• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, March 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Zylyftar Hoxha

Memorie.al / Edhe pse kanë kaluar vite, edhe pse janë ndërruar dhe përmbysur sisteme, ide e mentalitete politike, shoqërore e kulturore, figura e Kahreman Yllit, luftëtarit dhe mbrojtësit të madh të lirisë dhe kulturës së shqiptarëve, nuk ka pësuar as cënimin më të vogël. Përkundrazi, në përvjetorë përkujtimorë, në festa kulmore të institucioneve të larta arsimore, të Akademisë së Shkencave, Universitetit Shtetëror dhe instituteve të tjerë, të Ministrisë së Jashtme dhe diplomacisë, ndryshe nga shumë kolegë të tij të atyre kohëve, vepra e Kahremanit kujtohet me nderim e respekt të veçantë.

Emri i tij i “ngre të gjithë më këmbë”, të majtë e të djathtë, ata, të cilët mburren me të, por edhe ata radikalë, që nuk përputhen me idetë e tij, sepse i përulen diturisë, veprës së tij atdhetare, më shumë se sa ideve të cilave ai u përkiste. Ky bashkim ndjenjash, kjo simbiozë dashurie dhe mirënjohjeje, e rrallë ndër shqiptarët, vjen nga vetë ai, Kahreman Ylli, që ideal pati dritën rilindëse, iluminizmin e kombit shqiptar, nëpërmjet dijes dhe kulturës.

Kahreman Ylli lindi më 22 prill të vitit 1917, në Leshnje të Skraparit, në një familje të njohur me histori, si e të gjitha atyre dyerve të mëdha fisnike në Skrapar, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan lirisë dhe pavarësisë, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të dukshëm patriotik në tërë zonën e Skraparit, të Korçës, Kolonjës, Oparit, Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë

“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

Brezat më të vjetër e kanë më të freskët dhe e dinë shumë mirë se ç’rol atdhetar ka lojtur kjo familje në shekuj. Edhe brezat më të rinj, e kanë njohur këtë këtë rol dhe kontribut nëpërmjet historisë. Megjithatë, për një ri-kujtesë dhe për të fshirë disi pluhurin e kohës që bën të vetin, po mundohemi më poshtë në mënyrë të përmbledhur, të hedhim sadopak dritë mbi disa nga figurat kryesore të kësaj familjeje dhe veçanërisht të njërit prej tyre, Kahreman Yllit.

I ati i Kahremanit, Sinani, ka qenë një figurë dhe personalitet popullor me peshë Skrapar, duke qëndruar në ballë të të të gjitha ngjarjeve historike, nga viti 1900 e deri sa vdiq, përballë figurave të tilla të njohura, si: Riza Cerova, Muço Kapinova, Xhelal e Ali Koprëncka, Pasho Hysi, Servet e Mahmut Zaloshnja, Ramiz Spathara, Nuri Vlusha, Myrto Cerova, Sulejman Qafa etj. Firma e tij u hodh në shumë dokumente të kohës, në mbrojtje të intereave të popullit të shumëvuajtur të Skraparit.

Edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kjo shtëpi hapi dyert kat më kat për partizanët. Të gjithë njerëzit e shtëpisë, nga gratë e deri të fëmijët, u vunë në dispozicion të kësaj lufte. Shtëpia e Yllajve me të gjitha anekset, u bë në atë kohë seli qendrore e Shtabit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Beratit. Kahremani, djali i madh i Sinanit, ishte i pari që hodhi pushkën në krah dhe më pas Aqifi, Kastrioti, Figani, ndërsa vajzat, Vera me Fetanenë, u aktivizuan, njëra me Rininë dhe tjetra me Gruan antifashiste.

Por edhe pjesëtarët e tjerë, Sadushi dhe Sakua, u rrinin në këmbë atyre që vinin e iknin dhe kur ishte nevoja merrnin pjesë në aksione lokale, të njësive partizane. Por le të rikthehemi atje ku e lamë, te Kahremani. Pas shkollës fillore në vendlindje, me përkrahjen dhe ndihmën e mikut të babait, mësuesit patriot Ali Myftiu, kreu Shkollën ‘Normale’ të Elbasanit. Pas saj, caktohet mësues në Zaloshnje të Skraparit.

Në vitet 1936-1938 kryen studimet e larta në Akademinë Pedagogjike të Lionit në Francë. Aty lidhet me grupet antifashiste dhe aderon në Partinë Komuniste Franceze. Në ilegalitet, me pseudonimin Burlati, ishte një nga iniciatorët e parë për nxjerrjen e gazetës “Populli”. Gjatë qëndrimit të tij në Francë, u njoh me Gogo Nushin, Dhimitër Shuteriqin, Ymer Dishnicën dhe Ali Kelmendin, etj.

Bënte pjesë në një celulë komuniste me punëtorë francezë. Në vitet 1938-1939, emërohet drejtor shkolle në Peshkopi. Pas viteve ’40-të, punon si inspektor arsimi në Berat. Në vitet 1940-’42, bëhet frymëzues dhe organizator i ngritjes së çetave partizane në Skrapar dhe në Berat. Në vitet 1942-1944, emërohet komisar i Shtabit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Beratit.

Menjëherë pas çlirimit ngarkohet me detyra të rëndësishme diplomatike, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Paris, më pas përfaqësues i vendit tonë në OKB. Ai ka qenë një nga diplomatët më të shquar që ka përfaqësuar Shqipërinë e pasçlirimit, në shumë organizma dhe forume ndërkombëtare. Kahremani nuk u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve shtetërorë të atëhershëm dhe njerëzve të thjeshtë, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë ishte mendja, ishte dija.

Po aq sukses sa pati në diplomaci, aq pati edhe më vonë, reformimin e në arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, jo vetëm se ka qenë ministër Arsimi dhe rektor i Universitetit të Tiranës, por  se pas çdo zhvillimi të madh në arsim e shkencë, ka qenë dora dhe mendja e tij në themelimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, të Instituteve Kërkimore Shkencore, Akademisë së Shkencave, Reformës Arsimore të viteve ’70-të të shekullit të kaluar, etj.

Ato që ai bëri në atë kohë, kanë jo vetëm sot vlerë, por do të kenë vlerë edhe në brezat pasardhës. Duhet pranuar se gjatë periudhës së errët të komunizmit shqiptar, ka patur pak njerëz që meritojnë respekt të plotë, për punën dhe kontributin e tyre. Dhe Kahremani ka qenë më i spikaturi prej tyre. Karehman Ylli u nda shumë shpejt nga jeta, në 3 shtator të vitit 1975, kur ishte vetëm 58 vjeç, duke lënë pa bërë, ashtu siç dinte ai, edhe shumë gjëra të tjera të mira, por duke lënë pas edhe një emër, që nuk do të harrohet kurrë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv...”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

Next Post

“Me një atmosferë të rëndë psikologjike, u përballu stafi shqiptar, sapo mbërri në Beograd, madje në seancën stërvitore, një ditë para takimit, ata...”! / 12 nëntor ’67, kur Shqipëria mundej 4 me 0, në Beograd!

Artikuj të ngjashëm

“Vrasje, përdhunime, groposjet për së gjalli, prerjet e organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, etj,…”/ Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë
Personazh

“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë

March 22, 2026
“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran
Personazh

“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

March 21, 2026
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

March 23, 2026
“Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që Beshirët u falnin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase

March 19, 2026
“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit

March 16, 2026
“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

March 15, 2026
Next Post
“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

“Me një atmosferë të rëndë psikologjike, u përballu stafi shqiptar, sapo mbërri në Beograd, madje në seancën stërvitore, një ditë para takimit, ata...”! / 12 nëntor ’67, kur Shqipëria mundej 4 me 0, në Beograd!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme