhiu përsëri u shpronësua pa asnjë pagesë pjesa e vetme që i kishte mbetur ishte bahçja.
1916 – Lindi në Progonat të krahinës së Kurveleshit Asim Zeneli Si student në kryeqytet, Asim Zeneli, u njoh me militantë të tjerë atdhetare si Qemal Stafa, Mustafa Matohiti, etj. Në vitin 1936 ai fitoi konkursin për të vazhduar shkollën ushtarake në Itali. Atje ai pa pasojat e regjimit fashist dhe rrezikun e pushtimit të Shqipërisë nga një forcë fashiste apo naziste. Bashkë me miqtë e tij të shkollës Pano Xhamballo dhe Dino Kalenjën ai protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua në vitin 1939.
1928 – Incidenti në Jinan të Kinës, fillon me vdekjen e dymbëdhjetë civilëve japonezë të vrarë nga forcat kineze. Ky akt çoi në hakmarrjen e japonezëve , dhe vdekjen e mbi 2 mijë civilëve kinezë në ditët në vijim. Kjo masakër, do të bëhej dhe preludi i pushtimit të mëvonshëm japonez të pjesës lindore të Kinës. Ushtria japoneze, do të largohej përfundimisht nga Kina, vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
1937 – Lind në Kavajë Agim Krajka, Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987. Agim Krajka i është dhënë titulli artist i popullit.
1952 – Nënkolonelët Joseph O. Fletcher, dhe William P. Benedict, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbarkojnë me aeroplan në Polin e Veriut. Këta të dy, së bashku me shkencëtarin Albert P. Crary, që u bënë amerikanët e parë që u ulën dhe vendosën këmbët në Polin e Veriut. E panjohur për Fletcher dhe ekipin e tij, ishte fakti se, një ekspeditë Sovjetike kishte zbarkuar më parë tre Lisunov Li-2s në pole më 23 prill 1948.
1963 – Forca policore në Birmingham, të Alabama ndërron taktikë dhe përgjigjet me force, për të ndaluar protestuesit e “fushatës së Birmingham”. Imazhet e shtypjes së dhunshme transmetohen në të gjithë botën, duke sjellë vëmendje të re për lëvizjen e të drejtave civile. Fushata e Birmingham, ishte një lëvizje e organizuar në fillim të vitit 1963 nga Konferenca e Udhëheqjes së Krishterë Jugore, për të sjellë vëmendjen e përpjekjeve të integrimit të Afrikano-Amerikanëve.
1971 – Erich Honecker bëhet Sekretari i Parë i Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë, duke mbetur në fuqi deri në vitin 1989. Ai kontrolloi qeverinë e Republikës Demokratike Gjermane (Gjermaninë Lindore) që nga viti 1971 deri sa u detyrua të dilte në javët që i paraprinë rënies së Murit të Berlinit në fundin e viteve 80. Honecker, konsiderohet si një udhëheqësit më autoritarë të DDR.
1985 – Lind në Rosario, Ezequiel Lavezzi. Lavezzi, është një futbollist profesionist argjentinas, që ka luajtur, për klubin kinez Hebei China Fortune dhe ekipin kombëtar të Argjentinës si një sulmues. Ai është i njohur për ritmin e tij, stilin e vështirë të lojës, teknikën, krijimtarinë dhe aftësinë e driblimit. Disa nga ekipet e tij kanë qenë, Estudiantes, Napoli, dhe, PSG.
2008 – Vdes në moshën 82 vjeçare, Leopoldo Calvo Sotelo. Calvo Sotelo, ishte Kryeministër i Spanjës midis viteve 1981 dhe 1982. Pas grushtit të shtetit të dështuar, emërimi i tij si Kryeministër u konfirmua në 25 shkurt me votimin e të gjithë anëtarëve të UCD të kongresit dhe 21 të tjerëve gjithashtu, duke i dhënë atij një shumicë prej 186 deri në 158. Ai u pasua në vijim në këtë post, nga Felipe Gonzales.