• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, January 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari 30 Janar 2026

Kalendari 1 Janar 2026

1889 – Princi i Kurorës Arqiduka, Rudolf i Austrisë, trashëgimtar i kurorës austro-hungareze, u gjet i vdekur me zonjën e tij Baroneshën Mary Vetsera në Mayerling. Trupat e Arqidukës 30-vjeçar dhe baroneshës 17-vjeçare u zbuluan në shtëpizën e gjuetisë perandorake në Mayerling në Pyjet e Vjenës. Vdekja e tyre nuk u sqarua kurrë. Kjo do të mbetej si një nga misteret më të mëdha të kurorës austriake.

 

1902 – Nënshkruhet zyrtarisht, aleanca e parë Anglo-Japoneze në Londër. Ajo u nënshkrua nga Lord Lansdowne (sekretar i jashtëm britanik) dhe Hayashi Tadasu (ministri japonez në Londër). Kjo ishte, një etapë diplomatike që i dha fund izolimit të Britanisë, aleanca u rinovua dhe u zgjerua në fushëveprim dy herë, në 1905 dhe 1911, para shkatërrimit të saj në 1921.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 29 Janar 2026

Kalendari 28 Janar 2026

1926 – Lindi në Shkodër, Tish Daija, Artist i Popullit, kompozitor dhe muzikant shqiptar. Në moshën 10 vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike. Tish Daija ka qene Udhëheqësi Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për 18 vjet (1962-1980). autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, “Bijte e Peshkatarit” etj.

1933 – Adolf Hitler, zgjidhet si Kancelar i Gjermanisë. Presidenti Paul von Hindenburg e kishte emëruar tashmë Hitlerin si Kancelar në 30 Janar 1933 pas një seri zgjedhjesh parlamentare dhe intrigave politike. Akti i mundësimit, u përdor në mënyrë të pamëshirshme dhe me autoritet, siguroi praktikisht se Hitleri pas kësaj mund të ushtronte kushtetutshmërisë pushtet diktatorial pa kundërshtim ligjor.

 

1948 – Vdes në New Delhi, në moshën 78 vjeçare, pas një atentati, Mahatma Gandhi. Gandhi, ishte një ligjvënës indian, nacionalist anti kolonial, dhe udhëheqës politik, i cili përdori rezistencë jo të dhunshme për të udhëhequr fushatën e suksesshme për pavarësinë e Indisë nga Perandoria Britanike, dhe nga ana tjetër frymëzonte lëvizje për të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën. Ai u vra nga një nacionalist hindu.

 

1968 – Nis zyrtarisht Ofensiva Tet, nga forcat e Viet-Cong dhe Ushtria Vietnameze e Veriut kundër Vietnamit të Jugut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe aleatëve të tyre. Kjo ofensivë, ishte një fushatë sulmesh surprizë kundër qendrave të komandës dhe kontrollit ushtarak dhe civil, në të gjithë Vietnamin e Jugut. Emri i ofensivës vjen nga festa e Tet, Viti i Ri Vietnamez, kur ndodhën sulmet e para të mëdha.

 

1969 – The Beatles dhanë koncertin e tyre të fundit public, në çatinë e ndërtesës së “Apple Corps” në Londër (i njohur si “The Rooftop Concert”). Ky do të ishte koncerti i tyre i fundit publik. Performanca u ndalua nga policia 42 minuta pasi kishin filluar shfaqjen e tyre, për shkak të ankesave nga pronarët e bizneseve lokale.

 

 

1972 – Gjatë së Dielës së Përgjakshme, trupat ushtarake dhe policore britanike, hapin zjarr ndaj protestuesve irlandezo-veriorë në Derry, duke vrarë 13 vetë. Një person tjetër vdes më vonë nga plagët e marra. Me dhjetëra të tjerë, mbetën të plagosur nga rrëmuja që u krijua. E Diela e përgjakshme ishte një nga ngjarjet më domethënëse në Irlandën e Veriut pasi e gjithë skena e vrasjeve u pa nga publiku dhe shtypi ndërkombëtar.

 

2013 – Naro-1 bëhet raketa e parë transportuese e lëshuar nga Koreja e Jugut.  Naro-1, e përcaktuar më parë si Struktura i Hapësirës Koreane ose KSLV, është raketa e parë e Koreve të Jugut, dhe strukturatekonolgjike e parë i Koresë së Jugut për të arritur orbitën e Tokës. Më 30 Janar 2013, raketa e tretë Naro-1 u vendos me sukses në orbitën e ulët të Tokës. Më pas Seuli do të prodhonte disa raketa të tjera potë këtij modeli.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo...”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

Next Post

“Në dhjetor 1918, në mbledhjen në Kajro në shtëpinë e Filip Shirokës, u vendos të hartohej një memorandum, i cili t’u dërgohej ambasadorëve të shteteve...”/ Historia e panjohur e patriotit Llambi Kotta

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 29 Janar 2026

January 28, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 28 Janar 2026

January 24, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 27 Janar 2026

January 26, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 26 Janar 2026

January 25, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 25 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Janar 2026

January 22, 2026
Next Post
“Në dhjetor 1918, në mbledhjen në Kajro në shtëpinë e Filip Shirokës, u vendos të hartohej një memorandum, i cili t’u dërgohej ambasadorëve të shteteve…”/ Historia e panjohur e patriotit Llambi Kotta

“Në dhjetor 1918, në mbledhjen në Kajro në shtëpinë e Filip Shirokës, u vendos të hartohej një memorandum, i cili t’u dërgohej ambasadorëve të shteteve...”/ Historia e panjohur e patriotit Llambi Kotta

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme