1922 – Vdes në moshën 75 vjeçare Alexandër Graham Bell. Bell, ishte një shpikës, shkencëtar dhe inxhinier me origjinë skoceze, i cili u mor me shpikjen dhe patentimin e telefonit të parë praktik. Ai gjithashtu bashkë-themeloi Kompaninë Amerikane të Telefonave dhe Telegrafëve (AT&T) në vitin 1885. Shpikja e tij revolucinarizoi telekomunikacionin.
1934 – Adolf Hitleri bëhet Fuhrer i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg. E quajtur ndryshe dhe si Gleichschaltung, ishte në terminologjinë naziste procesi i Nazifikimit me anë të të cilit Adolf Hitler dhe Partia Naziste vendosën me sukses një sistem kontrolli dhe koordinimi totalitar mbi të gjitha aspektet e shoqërisë gjermane.
1939 – Albert Einstein dhe Leo Szilard i shkruajnë një letër Franklin D. Roosevelt, duke i kërkuar atij që të fillojë Projektin e Manhattan për të zhvilluar një armë bërthamore. Ky projekt madhor do të zhvillohej vetëm në vitin 1945, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të testonin për herë të parë në Nevada një shpërthim atomik.
1942 – Lind në Lima, Isabel Allende. Allende, është një shkrimtare kiliane. Allende, veprat e së cilës nganjëherë përmbajnë aspekte të realizmit magjik, është e njohur në zhanrin e romaneve, si The House of Spirits, dhe City of the Beasts, të cilat kanë ka qenë tepër të suksesshme. Ajo është shkrimtarja më e lexuar në gjuhën spanjolle.
1943 – Të burgosurit hebrenj organizuan një revoltë në kampin e Treblinkas. Ai, ishte një nga më vdekjeprurësit e kampeve të vdekjes naziste ku afro 1 milionë njerëz u vranë në më pak se 18 muaj. Kjo do të ishte një nga revoltat më të mëdha që do të ndodhnin në kampet e përqëndrimit. Një revolt tjetër, do të pasonte në kampin e Sobiborit.
1949 – Shqipëria u bë pre e një sulmi ushtarak nga ana e Greqisë. Në jug dhe juglindje të Shqipërisë Greqia mësymi me ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore, gjithçka i ngjante një pushtimi të vërtetë. Qëllimi real ishte realizimi i ‘Megali Idesë’ për aneksimin e jugut të Shqipërisë të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Në mëngjesin e 2 gushtit 1949, në orën 04.30, në zonën e Bozhigradit (Mirasit) filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë.
1980 – Një bombë shpërthen në stacionin hekurudhor në Bolonjë, në Itali, duke vrarë 85 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë. Disa anëtarë të organizatës terroriste neo-fashiste Nuclei Armati Rivoluzionari (Bërthama e Armatosur Revolucionare) u dënuan për bombardimin, edhe pse grupi mohoi përfshirjen.
1989 – Pakistani është ri-pranuar në Commonwealth of Nations pas rikthimit të demokracisë për herë të parë që nga viti 1972. Commonwealth of Nations, është një shoqatë politike e 55 shteteve anëtare, gati të gjitha territoret e mëparshme të Perandorisë Britanike. Zyra e saj kryesore ndodhet në Londër. Pakistani ka aderuar në këtë organizatë që nga fillimi.
1990 – Iraku pushton Kuvajtin, duke çuar përfundimisht në Luftën e Gjirit. Ky pushtim dhe refuzimi i mëpasshëm i Irakut për t’u tërhequr nga Kuvajti brenda një afati të caktuar nga Kombet e Bashkuara, çuan në ndërhyrjen ushtarake nga një koalicion i forcave të Kombeve të Bashkuara të autorizuara të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.