1924 – Adolf Hitler, dënohet me pesë vjet burg për pjesëmarrjen e tij në “Birra Hall Putsch”, por kryen vetëm nëntë muaj burg. Beer Hall Putsch, ishte një grusht shteti i dështuar nga udhëheqësi i Partisë Naziste, Adolf Hitler, së bashku me Erich Ludendorffin dhe udhëheqës të tjerë nazistë për të marrë pushtetin në Mynih të Bavarisë. 18 vetë, mbetën të vrarë nga ky grusht shteti i dështuar, dhe mbi 50 u plagosën.
1929 – Lind në Brno, Milan Kundera. Kundera, është një shkrimtar çek që mori azil politik në Francë në 1975, duke u bërë një qytetar francez i natyralizuar në 1981. Shtetësia e Kunderas u revokua në 1979 dhe nuk u rikthye deri në vitin 2019. Ai “e konsideron, veten si një shkrimtar francez dhe këmbëngul se puna e tij duhet të studiohet si letërsi franceze dhe klasifikuar si e tillë në dyqanet e librave “.
1939 – Gjatë Luftës Civile Spanjolle, Gjeneralismi Francisco Franco, njofton përfundimin e Luftës Civile Spanjolle, kur kryhet dhe dorzoimi i fundit nga forcat republikane. Ky konflikt civil ishte më tragjiku dhe më i përgjakshmi në historinë e këtij vendi. Gjatë kësaj lufte, do të humbnin jetën afro gjysëm milioni persona, nga të dyja palët, si dhe do të plagoseshin me mijëra të tjerë.
1945 – Ndodhi Masakra e Tivarit, e cila ka qenë vrasja e një numri shqiptarësh nga Kosova të rekrutuar, prej partizanëve jugosllavë, në fundin e marsit dhe fillimin e prillit të 1945 në Tivar, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Llogaritjet e numrit të viktimave variojnë nga 400 në 4200. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu, që është mbajtur e fshehtë për dekada të tëra. I implikuar në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, shteti shqiptar ka heshtur për dekada të tëra. Masakra e Tivarit, është tragjedia më e madhe e regjimit komunist, që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit, nga forcat e ushtrisë jugosllave. Kjo ngjarje ka hedhur baltë mbi lëvizjen partizane dhe në Tivarin në tërësi, sepse ajo mbahet mend, si një nga ekzekutimet më të mëdha në atë trevë. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu, që për dekada të tëra u hesht. Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.
1955 – Kryengritja EOKA-s kundër Perandorisë Britanike fillon në Qipro, me qëllimin e bashkimit të ishullit, me Greqinë. EOKA, ishte një organziatë e fshehtë, guerilase greko-qipriote e cila, do të ndërmerrte shumë sulme të armatosura jo vetëm kundër instalimeve ushtarake britanike, por edhe kundër popullsisë turko-qipriote e vendosur në veri të ishullit. Ky konflikt do të zgjaste me vite të tëra, deri në pushtimin turk të pjesës veriore.
1960 – Sateliti TIROS-1 transmeton foton e parë televizive nga hapësira. TIROS, ose Televizioni Satelitor i Vëzhgimit me Infra të kuqe, është një seri satelitësh të hershëm të motit të lançuar nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar me TIROS-1 në vitin 1960. TIROS ishte sateliti i parë që ishte i aftë të ndiqte në distancë Tokën, duke u mundësuar shkencëtarëve të shikojnë Tokën nga një këndvështrim i ri hapësinor.
1976 – Apple Inc. është formuar nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne në Cupertino, të Californisë. Apple Inc. është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe, që harton, zhvillon dhe shet elektronikë të konsumit, softwere kompjuterike dhe shërbime online. Kjo kompani, konsiderohet si një nga kompanitë e teknologjisë Big Four, krahas Amazon, Google dhe Microsoft.
2001 – Ish Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Millosheviç, arrestohet nga forcat speciale të policisë, për t’u gjykuar me akuza për krime lufte, në Hagë. Ai u arrestua nga autoritetet federale jugosllave, nën dyshimin për korrupsion, abuzim të pushtetit dhe përvetësim. Hetimi fillestar për Millosheviç-in u ndal për mungesë provash, duke bërë që Kryeministri serb Zoran Dindiç të ekstradojë atë në Gjykatën Ndërkombëtare, për akuzat e krimeve të luftës në vend.
2017 – Vdes në moshën 83 vjeçare, Yevgeny Yevtushenko. Yevtushenko, ishte një poet rus. Ai ishte gjithashtu një romanist, eseist, dramaturg, skenarist, botues, aktor, redaktor dhe drejtor i disa filmave. Ai është dekoruar 25 herë, për meritat e tij, rreth kritikave të ashpra që i bënte regjimit komunist në BRSS. Yevtushenko, konsiderohet si një ndër shkrimtarët, dhe poetët më të mëdhenj rusë dhe botërorë të të gjitha kohërave.