• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari 20 Janar 2026

Kalendari 1 Janar 2026

1921 – Miratohet, Kushtetuta e parë e Turqisë, duke bërë ndryshime thelbësore në burimin e ushtrimit të sovranitetit, dhe duke shenjtëruar parimin e sovranitetit kombëtar. Kushtetuta e parë e shtetit modern turk, u ratifikua nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë në 1921. Ishte një dokument i thjeshtë që përbëhej nga 23 artikuj të shkurtër. Në 1923 kushtetuta u ndryshua për ta shpallur Turqinë si republikë.

 

1936 – Mbreti George V i Mbretërisë së Bashkuar vdes. Djali i tij më i madh, bëhet pasardhës i fronit, duke u bërë Edward VIII. Titulli i Princi i Uellsit nuk do të përdorej më edhe për 22 vite të tjera. Edward, ishte Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Kolonive Britanike, dhe Perandori i Indisë, nga 20 janari 1936 deri në abdikimin e tij në 11 Dhjetor të atij viti.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 19 Janar 2026

Kalendari 18 Janar 2026

1942 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në periferi të Berlinit zhvillohet Konferenca e Wannsee ku, zyrtarë të lartë nazistë diskutojnë zbatimin e “Zgjidhjes përfundimtare të çështjes hebraike”. Qëllimi i konferencës, i thirrur nga nr 2 i SS, Reinhard Heydrich, ishte të siguronte bashkëpunimin e drejtuesve administrativë të departamenteve të ndryshme qeveritare në zbatimin e Holokaustit.

 

1972 – Pakistani nisi programin e tij të armëve bërthamore, disa javë pas humbjes së tij në Luftën për Çlirimin e Bangladeshit, si dhe Luftën Indo-Pakistane të vitit 1971. Pakistani filloi zhvillimin e armëve bërthamore në Janar 1972 nën Kryeministrin Zulfikar Ali Bhutto, i cili ia delegoi programin Kryetarit të PAEC Munir Ahmad Khan me një angazhim për ta pasur bombën gati deri në fund të vitit 1976.

 

1981– Më 20 janar, Irani liroi 52 pengje amerikane që i pat mbajtur për 444 ditë. Lajmi për lirimin e tyre arriti vetëm disa minuta pas përfundimit të mandatit të presidentit Jimmy Carter dhe betimit të Ronald Reaganit si pas-ardhës i tij. Ish Presidenti Carter i cili kishte në plan t’i priste pengjet në Gjermani si veprim të tij të fundit, shkoi atje, jo si president, por si misionar i personal i presidentit Reagan.

 

1990 – Fillojnë zyrtarisht, protestat e dhunshme në Azerbajxhan, pasi ky vend, shpalli ndarjen nga Bashkimi Sovjetik. Të njohura ndryshe dhe si, “E Shtuna e Zezë” ose “Masakra e Janarit”, shtypja e përgjakshme e tyre, ishte një sulm i armatosur, ndaj një popullsisë civile të Baku-së në 19-20 Janar 1990, në përputhje me një gjendje të jashtëzakonshme gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

 

2010 – Ndërron jetë Pashko Gjeçi poet, mësues dhe përkthyes i mirënjohur. Në vitin akademik 1938  regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë, qytet ku do kishte dhe miqtë e gjimnazit L. Ljarja, K. Ashta dhe L. Radi. Përkthen nga latinishtja dhe shkruan poezi e kritika, të cilat botoheshin në Shqipëri tek të përkohshme “Cirka”, “Shkëndija” dhe një shkrim i famshëm për “Lahutën e Malcís” te “Hylli i Dritës”. Më 15 korrik të viti 1942 diplomohet me gradën Doktor Shkencash në atë fakultet me rezultate të shkëlqyera, Pas kthimit në Shqipëri, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Vite që i kalon në Durrës, Vloçisht dhe në kënetën e Maliqit gjatë verës – i përmendur edhe nga Ejëll Çoba në memuaristikën e tij ku s’e linin të punonte ngase qe shumë i hajthëm. P. Zefi thoshte se Pashku pat nisë ta përkthente Danten me mend qysh gjatë burgut. Lirohet më 1952 lirohet dhe vendoset edhe njëherë në Shkodër me familje, ku bën punë të rënda krahu për të jetuar. Më 1953-’54, TOB-i i kërkon të përkthejë veprën “Traviata” duke gjetur kështu shpëtimin tek Verdi nga puna e krahut. Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet e ’70 vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Gjeçi u dekorua nga Presidenti Italian Çampi më 2004 me “Ordine della stella, della solidarietà italiana” për përkthimin e Dantes. Laureat edhe i disa çmimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Për 90-vjetorin e lindjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë i akordon Çmimin Kombëtar të përkthimit “Fan Noli”, për përkthimin e veprës “Fausti” (Pjesa 1.) të Gëtes.

2012 – Vdes në Riverside, në moshën 73 vjeçare, Etta James. James, ishte një këngëtare amerikane që interpretoi në zhanre të ndryshme, duke përfshirë blu, R&B, soul, rock and roll, xhaz dhe ungjill. Duke filluar karrierën e saj në 1954, ajo fitoi famë me hite të tilla si “The Wallflower”, “At Last”, “Tell Mama”, “Something’s Got Hold on Me” dhe “I Do Rather Go Blind”.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Gjyqin Special, kur Koxi Xoxe e akuzoi për mosorganizimin e rezistencës, në 7 prill ‘39, Koço Kotta i tha...”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit shqiptar që vdiq në tortura në burgun e Burrelit, në ‘49-ën

Next Post

“Njëri nga rojet e burgut, i dorëzoi Annës sendet vetjake të Xhulios, në një kuti kartoni, por kur ajo shkoi në shtëpi dhe e hapi...”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 19 Janar 2026

January 18, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 18 Janar 2026

January 15, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 17 Janar 2026

January 15, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 16 Janar 2026

January 15, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 15 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Janar 2026

January 12, 2026
Next Post
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   

“Njëri nga rojet e burgut, i dorëzoi Annës sendet vetjake të Xhulios, në një kuti kartoni, por kur ajo shkoi në shtëpi dhe e hapi...”/ Historia e trishtë e italianes bukuroshe, me studentin shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme