• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, January 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari 26 Janar 2026

Kalendari 1 Janar 2026

1905 – Diamanti më i madh në botë i gjetur ndonjëherë, Cullinan që peshon 3,106,75 karat (0.621350 kg), u zbulua në minierën Premier pranë Pretorias në Afrikën e Jugut. Në prill të vitit 1905, ai u shit në Londër. Më 1907, qeveria e Kolonisë së  Transval bleu Cullinan dhe më pas ia paraqiti Edward VII, Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili kishte kontaktuar kompaninë Asscher Brothers në Amsterdam.

 

1919 – Vdes në moshën 74-vjeçare Ismail Qemali, Kryetari i Qeverisë së Parë Shqiptare dhe nënshkruesi i Aktit të Pavarësisë. Ai vdes në mërgim në Peruggia, Itali. Më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 25 Janar 2026

Kalendari 24 Janar 2026

1924 – Qyteti Shën Petersburg, Rusi, riemërtohet Leningrad. Gjatë Luftës së Parë Botërore, qeveria cariste e quajti qytetin Petrograd, ose “Qyteti i Pjetrit”, për të hequr fjalët gjermane “Sankt” dhe “Burg”. Qyteti ka mbi 230 vende që lidhen me jetën dhe aktivitetet e Leninit. Disa prej tyre janë kthyer në muze. duke përfshirë kryqëzorin Aurora – simbol i Revolucionit të Tetorit – anija më e vjetër e marinës ruse. Më 1991, njëkohësisht me zgjedhjet e para presidenciale ruse, autoritetet e qytetit organizuan edhe një referendum për ndryshimin e emrit të qytetit. 66 % e votave shkoi për emrin Shën Petersburg.

1934 – Nënshkruhet Pakti i Mos-Agresionit Gjermani-Poloni. Ky pakt, ishte një traktat ndërkombëtar midis Gjermanisë naziste dhe Republikës së Dytë Polake që u nënshkrua në 26 janar 1934. Të dy vendet u zotuan të zgjidhin problemet e tyre përmes negociatave bilaterale dhe të heqin dorë nga konflikti i armatosur për një periudhë prej 10 vjetësh. Ai mori fund në vitin 1939.

 

1963 – Lind në Setubal, Jose Mourinho. Mourinho, është një trajner portugez profesionist futbolli. Ai është trajneri aktual i klubit të Tottenham Hotspur. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe njëkohësisht Mourinho është një nga trajnerët më të dekoruar të të gjitha kohërave. Chelsea, Inter, Real Madrid, dhe Manchester United, janë disa nga klubet që ai ka drejtuar.

 

1979 – Vdes në New York, në moshën 70 vjeçare, Nelson Rockfeller. Rockfeller, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan që shërbeu si nënkryetari i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga 1974 deri në 1977, dhe më parë si guvernatori i 49-të i New York-ut nga 1959 deri në 1973. Si nip i miliarderit John D. Rockefeller, ai ishte një koleksionist i shquar i artit dhe administrator i Rockefeller Center në Manhattan.

 

1980 – Izraeli dhe Egjipti vendosin për herë të parë marrëdhëniet diplomatike. Gjendja e luftës midis të dy vendeve që daton nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948 arriti kulmin në Luftën Yom Kippur në 1973 dhe u pasua nga Traktati i Paqes Egjipt-Izrael i vitit 1979 një vit pas Marrëveshjeve të Camp David, i ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Jimmy Carter.

 

1992 – Boris Yeltsin njofton se Rusia do të ndalojë të shënjestrojë qytetet e Shteteve të Bashkuara me armë bërthamore. Targetimi i metropoleve kryesore amerikane nga kapsulat bërthamore sovjetike, do të ishte një nga aspektet më të frikshme të Luftës së Ftohtë. Në rast shpërthimi të Luftës së Tretë Botërore, sipas përllogaritjeve, nga sulmet bërthamore, do të vdisnin miliona vetë në të dyja vendet.

 

2020 – Vdes në një aksident me helikopter në Calabasas, California Kobe Bean Bryant një ish basketbollist profesionist amerikan. Një lojtar i pozicionit të dytë, i njohur ndryshe si “shooting guard”, Bryant e shpenzoi karrierën e tij 20-vjeçare në National Basketball Association (NBA) me Los Angeles Lakers. Ai j’u bashkua NBA-së direkt pasi mbaroi gjimnazin dhe fitoi pesë kampionate.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Berat isha në një klasë me Margarita Tutulanin, ajo ishte shumë e bukur dhe Namik Mehqemeja, Resul Dollani, Vangjel Myzeqarin etj., ishin dashuruar pas saj,...”/ Dëshmia e rrallë e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

Next Post

“Më 22 tetor 1958, Pjetër Mernjaçaj me 9 anëtarë të familjes tij, duke rrezikuar kokën para forcave të kufirit dhe Sigurimit të Shtetit, dolën në Jugosllavi...”/ Historia e panjohur e familjes antikomuniste nga Selca

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 25 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 24 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 23 Janar 2026

January 22, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 22 Janar 2026

January 19, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 21 Janar 2026

January 19, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 20 Janar 2026

January 19, 2026
Next Post

“Më 22 tetor 1958, Pjetër Mernjaçaj me 9 anëtarë të familjes tij, duke rrezikuar kokën para forcave të kufirit dhe Sigurimit të Shtetit, dolën në Jugosllavi...”/ Historia e panjohur e familjes antikomuniste nga Selca

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme